Rama në samitin e NATO-s në Uells (Video)

Delegacioni shqiptar në samitin e NATO-s në Uells të Britanisë kryesohet nga shefi i qeverisë, Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Udhëheqësit botërorë, të mbledhur në Uells të Britanisë, po diskutojnë për rrezikun e grupit Shteti Islamik, Afganistanin dhe krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Si reagim ndaj atij që shihet gjerësisht si agresion rus, ata pritet të ndërmarrin hapa energjike për formimin e një force ushtarake të ndërhyrjes së shpejtë, që të mund të dislokohet me shpejtësi në zona të caktuara në Evropën Lindore.

Takimi i sotëm filloi me një ceremoni për të nderuar forcat e armatosura të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë që kanë luftuar në Afganistan. David Cameron, kryeministri i vendit mikpritës i përmblodhi sfidat madhore globale në komentet e tij në fillim të konferencës:

“Trupat ruse janë ilegalisht në Ukrainë. Kërcënimi ekstremist islamist, është ringritur në një formë të re në Irak dhe Siri. Këto janë vetëm dy nga kërcënimet me të cilat ne përballemi. NATO-ja është spiranca e sigurisë sonë dhe gjatë këtyre dy ditëve, ne duhet ta rigjallërojmë dhe rifokusojmë aleancën për të përballuar rreziqet e reja dhe për t’u siguruar që ajo do të vazhdojë të garantojë stabilitetin në gjithë botën,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, para takimin e akuzoi Rusinë se po sulmon Ukrainën.

 

scadarsko

Locus omnem
Scénario exclusive show...... Dite Nate cdo seconde, friga nga bota islame, frige se ukraina po sulmohet nga rusia, ne nje réalité show ku e verteta eshte se po hyjme dhe nje hère ne fazen,lufte e ftohte !NATO exsistonte dhe dikur kur rusia -Bashkimi Sovjetik sulmoi Pragen dikur por nuk reagoi kurre,kjo armate e jashteligjeshme. Kaskat Blu UN,jane armata e vertete por ato dergohen gjithmone mbas plckitjeve qe kryen amerikaa dhe Europa, me muskujt NATO !israël cdo dite thyen rregullat e OKB-se,pushtoi Libanin krejt thjesht para syve te NATO, pse nuk kishte reagim?e me teper shqiperia vendi me i varfer i europes, pa mundesi conomike te perballoje, rastet konfliktuale neper bote shitet e blihet enigmatisht nga keto vende dinake.Pse jo neser do peballemi me ndonje attentat brenda ne Tirane,nga groupe xhihadiste te dislokuar ne prishtine.
 
Last edited:
Top