Qyteti im

true confidental

Forumium maestatis
Re: Qyteti im

Jam ne stinen time te preferuar por jo ne qytetin tim, sa e pakumptimte , dy nocione te pandashem qe kane filluar te ndahen gradualisht nga njeri tjetri ....e te mendosh qe pulebardhat e liqenit jane pak a shume te bukura si ato te detit,por aroma e algave dhe myshqeve seshte kurre e njejte....
 

Rambla

Primus registratum
Re: Qyteti im

mos je dhe ti nga durresi :rolleyes: ?

mua me mungon shtepia ime, me pelqen te ulem tek karrikja ne ballkon, te rri aty mundesisht me nje liber te bukur ne dore duke pare detin :wub: (sdo kem ndonjehere te ngopur nga pamja detit).


mesa duket kete vit s'do kem shume mundesi te shkoj /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Qyteti im

asht kaq i xanun, sa... nuk ka kohe per mu.
qyteti jem egoist. kshtu me duket sot.


---------------
ahh, erdhi ora tjeter. na e hangren shpirtin me ket shkolle! :mad:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Qyteti im

ky qytet, cuditerisht sot s'me duket si qyteti im :confused:
me ka marre malli kaq shume per qytetin e femijerise time...
ato rruge te ngushta ku vrapoja me shoket e shoqet pas nje topi, pas njeri-tjetrit, pas xixellonjave, pas fluturave :wub:
ndoshta do t'i shkel perseri keto rruge ne tetor :wub:
 

tola77

Primus registratum
Re: Qyteti im

Qyteti im ne keto dite do jete mbushur plot me banoret e tij te dikurshem qe i jane larguar.Bejne xhiro ne ato rruge plot gjelberim,me blinj,geshtenja te egra shelgje lotues,ullinj te eger dhe rogovecka.Nen hijen e tyre rine plot zogj qe cicerojne nga mengjezi ne darke,ju bejne hije kalimtareve gjate dites,fshehin kalamajte gjate lojrave te tyre.Qyteti im,sa shume me mengon ne keto dite vere,kur me miqte e mi ecnim e ecnim duke bere shakara e treguar ngjarje te ndryshme,neper bordurat e tua sa here jam ulur e kam qendruar per ore te tera here duke lexuar dhe here duke folur,te mos haroj dhe heret kur mernim neper goje njerzit qe kalonin.Qyteti im i vogel, i bukur,plot gjalleri.Sa me mungojne ambientet e tua,ajri qe thith tek ti ndjenja e mbrekullueshme dhe e sigurt qe kam kur jam prane teje,ti qytet mban kujtimet e mia me te bukura ,me te shtrnjta,shtepine time me te adhuruar,tek ti qytet ndihem une, por sot sa larg jam prej teje me kilometra te tere me nje det ne mes dhe male pa mbarim.Te dua qyteti im per ate thjeshtesine tende,per ngrohtesine ,dashurine qe me jep,per bukurine tende nen bardhesine e bores,per vitet qe kam kaluar me ty.
 

bebi

Primus registratum
Re: Qyteti im

tranzicion tranzicion...!
qysh kur qytetet marrin klasa per "acting"?

çuditshem.
don me dal pak?
jo prej vedit... je mir' kshtu...? /pf/images/graemlins/smile.gif


------------------
have I told you lately...
 

Guest
Re: Qyteti im

Kush eshte valle qyteti im??
Kam nje,apo dy?? :confused:
Mbase do te me duhet,te flas ne kete Teme,per te tashmen..
Qyteti im..sa i qete aq dhe i zhurmshemm...
Mengjesi yt,eshte i vecante.
Me duket sikur zogjte, ekzistojne, vetem ne kete Qytet..
Sikur,cicerimi i tyre eshte perqendruar vetem ne dritaren time..(aq bukur kendojne mengjeseve..)
Dhe ne ditet te nxehta te veres,freskia e pemeve te fton,nen hijeshine e tyre..
Qyteti im..
Kudo,i gjelber..i gjalle,i qeshur..
Nje Lume i gjate, te pershkon tej e tej...
Skafet e vegjel te bardhe,te parkuar buze tij,duken sikur pershendesin kedo,qe ju kalon afer..
Nje keshtjelle perrallash,eshte karakteristike e tij..
Ndertuar me nje arkitekture klasike,duket sikur kur kalon prane saj,do shohesh kepucen e Hirushes, neper shkalle..
Qyteti im...
Cdo dite, qe kalon,me ben te ndihem, me prane teje..
Cdo fjale,qe mesoj,me ben te ndihesh me shume,imi..
 

papucja

Primus registratum
Re: Qyteti im

Qyteti im

Qyteti im,nuk di me kush je,ke te tregoj me dore,
Ky ku jam tani, a ai qe lashe pas?
Sa kilometra larg je, sa stine, sa ore?
Sa me mundon mendimi, sa here per ty te flas.

Qyteti im, i pafund, buze liqenit zgjohesh,
Ai, rreze nje mali, nje lume i freskon syte,
Ç’e ke kete kulle, te larte e te cuditshme,
Ai, nje minare, me shume si relike...

Qyteti im, sa shume ndryshon, ta di c’do transformim,
Rrugicat me kalldrem a shtyllat per ndricim,
Shtepite prej qerpici, cdo lodhje, cdo gezim,
Baret, pallatet, cdo te re, cdo zbukurim.

Qyteti im, i zhurmshem, i palodhur, i pandalshem,
M’i vret syte dielli i ngrohte permbi bore,
Dhe vjeshta, ngjyra-ngjyra, keto shtepi, peme qe s’flasin,
Je nje mozaik me njerez, ketrushe dhe qen miqesore.

Qyteti tim si u zgjove sot, toronto apo tirane,
Nuk di pse te dy keni nje T shembelltyre,
Pse s’mund t‘ju veçoj dot, dhe ju ndan nje oqean,
Dhe ketrat e dine me mire kush eshte qyteti i tyre.
 
Top