Rama në Londër, takon Kameron

Kryeministri Edi Rama i u takua në Londër me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kameron, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë takimit me homologun britanik, Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Kameron e uroi kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu kryeministri shqiptar është takuar sot edhe me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti. Në takim ishin në pranishëm edhe Xhorxh Soros dhe përfaqësuesi i BERZH-it Erik Berglof. Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër do të takohet edhe me këshilltarin e tij, ish-kryeministrin britanik Toni Bler.
 
Top