Rama: Berisha po zbraz arkën e pushtetit vendor
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, reagoi për ligjin e taksave që miratoi Kuvendi, duke akuzuar Kryeministrin Berisha se po zbraz arkat e pushtetit vendor për të mbushur gropën e zezë të buxhetit të shtetit. “Një kryeministër i paaftë, delirant dhe i pandreqshëm s’mund të zhbëjë autonominë vendore”, tha Rama.

Rama i bëri thirrje sot Berishës të ndalë sulmin ndaj financave pasi do të hasë në rezistencën e pushtetit lokal. “Përfitoj nga rasti që ti bëj një paralajmërim kryeministrit, pas sulmit të pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Berisha më kot përpiqet të mbushë arkën e shtetit duke vjedhur atë të vendorëve. “Është e patolerueshme që një njeri i papërgjegjshëm e i paaftë, delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteteve te vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën”, u shpreh Rama në një prononcim të shkurtër për mediat, gjatë inspektimeve të punimeve që po bën Bashkia tek Liqeni Artificial i Tiranës.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23120. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23120