Rama: Progres raporti realist, Basha dhe Mediu ti dorëzohen drejtësisë

Rama: Progres raporti realist, Basha dhe Mediu ti dorëzohen drejtësisë

TIRANË- Lideri i opozitës, Edi Rama, ka komentuar sot progres-raportin e KE-së për Shqipërinë duke e quajtur atë realist. Ndërkohë tërhoqi vemendjen ëpr dy çështje në këtë progres-raport, pezullimi i gjyqeve për Mediun dhe Bashën si dhe problemet me zgjedhjet.
“Te dy këta oborrtare duhet të gjykohen deri në fund. Organizmat shtetërore duhet te tregojnë përgjegjshmërinë dhe gjykojnë këta persona pavarësisht statutit apo pozicionit të tyre shoqëror”, theksoi Rama.</p>


Ndërsa për zgjedhjet, Rama tha se në progres theksohej se pati probleme me numërimin e votave. “Vetëm një hetim parlamentar i këtyre zgjedhjeve pa standarde mund te na çoje ne Kuvend dhe te bëhemi pjese e reformave, te cilat deri me sot parlamenti nuk i ndërmerr dot pa u çliruar me pare nga krimi elektoral”, u shpreh Rama.(Shekulli)</p>
awlGg3hu0nI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24119. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24119
 
Top