Qyteti im

bebi

Primus registratum
Qyteti im

Jetoj ne nje qytet qe varet ne ajer.
Ne qytetin tim ndodhet nje shtepi e vogel, ku zakonisht degjohet muzike perjashta. Cdo nate dritat jane ndezur. Njerez te lumtur hyne dhe dalin ne nje harmoni te jashtzakonshme. Vezhgoj nga dritarja tek ndezi nje cigare dhe vras mendjen ne nje menyre insistuese, nese kjo eshte shfaqje e perjetshme e absurditetit te ketij qyteti apo nje mesazh nga bota ime.

Me thoni naten e mire tani, ju lutem.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Qyteti im

Now playin Dave Seaman - Melbourne Part 1, May 6 2002 (ky osht nji miku i Blues :rolleyes:
 

bebi

Primus registratum
Re: Qyteti im

Fillimisht postuar nga Detar:
[qb] C'a qyteti qenke ky.Si quhet [/qb]
me ndihmon dot ti gjej nje emer?
help.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Qyteti im

Now playin Dave Seaman - Melbourne Part 1, May 6 2002 (ky osht nji miku i Blues :rolleyes:
and to follow that will be jim morrison, light my fire.
thnx for the above dedication. it's :wub:
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: Qyteti im

Ah, qyteti im më ka marrë shumë malli për të. Gjithmonë kur vjenë pranvera kam një dëshirë të tmerrshme të ndodhem atje të ndjej erën e blirëve, që janë përgjatë rrugës së universitetit. Kohë e papërsëritshme. Dëshira të parealizuara, nostajgji e madhe.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Qyteti im

i kane plagosur keqas blinat sivjet. I mblodhen per te aromatizuar shtepine, apo per te bere caj me lule bliri. Qyteti im ne agoni perpelitet per te thithur pak jete...
 

Koli

Primus registratum
Re: Qyteti im

Po c'do thithe qyteti tend jete moj Linos. Punon akoma ai metalurgjiku qe s'la gje pa hirnosur?
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Qyteti im

po shoh se nga minuti ne sekonde po te evoulon nje "ndienje" e cuditshme perbrenda teje - te jete "adhurim" per momentin.
Ti mendon se ajo po fle tani?! Ajo thjesht po hesht!!!
 

Danae

Primus registratum
Re: Qyteti im

jam une,pa fjale dhe e heshtur,pa dije se ku do jete drita e ku do te shetis,kam kaq shume tashme sa jeta endacake deshirat e mia mi hedh furishem drejt meje,e tek shpejtoj ti kap te gjitha nuk di se cila do ishte me e mira.
Jam une...edhe pak dite,aq pak sa veshtire te bej gjithcka gati,te fut gjithe kujtimet ne dosje te pambyllura e kartolinat ne vargje te ndertuar ndryshe.
Jam une qe njedite do te kthehem kudo qe kam shkelur keshtu te pakten kam thene perhere e shpesh fjalen e kam mbajtur.
takohemi aeroporteve thua??keshtu kthimi do me dukej me pak i ftohte mgjs atje ben vape.
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Qyteti im

...Besoj se neper porte do te ishte ajo puhiza e lehte e detit, do te normalizonte temperaturat delirante te trupit apo ajrit. Elementin e trete e kam derdhur mbi telegramin e shkurter te mosarritjes ne kohen e duhur, te vrapimit pa marre fryme, te djegies te te gjithe glikogjenit, permbi rruge te paecura, permbi pragje te pa kapercyer. Me hapa peshqish eci permbi midhjet batica ka nxjerre ne bregun e rrerte te detit, mbi guacka te perkremuara kujtimesh hedh hapat duke mos mundur kurre te hidhem bregut tjeter - e di atje prehesh ti - nje far ne mungese te drites!!!
 

sweeet

Primus registratum
Re: Qyteti im

...ka veshur nje kemishe nate te mendafshte, ngjyre perle, qe perkon perfekt me qytetin ku une mahnitem duke shetitur me ore te tera...
 

susana

Primus registratum
Re: Qyteti im

AH QYTETI IM! .SA DESHIRE DO KISHA TE SHKELJA EDHE NJE HERE NE RRUGICEN E SHTEPISE TIME. TE SHIFJA EDHE NJEHRE SHTEPINE KU KAM JETUAR.TE DEGJOJA EDHE NJEHRE ZILEN E SHKOLLES,MBRAPA PALLLATIT TIM.NDOSHTA NJE DITE DO TE KTHEHEM........ NDOSHTA.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Qyteti im

QYTETI IM :wub:
me mire te them qytetet e mi :idea:
jam e ndare ne 3 qytete :shrug:

ne nje qytet te madh, te zhurmshem, interesant, ofrues i shume gjerave dhe grabites i pameshirshem i kohes time, ku kaloj me shume se 80% te jetes time. muzika qe me vjen nder mend kur shkoj neper rruget ose parqet e ketij qytet eshte e zhurmshme, e gjalle, shkundese :rockband:

ne nje qytet relativisht te vogel (ku kaloj 20% te jetes time), por me ze te madh, ku kam jetuar vite me radhe, jam shkolluar, kam mesuar nje gjuhe me teper, nje kuzhine me teper, zakone te reja, kam mesuar si te shijoj dhe zgjedh veren e duhur per okazione te vecanta, si te sillem ne raste specifike, si te fsheh ndjenjat dhe sinqeritetin per tu sjelle njesoj si njerezit qe me rrethojne pa mundur te me lexohen ndjenjat e verteta...muzika qe me ndjek ketu eshte gjithmone nostalgji e klasikeve te ketij shteti "ne me quite pas" :wub:

ne nje qytet ku linda, krijova miqesite e para, rashe per here te pare ne dashuri, mesova si mbijetohet, pashe gezim dhe argetim ne te njejten kohe me plumbat qe fishkellenin jashte dritareve, u edukova me zakonet qe kurre nuk do i harroj, mesova te respektoj brezat paraardhes humblement (nuk e gjej dot shqip /pf/images/graemlins/frown.gif )...cuditerisht, e vetmja muzike qe me sjell nder mend qytetin tim te lindjes eshte kenga e west side family "tirona jone, tirona kontradiktes, e luftes, e paqes, erresires dhe e drites" :wub:

te tre keto qyetet jane pjese e pandare e jetes, kujtimeve, te ardhmes time.

cuditerisht, nuk di kujt prej tyre i perkas tamam, por di qe kam mall per te shkuaren, shijoj bukur te tashmen, por shijoj gjithashtu shkeputjet e shkurtera te se tashmes dhe lidhjen me qytetin e vogel ku behet vera e bardhe me e mire ne bote per mua :wub:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Qyteti im

Sot do t'ju flas per nje tjeter qytet, timin sa edhe te shume te tjereve. Nje qytet, qe gjithnje me eshte dukur pa forme, nje qytet buze Shkumbinit (rruga ime Egnatia), buze maleve dhe kodres se Diellit, kur banoret shkojne per piknik, ashtu sic kane shkuar per te bere lufte.
Gjithnje kam pasur nje ndjenje te cuditshme ndersa ecja rrugeve te ketij qyteti te arnuar, nje ndjenje qe anonte nga frika e kthesave te erreta, e makinave te policeve, e grupeve me djem me kombesi te ndryshme qe ulen ne krahe te ndryshme te rruges, ku te flasesh shqip ka qene po aq e rrezikshme, sa edhe te mos flasesh. Nje qytet ku kombet urreheshin me dhembe te shtrenguar, ndersa ndanin te njejtin ajer e te njejtin burim uji.
Ishte ndryshe ndjesia kete rradhe, muskujt ishin shtendosur, njerezit me te lirshem, dhe duket sikur bashkejetesa po i kthehet nje fare normaliteti, natyrisht siperfaqesor, por qe te le te marresh fryme me lirshem.
Ne dyqane, rruge, stacione flisje shqip kesaj rradhe dhe nuk te refuzohej pergjigjja, ashtu si edhe i shikoje te punonin bashke shqiptaret me te tjeret ne te njejtin vend, duke ndjere frymemarrjen e shtruar te nje qyteti te lodhur dhe nje rinie te shkalafitur ne kerkim te nje jetese te qete.
Behet pazar i mire ne Tetove, edhe pse nuk ka rroba banjo dyqaneve, ne fakt nuk e dine cfare jane, duhet t'jua shpjegosh sepse ne fund te fundit "nuk kane det" ata andej :shrug:
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Qyteti im

qyteti im i vogel,
i strukur diku ne mes te shqiperise
akoma me qesh lulishtja jote
baret e tu me ftojne te pi nje kafe
dhe pemet i ka marre malli per smokun e cigares time.
qyteti im ,pejsazhi im pare,
kam kohe qe ste shoh kam kohe qe me mungon
qyteti im i shtrrenjte.
 
Top