Politika Rama: PD-ja, si i dehuri i lagjes

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1458074705rama-bukur.jpg

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së martës në Shkodër për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, nga ku deklaroi se opozita është si “i dehuri i lagjes, që rri gjithë ditën duke sharë e përfolur”.

“I ofrojnë popullit vetëm baltë, shpifje dhe akuza. Çdo lagje e ka një të dehur që rri gjithë ditën duke sharë e përfolur lagjen. Kështu është edhe PD-ja”, tha Rama.

“Gjëja më e lehtë është që t’i drejtohesh sot njerëzve që janë në hall e t’i kundërvihesh qeverisë dhe reformave. Por kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë ata që ne gabimisht i quajmë opozitë. Ata nuk janë opozitë dhe kjo është mangësia e madhe e vendit, që nuk ka opozitë. Ka një qeveri të vjetër që ka rënë nga kali dhe një të re që bën detyrat. Të vjetrit jetojnë me idenë se populli bëri gabim që i dërgoi në shtëpi dhe mendojnë se populli do e korrigjojë gabimin, por i ofrojnë atij vetëm baltë, shpifje dhe akuza”, shtoi kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë theksoi se “Partia Socialiste është forca e duhur dhe e vetme në këtë vend që mund të bëjë shtet” dhe se “sikur reformat që po bëjmë ne të ishin bërë kohë më parë, vendi do të ishte ndryshe sot”.
 

bobo

marksist-enverist
Eh Edo, qe s'arrite tbesh dallim, mes artit dhe politikes! Mkujtove vitet kur ishe artist azilant ne Paris, ku s'arrite tkuptosh trekendeshin 'qytetrim-art-politik' , dhe tani ke c'veshe puloveren me rombe dhe ke veshur kostum duke u kthuer ne parodist medioker hipi i shperlar: seks-alkool-rokenroll! Dmth, kur sben dallim, s'i perket asgjeje.
 

bigu8

Primus registratum
vetem lajme te tilla lexon per politikn shaj njeri shaj tjetri fiks si ne big brother por perfundimi eshte qe ata i rregullojne punet e tyre bashke dhe e ha populli
 

gurax

Pan ignoramus
Populli, nese perhere do te vazhdoje te votoje me preference per ate qe i ka premtuar cunit te halles se dajes se babit nje vend pune, apo atij qe ja blen voten me 5 mije lek me shume, do vazhdoje ta haje, madje me levizje ritmike. Keto 20+ vjetet e fundit preferencat per votime nuk kane ndryshuar keshtu qe edhe e ka ngrene vazhdueshem. Te shohim si do te shkoje keto e deri pas 20 vjeteve ne vazhdim.
 

Airbourne

Papirus rex
Edi Rama e njef ....PERFEKT nenshtrimin.....keta zhgarravinat e PD-se mund te jene e ardhmja....pasneser.
Sa per dijeni <zonja> ne fjale shperndau <dhuratat> per fashistat ne Ukraine.
Keshtu ....sorra me flamur te kuq!
 

agim40

Valoris scriptorum
Te gjithe politikanet tone duken si te dehur dhe te droguar. Kape njerin perplase per tjetrin...
 

Airbourne

Papirus rex
Deshiroj qe Nuland-... partine me te ndyre demokratike alpisis alias pd... lulka buces ta varrosi...PERFUNDIMISHT.
Dhe do bihem rehat me duke of putanis greqiris dhe pensionistet dilos!
Efkalisto.
 

agim40

Valoris scriptorum
Meta me duket se eshte me i dehuri nga te gjithe. Fryn era nga PD-ja shkon andej, fryn nga PS-ja drejtohet ketej..Nje dite ka per te fryre drejt burgut...
 
Top