RËNDËSIA E TË LIDHURIT PAS SUNNETIT

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Kënaqësia dhe lumturia e botës shpirtërore dhe asaj materiale është të jesh i lidhur dhe të jetosh sipas sunnetit të Pejgamberit a.s. Kjo është shtylla kryesore e lumturisë së dy botëve. Ndërsa shkaku kryesor ndaj pa kënaqësive dhe lumturisë së dy botëve është të jetosh në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit a.s.
Ne duhet të lidhemi ngusht pas sunnetit, atë duhet ta bëjmë pjesë të jetës sonë, duhet ta përqafojmë atë sepse ai është burimi i jetës sonë. Duhet të thërrasim njerëzit që të jetojnë sipas rregullave të sunnetit të Pejgamberit a.s, duhet ti sqarojmë njerëzit siç duhet në mënyrë që mos të bëhen preh e kurtheve të ehli bidatit.[1]
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَانَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
Në tefsirin e vërsetit të më sipërm tregohet në këtë mënyrë ndjekja e sunnetit të Pejgamberit a.s:
“Farzi ajn: siç është tek obligimet që n aka urdhëruar All-llahu xh.sh për farzet ajn ashtu është edhe tek sunneti i Pejgamberit a.s.
Farzi Kifaje është si farzi kifaje tek All-llahu xh.sh.
Vaxhibi është vaxhib, sunneti, sunnet. [2]
Pejgamberi a.s thotë:
لاَ يُؤْمِنُ اَحَدُكُمْ حَتَّى يَكُونَ هَوَاهُ تَابِعًا لِمَا جِئْتُ بِهِ
“Nuk do të besoj askush nga ju derisa të ndjek atë që unë i kam treguar për ta ndjekur.” [3]
Nuk mund të ndjekim All-llahun xh.sh pa ndjekur Pejgamberin a.s, nuk mund të respektojmë All-llahun xh.sh nëse nuk respektojmë Pejgamberin a.s. Sepse respektimi i Pejgamberit a.s do të thotë respektim ndaj All-llahut xh.sh. Të kthesh kurrizin ndaj respektimit të Pejgamberit a.s njëkohësisht edhe ndaj All-llahut xh.sh është një paralajmërim për fatëkeqësitë që do të vijnë.
All-llahu xh.sh në vërsetin e 80 të kaptinës Nisa thotë:
مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللّهَ وَمَن تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظاً
“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.”
Kush i bindet të dërguarit të Tij i është bindur All-llahut xh.sh. Kush nuk i bindet mos u mundo ti ruash nga të këqijat. Sepse Ne nuk të kemi dërguar ty si rojtar tek ata. Ne të dërguam ty si Pejgamber, tashmë ata janë vetë burimi i të këqijave. Pa përjashtim që atyre do tu ndodhin fatkeqësi të ndryshme. Ti nuk mund ti ruash ata nga të këqijat dhe dënimet e tyre. [4]
Mos bindja ndaj sunnetit të Pejgamberit a.s do të thotë të zhdukesh Islamin gradualisht dhe kjo sjell largimin nga mëshira e All-llahut xh.sh. Nëse largohesh nga sunneti atëherë në ditën ku vetëm flamuri i Pejgamberit a.s do të valvitet dhe vetëm nën atë do të ketë hije nuk do të kesh vend strehimi.
Pejgamberi a.s thotë:
مَنْ ضَيَّعَ سُنَّتِى حَرُمَتْ عَلَيْهِ شَفَاعَتِى
“Kush e nënvlerëson sunnetin tim duke mos ju bindur, shefaati im do të jetë haram në ditën e gjykimit..”[5]
مَنْ اَحْيَى سُنَّتِى فَقَدْ اَحْيَانِى وَ مَنْ اَحْيَانِى فَقَدْ اَحَبَّنِى وَمَنْ اَحَبَّنِى كَانَ مَعِى فِى الْجَنَّةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ
“Kush ringjallë një sunetin tim (sunnet i cili me kalimin e kohës është harruar) më ka ringjallur mua, e kush më ringjall mua më do mua dhe kush më do mua do të jenë bashkë me mua në xhennet ditën e gjykimit” [6]
Atëherë nga kjo duhet të kuptojmë se në asnjë çast të jetës qoftë kur jemi shëndosh, sëmurë, në vendin tonë, udhëtar, në vështirësi etj nuk duhet të tregohemi indiferent ndaj zbatimit të sunnetit të Pejgamberit a.s. [7]
Pejgamberi a.s thotë:
Peygamber Efendimiz (s.a.v) buyurur ki:
مَنْ حَفِظَ سُنَّتِى اَكْرَمَهُ اللهُ تَعَالَى بِاَرْبَعِ خِصَالٍ اَلْمَحَبَّةُ فِى قُلُوبِ الْبَرَرَةِ . وَالْهَيْبَةُ فِى قُلُوبِ الْفَجَرَةِ . وَالسَّعَةُ فِى الرِّزْقِ . وَالثِّقَةُ فِى الدِّينِ
“Kushdo që ruan sunnetin tim All-llahu xh.sh do ti dhurojë katër të mira:
1- Dashuri në zemrat e të mirëve, dijetarëve dhe të dashurve të All-llahut xh.sh.
2- Madhështi në zemrat e keqbërësve.
3- Zgjërim në risk (shtim në bereqet).
4- Vetëbesim (siguri) në fe. [8]
“Një person sheh në ëndërr Xhunejd Bagdadiun pasi kishte vdekur. Personi e pyet atë se si e ka gjëndjen?
Xhunejd Bagdadiu i tha:
طَاحَتِ الْعِبَارَاتُ وَفَنِيتِ الْإِشَارَاتُ وَمَا نَفَعَنَا إِلاَّ رُكَيْعَاتٌ رَكَعْنَاهَا فِى جَوْفِ اللَّيْلِ
Shkrimet dhe shënjat u zhduken, neve na bëri dobi vetëm disa rekat namaz që kemi falur në mesin e natës.
Imam Rabbani r.h pasi e ka treguar këtë histori ka dhënë këto këshilla:
فَعَلَيْكُمْ بِمُتَابَعَتِهِ وَمُتَابَعَةِ خُلَفَائِهِ الرَّاشِدِينَ عَلَيْهِ وَعَلَيْهِمُ الصَّلاَةُ وَالسَّلاَمُ وَإِيَّاكُمْ وَمُخَالَفَةَ شَرِيعَتِهِ قَوْلاً وَعَمَلاً وَاعْتِقَادًا فَإِنَّ الْأُولَى يُمْنٌ وَبَرَكَةٌ وَالثَّانِيَةَ شُؤْمٌ وَهَلَكَةٌ
Atëherë lidhuni fort pas sunnetit të Pejgamberit a.s dhe rrugës së sahateve të nderuar. Ruajuni nga veprat dhe besimet që janë në kundërshtim me sunnetin e tij. Sepse e para pra bindja ndaj sheriatit është mbarësi dhe lumturi, ndërsa e dyta pra kundërshtimi ose veprimi me ato që janë larg sheriatit është fatkeqësi dhe zemërim. [9]
[1] Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa 1
[2] I.Hakki Bursevî, Tefsiri Ruh-ul Bejan, el-Mektebe; Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa 1
[3] Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa 1
[4] Elmalili, Hak Dini Kur’an Dili
[5] İ.Hakki Bursevî, Ruhu’l-Bejan Tefsiri; Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pejsa. 1
[6] Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa. 1
[7] Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa. 1
[8] I.Hakki Bursevî, Tefsiri Ruh-ul Bejan i; Sejjid Ali Zade, Sherh-u Shir’ati’l-İslam, Pjesa. 1
[9] İmam Rabbânî, Mektubat, V.1, Mek.184
Ardit HOXHLLAKU
 
Top