Raikonen fiton çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë

Albforumi

Primus registratum
Raikonen fiton çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë

raikkonen.jpg
Piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikonen ka fituar sot çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë duke i dhënë fitoren e parë sezonale skuderisë italiane.

Një start përfekt nga piloti finlandez, aksidenti në kthesat e para të garës që i kushtoi largimin britanikeve, Xhenson Baton dhe Ljuis Hamilton ia thjeshtuan detyren Raikonen-it.

Mënjëherë pas largimit të Safety Car, që qendroi për pak xhiro në pistë pas incidentit, ferraristit i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të parakaluar Xhankarlo Fizikelen duke marrë kështu edhe kryesimin e garës, pozicion të cilin e mbajti deri në fund.

Në vendin e dytë u rendit Fizikela me makinën Force Inda, ndërsa në të tretin Sebastjan Vetel me Red Bull.

Pas përfundimit të çmimit të madh të Belgjikës rënditjen për pilot e udhëheq Xhenson Baton me 72 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Rubens Barrikelo me 56 pikë dhe Sebastjan Vetel me 53 pikë.

Gara e ardhshme e Formula 1 do të jetë në Monxa të Italisë pas dy javësh.

Artikuj të ngjajshëm:Formula 1, Hamilton më në fund i pariNë Belgjikë sot fillojnë provat zyrtare të Formula 1Formula 1, italianet monopolizojne pol pozishenin

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=411. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=411

Top