Rama: Ftesa e Berishës provokacion i ulët, opozita në protestë

Rama: Ftesa e Berishës provokacion i ulët, opozita në protestë

Kryetari i PS, Edi Rama, i është përgjigjur ftesës së Berishës për të drejtuar komisionin hetimor por pa i lejuar hapjen e kutive, me fjalët: Ky është një provokacion i ulët, pasi PS këtë kërkon hapjen e kutive për të zbuluar krimin elektoral. Ndaj, ai iu bën thirrje gjithë qytetarëve që s’mund ta pranojnë mashtrimin, të dalin nesër në protestë për të fituar demokracinë qe u cënua me zgjedhjet parlamentare.

“Ky është provokim i radhës i Berishës, i ulët dhe i papranueshem, që e shton edhe më shume masën e arsyes pse neser në orën 17:00, qytetarët duhet të bashkohen në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” për të protestuar kundër këtij Kryeministri”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, Berisha kërkon të vendose vullnetin e tij në komisionin hetimor parlamentar, ne menyre që të fshehe grabitjen e votës së lire të zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Berisha thotë se është gati të na jape shumicen, por jo te drejten per te vendosur mbi objektivin e hetimit. Objektivi i hetimit parlamentar nuk mund të percaktohet nga vullneti i Berishes dhe i shumicës së tij në Parlament, që buron nga vota e grabitur”, ka deklaruar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se Berisha i trembet hapjes së kutive, pasi me to vertetohet krimi i tij elektoral. Ndersa ben me dije se “PS nuk do te kthehet ne Kuvend derisa te plotesohet kerkesa e saj per hapjen e kutive”.

Berisha, ‘OK’ Ramës për shumicën në komision, por jo hapjes së kutive

TIRANË – Një ditë para protestës së PS-së për rezultatin e deformuar të zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha pranon kompromisin me opozitën për të pasur shumicën në komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

Sot, gjatë një konferencë për shtyp Berisha deklaroi se “kutitë e votimit nuk mund të rihapen, duke i sugjeruar Partisë Socialiste që t’i drejtohet prokurorisë për të gjitha provat që kanë për abuzime me procesin apo votat.

“Unë ftoj opozitën të hyjë në Kuvend. Ajo do të ketë shumicën në Komision, jo një herë, por 10 herë . Jam i vendosur t’i njoh opozitës të drejtën e vendimmarrjes për problemet zgjedhore”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “përcaktohem të bej çdo lëshim që nuk cenon ligjet e vendit, po nëse ne bëjmë kompromis për t’i vene kazmën shtetit ligjor kjo është gjëja me e rende qe mund te bëjmë”.

Lidhur me protestën e nesërme të PS-së, kryeministri komenton se “nuk ecet përpara duke bërë protesta. “Unë i sugjeroj Ramës t’i drejtohet prokurorisë, sepse ky institucion varet nga ligjet dhe në baze te argumenteve te paraqitura mund te hape hetimet”, u shpreh Berisha. Ai la të kuptohet se për problemet zgjedhore është shprehur Gjykata e Apelit, ndaj nuk mund të shkelen vendimet e saj, vetëm në rast se Rama denoncon në prokurori.(Shekulli)

dKL5O1D-q6c

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23778. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23778

Top