Rama: PS në Parlament, nëse kryesojmë hetimin e zgjedhjeve

Rama: PS në Parlament, nëse kryesojmë hetimin e zgjedhjeve

Në rast se i ofrohet shumica në Komisionin Hetimor Parlamentar të Zgjedhjeve, opozita hyn që tani në Parlament. Kjo ishte deklarata e mbrëmshme e kreut të selisë rozë, Edi Rama, në emisionin “Top Story” në “Top Channel”. Në një përballje me gazetarë dhe analistë, Rama u shpreh se PS-ja duhet të ketë shumicën në këtë komision dhe nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë PS-ja do të kthehet në Parlament. Opozita hyn në Parlament duke pasur garanci për disa kërkesa. Ato kanë të bëjnë me lirinë dhe demokracinë në Shqipëri me domosdoshmërinë që ky Parlament të legjitimohet dhe që populli të mos trajtohet si një kope. “Jemi të gatshëm të hyjmë në Parlament nëse pranohet hetim parlamentar i pavarur nga Sali Berisha dhe në praninë e OSBE-së, si një garant i një procesi hetimor tërësisht i ekuilibruar. Në rast se ofrohet, ne hyjmë që tani në Parlament”, tha Rama. Por, ndërsa PS-ja po mendon se si të arrihet një marrëveshje për ti dhënë fund bojkotit të Parlamentit, ajo po përgatit një tjetër bojkot. Kreu i selisë rozë tha se në mbledhjen e radhës së Asamblesë Kombëtare do i kërkoj këtij forumi që të bojkotohen zgjedhjet e pjesshme. Referuar bashkëpunimit Berisha-Meta, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se ishte në dijeni të planit të Ilir Metës për tu bashkuar me Berishën, ndaj refuzoi tu përgjigjej kërkesave të tij për të bashkëpunuar para zgjedhjeve. “Isha në dijeni për këtë pazar dhe për këtë arsye e refuzova dhe nuk e kuptoj e se di në ka akoma njerëz që vazhdojnë të më fajësojnë për zgjedhjen e guximshme që ne bëmë për të ndarë në mënyrë të prerë rrugën me një politikë, e cila sdo i sillte Shqipërisë asgjë të mirë”, tha Rama. Duke u rikthyer disa muaj para në kohë, Rama u shpreh se e di mirë që pritej nga opinioni që ai ta hidhte hapin e bashkimit me LSI-në e Ilir MetëS, por nuk mund ta bënte këtë përderisa ishte në dijeni për një tjetër plan të ish-aleatit të tij. Sakaq, Rama u shpreh mjaft i bindur sa i përket vendimit të bojkotit të Parlamentit, protestave dhe gjithë qëndrimeve që kushtëzojnë mazhorancën me transparencën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se PS-ja është votuar me votë plebishitare më 28 qershor, duke marrë më shumë se 60% të qyteteve. “Unë jam krenar për bazën e PS-së, krenar për mbështetjen e veteranëve dhe gjithë atyre që u bënë pjesë e popullit opozitar që i dhanë PS-së, me gjithë deformimet, vendin e parë në zgjedhje si forca politike që na dha sukses plebishitar në të gjithë zonën urbane të Shqipërisë”, theksoi Rama. Ai shtoi se “kemi fituar mbi 60% të qyteteve të vendit dhe na tregoi se jo vetëm shpresonte, por edhe ishte e gatshme për ndryshimin e madh që ne u ofruam. Nga ana tjetër, unë nuk e pranoj që pjesa rurale mendon ndryshe nga qyteti dhe që në zona të tëra në fshat rezultati u përmbyska katërcipërisht”. Pas dy vjetësh rrugëtim në fshat, u shpreh Rama, unë jam plotësisht i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë dhe nevojat e mëdha që ka fshati.(Shqip)</p>
5kq2c6aa21U

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23798. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23798
 
Top