Rama afron Ngjelën, por nuk bashkon dot PS-në

Rama afron Ngjelën, por nuk bashkon dot PS-në

Blushi: “Ngjela në 2003 thoshte: Hapni kutitë se më vodhi Rama”</p>


Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste zhvilloi dje takimin e parë në rrethe, në kuadër të nismës për reformim. Deputeti socialist, Ben Blushi, sulmoi ashpër kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një takim me simpatizantët në qytetin e Durrësit, Blushi tha se “po kërkohet aleanca edhe aty ku është e pamundur ideologjikisht”. Sipas tij, Partia Socialiste kërkon aleanca edhe te Spartak Ngjela e Nard Ndoka, por nuk kërkon aleancë brenda vetes pikë së pari. Ngjela, kujtoi Blushi, në vitin 2003 i thoshte Edi Ramës hapi kutitë e Tiranës se ke vjedhur votat e mia. “Dhe këtë po thotë tani Rama për Berishën”. Blushi vlerësoi se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë të drejtë të limituar të hapin kutitë dhe kjo bëhet vetëm në Parlament. “Ne nuk jemi kundër Partisë Socialiste, nuk jemi armiq të PS-së, por socialistë”, u shpreh Blushi. Ne, vijoi ai, mendojmë se Partia Socialiste ka vetëm dy mundësi për të fituar. E para, tha ai, të bashkohemi mes vetes para se të bashkohemi me të djathtët. “Të bashkohemi rreth një kauze, jo rreth një personi. Të bashkohemi rreth një kauze të majtë dhe jo të djathtë. Nëse shqiptarët do kuptonin se ku ndryshon programi i një partie të majtë nga një e djathtë ata do të kishin votuar në shumicë për të majtën”, u shpreh Blushi. Shqiptarët, u shpreh ai, nuk na dhanë votën, sepse e majta dhe e djathta nuk bënë diferencën. “Qëllimi ynë politik nuk është vetëm të mundim Sali Berishën, por ti japim mundësi Shqipërisë të bëhet europiane. Një parti e cila sillet në këtë mënyrë rrezikon të zvogëlohet e të humbë raportin me Shqipërinë. Nuk mund të përfaqësojmë gjysmën e Shqipërisë duke dalë në rrugë. I vetmi i gëzuar nga bojkoti i PS-së është Sali Berisha”, theksoi Blushi. Po shikoja debatin për buxhetin në TV, tha Blushi, por a e mori vesh njeri se çfarë mendon Partia Socialiste për buxhetin? “Detyra që na ngarkoi 28 qershori ishte të shkojmë në Parlament dhe kjo po na mohohet. Është njësoj si ti marrësh ushtarit armën dhe sigurisht që beteja është e humbur për këdo. Flasim për të bindur Partinë Socialiste, sepse mendojmë se ajo nuk shkatërrohet nga fjala. Ajo humbi në vitin 2005 dhe 2009, nuk duhet ta lejojmë të humbasë sërish për të tretën herë”, nënvizoi Blushi. Do të vazhdojmë takimet, tha ai, sepse duhet të bindim të gjithë shqiptarët se Shqipëria ka nevojë për një opozitë, e cila nëse humbet do ta krijojmë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe figura të tjera, mes të cilëve Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Marko Bello, Moikom Zeqo, Bardhyl Agasi etj.(Shqip)</p>
Hr2HpuQW6yQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22971. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22971
 
Top