Rama: Ka dështuar shteti, jemi në krizë. Lushnje, protesta e rradhës
Shqipëria është në krizë të gjithanshme, ndërkohë që shteti ka dështuar me politikat sociale. Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama përmes një konference për shtyp, ku ka theksuar se përpos krizës financiare që prek gjithnjë e më shumë njerëzit, vendi përballet edhe me krizën morale të qeverisjes.
“Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë, kriza financiare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi. Këto ditë opinioni është ballafaquar me ngjarje çnjerëzore, njerëzit trajtohen si në mesjetë për shkak të varfërisë. Pamjet shokuese në Dibër dhe Fier tregojnë jo vetëm shkallen e varfërisë por dështimin e plotë të strukturave të shtetit”-tha Rama.
Sipas tij, rindarja në mënyrë abuzive e pronave për interes të familjes qeveritare dhe klientëve të saj, strehimi në qeveri i përgjegjësve për shpërthimin e Gërdecit, përplasja e dy policive në Fier, janë fakte absurde për një vend që po troket për të marrë statusin e kandidatit në BE,
Më tej lideri socialist ka përsëritur bindjen opozitare për ta çuar deri në fund betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta e radhës sipas tij do të jetë në Lushnje.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25095. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25095