Rënia e legjendës së Big Bangut? Universi mund të mos ketë patur fillim

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-02-28-at-16.41.36.jpg


Nëse një teori e re rezulton të jetë e vërtetë, universi mund të mos ketë nisur me një “bang”. Në formulimin e ri, universi nuk ka qenë asnjëherë një njëjtësi, apo një pikë e materies pafundësisht e vogël. Në fakt universi mund të mos ketë fare fillim.
“Teoria jonë sugjeron se mosha e universit mund të jetë e pafundme”, deklaroi bashkëautori i studimit, Saurya Das, një fizikan në Universitetin e Lethbridge në Alberta të Kanadasë. Koncepti i ri mund të shpjegojë gjithashtu se nga se përbëhet në të vërtetë materia e zezë – substanca misterioze, e padukshme që përbën pjesën më të madhe të materies së Universit.
Sipas teorisë së Big Bangut, universi ka lindur afro 13.8 miliardë vjet më parë. E gjithë materia që ekziston sot ka qenë dikur një pikë e vogël pafundësisht e dendur. Ky top i zjarrtë pafundësisht i vogël shpërtheu dhe i dha jetë universit të hershëm.
 

gurax

Pan ignoramus
Vlen te ripermendet se shpesh menyra e te shprehurit ka rendesine e vet ne te kuptuarit e nje problematike. Objekti i diskutimit eshte, si edhe ne raste te tjera, menyra jone e te kuptuarit se si funksionon Universi, dhe nuk shpreh dijen absolute se si eshte ne menyre ultimate Universi. Modeli llogarites i Big Bang, eshte aq i vlefshem per sa kohe llogaritjet dhe parashikimet e fenomeneve jane koherente me vezhgimet. Perseri, cfare ka ndodhur eshte ndertimi i nje modeli tjeter llogarites, ne baze te se cilit pervec fenomeneve te deritanishem, mundeson llogaritjen dhe analizen matematike te atyre fenomeneve qe modeli paraardhes nuk i llogariste dot, si shkak i prezences se singularitetit. Eshte permendur me pare analogjia e modelit te fizikes Njutoniane vs. Relativitetit, apo modeli i llogaritjes se tensioneve alternative me numra reale vs. me numra komplekse. Ne te tera rastet, versioni i pare eshte i sakte deri ne nje mase te caktuar, dhe i dyti ofron zgjidhje sensibel per nje grup fenomenesh te cilet i pari nuk i merr fare ne konsiderate.

Veshtiresia ne 'vizualizimin' e modeleve te tilla, ne rradhe te pare vjen nga nje 'harrese' jona sa here qe flasim per kohen dhe hapesiren. Ne i trajtojme si te vecanta, nderkohe qe duhen pare gjithmone si e njejta gje, kohehapesira. Riprofilizimi i njeres gjysem patjeter do te doje ripozicionim edhe te gjysmes tjeter. Eshte identik i njejti fenomen qe na huton edhe ne shkalle subatomike, ku analogjite jane te llojit "nje makine me mase nje ton perplaset me nje makine me mase nje ton dhe si rrjedhoje formohet nje tren me mase 1000 ton". Sado absurde te duket, kjo gje eshte vertetuar dhe si fenomen perdoret tashme ne teknologji.

Modeli i ri matematik eshte duke u verifikuar paralelisht nga disa autoritete. Nese arrihet konsensus per saktesine e tij, eshte nje hap shume i rendesishem, nje shtese shume me vlere. Eliminimi i singularitetit - si ne hapesire *ashtu edhe ne kohe* - eshte arritje jo e vogel. Ashtu sic vizualizohet se Fusha Higgs eshte e kudogjendur dhe me nje nivel baze *jo zero* kudo ne Univers, ashtu edhe ky model i ri vizualizon nje 'supe gravitonesh' ne te cilen eshte i 'zhytur' i tere Universi, si te thuash thuhet me fjale te tjera e njejta gje qe eshte thene me pare si 'energjia vetem transformohet'. Modeli i ri, ne teori, zhduk edhe diferencen midis materjes normale dhe materies se erret, duke i bere ato te njejten gje por qe ne aparence shfaqen si te ndryshme sepse jane ne momente te ndryshme, ne faza te ndryshme, te jeteve relativiste brenda Universit. Ndryshueshmeria e fazave percaktohet kryesisht nga interaksionet e 'supes gravitonike' me 'supen Higgs'. Modeli i ri e zhduk kete diference, ashtu sic diferenca midis akullit dhe ujit eshte vetem aparente.

Zgjidhen me te njejten metodologji dhe aparat studimor edhe disa probleme te tjera, deri tashti jane trajtuar vecmas. Me fjalet e nje nga fizikantet ne shtjellimin e kesaj teorie: "It is satisfying to note that such straightforward corrections can potentially resolve so many issues at once." Me bejne pershtypje fjalet "straightforward corrections".
 
Last edited:
Top