Rama: Kthimi i tokave po bëhet me sekserë

Rama: Kthimi i tokave po bëhet me sekserë

Kryesocialisti: Berisha përdor kryeshërbëtorin Basha. Banorët: U shmang një Gërdec i dytë, qeveria do të kthejë vitin 1997

VLORË – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë dje në Orikum të Vlorës për t’u takuar me banorët që janë prekur nga skandali i tokave në këtë zonë bregdetare. Atyre u është dhënë toka në bazë të ligjit 7501 por më pas iu është marrë për t’iu dhënë një grupi pronarësh që do të ndërtojnë aty komplekse pallatesh.

Këta pronarë kanë siguruar një mbrojtje speciale nga policia për shkak të lidhjeve të fuqishme që ka njëri prej tyre. Rrahman Selmanllari është bërë pronari i shtatë i tokës në konflikt dhe kjo mjafton që forcat speciale të shkojnë në ndihmë të pronarëve, duke u bërë palë në një proces ende të pambyllur.

Duke u njohur me faktin se nuk ishte aty për të bërë politikë, Rama ka dëgjuar banorët, të cilët kanë prezantuar problemet, shumë prej të cilave kanë marrë formë të mprehtë së fundmi. Në një situatë jo pak të tensionuar, banorët kanë ngritur shqetësimin se ku ka qenë roli i shtetit në situatën e krijuar së fundmi. “Ata na sollën policinë, por ne arritëm të shmangnim situata gjakderdhëse”,- thanë banorët.

“Ti thërrasin mendjes qeveritarët dhe të mos sjellin më forca policore këtu. Këtu u shmang një Gërdec i dytë dhe kanë qenë vetë banorët, të cilët kanë shmangur këtë. Kush i sjell këta policë? Nëse ne nuk do u kishim folur njerëzve, këtu do të ishte bërë luftë. Na kanë hequr zvarrë dhe kushdo që do të shikonte gra të afërta të familjes që u keqtrajtuan, do të kishte përdorur edhe armë, por ne arritëm ta shmangnim dhunën.

Ne jemi në një hall të rëndë dhe kërkojmë të marrë zgjidhje të plotë çështja e ligjit 7501. I bëjmë thirrje qeverisë të zgjidhë mirë çështjen e ligjit 7501, për të mos pasur kaos. Hiqni dorë nëse nuk doni të riktheni ‘97-ën, sa për pronarët ta zgjidhë shteti.

Të gjitha tokat që kanë marrë këtu pronarët, janë mbi 7501-shin. Kjo tokë nuk ka pasur pronarë. I bëjmë thirrje qeverisë që të japë zgjidhje të shpejtë, për të mos pasur konflikte të tjera”- kanë qenë këto disa nga citimet e banorëve pjesëmarrës në takim.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës tha: “Sot janë prekur 56 familje, nesër do të jenë të tjerë dhe në tërësi 600 familjet që kanë këtë problem, do të preken. Qoftë me pronën e re dhe të vjetër, është bërë katrahurë dhe me kthimin e Sali Berishës në pushtet, kjo është shfrytëzuar edhe më tepër. Orikumi është vetëm një pjesë e zullumit që po bëhet në gjithë vendin me pronat.

Ajo polici që vjen këtu me shkopinj gome, është policia e shtetit tonë, është policia e shtetit tuaj, të kthyer në bandë që i shërben drejtpërsëdrejti familjes së Sali Berishës. Sali Berisha kërkon të bëhet pronari më i madh i Shqipërisë, familja e tij po bëhet latifondiste shqiptare. Ju e dini tani se edhe njohja, edhe kthimi i pronave po bëhet me sekserë. Po nuk bëre pazar me familjen kryeministrore nuk merr asnjë metër katror tokë.
Këtu ka dhe një problem tjetër, nuk është një rast si ato të tjerat. Nuk është se nuk kanë shkelur këtu për problemin tuaj. Ju këtu jeni parë me Sali Berishën, i cili ju ka thënë se sa të fitojë, ky do të jetë problemi emergjent që do të zgjidhë qysh javën e parë në krye të qeverisjes sime”.

Kreu i opozitës akuzoi ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, si kryeshërbëtorin e familjes që po keqpërdoret nga kryeministri Berisha. “U pa qartë kjo edhe dje në Tiranë. Duan të kërcënojnë nëpërmjet saj: o me ne, o s’keni pronë. Çështja është që kjo kërkon zgjidhje dhe unë shfrytëzoj këtë takim për t’i thënë Sali Berishës, “Eja këtu dhe fol me njerëzit, siç u ke premtuar.

Unë do të angazhoj jo vetëm deputetët që kam me vete Dedën dhe Toçin, por edhe juristët më të mirë që kemi, deputetë apo jo. Do të ngremë një grup specialistësh që do të bëjnë avokatinë tuaj, deri në zgjidhjen e këtij problemi. Në qoftë se shteti i kapur peng nuk u përgjigjet, ne së bashku do të gjejmë gjithë argumentet që t’i rreshtojmë në gjykatë.

Aty ku vidhet vota, vidhet dhe toka e gjithçka tjetër. Një pushtet që vjedh votën, vjedh çdo gjë tjetër. Personalisht, Sali Berisha po përdor pushtetin për t’u bërë pronari më i madh i pronave, latifondist. Jemi bashkë për të dhënë e për të gjetur zgjidhje ligjore. Unë jam me ju nëpërmjet rrugës së ligjit dhe fakteve”,- tha kryetari i PS-së, Edi Rama.

Toka

Rrahman Selmanllari e ka blerë tokën në Orikum nga familja Sinanaliaj, vetëm dy vjet pasi ka ardhur në pushtet Partia Demokratike. Kontrata e tij me familjen Sinanaliaj daton në vitin 2007 dhe është noterizuar nga noterja Drita Aga

Selmanllari

“Unë kam blerë tokë të certifikuar si të lirë e të rregullt në hipotekë, e për të cilën brenda ligjit kam paguar paratë si dhe kam lëshuar apartamente në Tiranë në përfitim të pronarëve të tokës. Toka që unë i kam blerë brenda të gjitha rregullave”

Pagesa

Toka në Orikum, 4700 m2 është paguar nga Selmanllari duke u dhënë pronarëve para në dorë dhe apartamente për të jetuar në Tiranë. Më pas një firmë ndërtimi ka marrë sipërfaqen e tokës për të ngritur një kompleks pallatesh buzë detit Jon

Zbulimi

Përfshirja e Selmanllarit në konflikt u zbulua nga mediat, pasi dyshuan te ndërhyrja tepër energjike e policisë për të dhunuar banorët. Dokumenti i pronësisë tregon se përveç 6 pronarëve nga Vlora ndodhej edhe një i 7, miku i Shkëlzen Berishës

Partia Socialiste

Deputeti Sajmir Tahiri ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka ngritur një rrjet mafioz që po zapton tokat e bregdetit. Sipas tij, Selmanlari ka vjedhur tokën e pronarëve duke përdorur pushtetin që i siguron kryeministri Sali Berisha

Miku i Shkëlzen Berishës në listën e dëshmitarëve të prokurorisë. Selmanllari: Jemi miq prej më shumë se 10 vitesh”

Përfshirja e Selmanllarit në Gërdec

TIRANË – Emri i Rrahman Selmanllarit, mikut të ngushtë të djalit të kryeministrit Shkëlzen Berisha, është shfaqur edhe në dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Selmanllari është marrë në pyetje dy herë nga hetuesit e çështjes në fazën hetimore, por i ka mohuar të gjitha lidhjet e tij me punishten e demontimit në Gërdec.

Nga ana tjetër hetuesit kanë mundur të sigurojnë prova dhe materiale që provojnë se miku i djalit të kryeministrit, Sali Berisha, “Rafi” ka qenë përfaqësues i kompanisë amerikane SAC-i për të ndjekur demonstrimin e parë të demontimit të municioneve të kalibrit të vogël në fabrikën e “ferrit”. Dokumentet zyrtare me emrin dhe firmën e Selmanllarit kanë tradhtuar “njeriun hije” të familjes Berisha.

Sipas dëshmive të siguruara, dyshohet se “Rafi” ka qenë prezent në pazaret mes Efraim Diverolit, president i kompanisë AEY, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit për trafikun fishekëve, ku një fakt i tillë është mohuar nga vetë Rrahman Selmanllari.
Në dosjen hetimore të Gërdecit ndodhet edhe dëshmia e Selmanllarit. Kur ai është pyetur për marrëdhëniet me Shkëlzen Berishën është përgjigjur “Jemi miq të mirë prej më shumë se dhjetë vjetësh. Sa herë që ai ndodhet në Shqipëri, kalojmë shumë kohë bashkë”.

Pikërisht, për të gjitha këto arsye ai është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në Gjykatë, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Sipas prokurorëve, “Rafi” do të pyetet para togave të zeza për detyrën e tij në ngritjen e fabrikës së Gërdecit, lidhjet me të pandehurin kryesor të çështjes Mihal Delijorgji, lidhjet me kompaninë amerikane SAC-i si dhe informacionet për “grupin hije” që mendohet se bënte pjesë edhe ai në drejtimin e kësaj punishteje demontimi në ish-repartin e tankeve në Gërdec.(Shekulli)

XoKDx1H8J5A

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25255. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25255

Top