Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Albforumi

Primus registratum
Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Na tregoni per cepat e qyteteve ku jetoni, per qoshkat e preferuara qe s'ndodhen ne asnje liber udhezimesh per turiste. Na beni lokale e vendali ne shtepine tuaj... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

sweet eda

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Epo mire atehere, e fillojme me qyetin ku banoj une, eshte Orlando, ndodhet ne florida, edhe ketu mund te gjesh aventurat nga me te ndryshmet.
Se pari mund te them qe eshte nje nder me te vizituarit ne south per shkak se ketu ndodhet disney world.
Nuk ndodhet prane detit , por mund te mberrish ne plazh per 45 min.
Mund t'ju sugjeroj shume lokale, apo clubs, te cilat duhet gojarisht te thuhen se me te shkruajtur ehuha....por dua te them kete qe duket qytet i qete, por eshte shume aktiv, ah e keqja traficc, is horrible sidomos ne oren 5 pasdite.
Ka nje komunitet te vogel shqiptaresh por merremi vesh shume mire.
nese doni te dini me shume nje PM do sqaronte te gjitha
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Me cilin qytet t'a filloj?
Tirana ka ndryshuar shume qe kur kam ikur une, e kam nevoje per nje guide per vete, por po e filloj me nje qytet tjeter interesant, ku kam kaluar disa vite.
_________________________________________________

STRASBOURG-FRANCE
STRASBOURG gjendet ne veri-lindje te Frances, ne kufi me Zvicren dhe Gjermanine.
Eshte nje qytet i vogel ne permasa, por "i madh" relativisht ne emer, kulture dhe histori.
Gjeja e pare qe duhet vizituar eshte "La petitte France" Franca e Vogel, qe eshte ne qender te qytetit, e rrethuar nga lumi Ill. Franca e vogel eshte e shtruar me kalldrem dhe ka ndertesa tipike nordike, te bardha dhe me trare kafe te kryqezuar. Ka shume restorante me ushqim te mrekullueshem. Nje nga restorantet qe duhet patjeter te shkosh per te ngrene specialitetin e zones, qe eshte choucroutte=laker e zier me salcice dhe mish, eshte "La tete au lard". Gjithashtu, tartat flambe jane nje tjeter specialitet shume i shijshem i zones. Me duket se nuk thashe qe zona quhet Alzase (Alsace) dhe qe konsiderohet si nje nga me te pasurat e Frances.
Les bateaux mouche, jane disa varka-mini anije, qe bejne qarkun e Strasbourg neper Ill dhe Rhon (qe eshte nje nga deget e Rhinit). Nga ky lume ka marre emrin dhe komuna qe ndahet ne Bas Rhin dhe Haut Rhin, dmth Rhini i poshtem dhe i lartem.
Muzeu i artit modern eshte gjithashtu dicka qe nuk duhet humbur rasti te vizitohet, por ka shume muze te tjere historike, muze per vererat e zones, qe jane kryesisht vera e bardhe dhe birra gjithashtu, me nje muze shume te lezetshem ne Shiltigheim.
Kultura e Alzases eshte shume e ndikuar nga kultura gjermane, histori e gjate kjo per tu shpjeguar, por mund ta google-ni /pf/images/graemlins/laugh.gif (Strasbourg ka qene si top futbolli mes Frances dhe Gjermanise...me pak fjale)
Tjeter...Duhet vizituar pallati mbreteror le Palais des Rohan, ku gjithmone ne oborr ka studente te arteve figurative qe studiojne artin e perdorur ne skulpturat relieve te mureve.
Mu afer ketij pallati, jane disa ura te gurta mbi Ill, ku vareshin njerezit si ndeshkim, deri ne 1900 e heret.
Nuk duhet lene pa pare dhe Keshilli i Europes, ju lutem shume, se flamuri i pare qe valevitet para nderteses eshte ai yni /pf/images/graemlins/smile.gif
Tjeter...tregu i Krishtlindjeve dhe vera e ngrohte aromatike qe servirin atje eshte nje tjeter karakteristike.
Gjithmone per Krishtlindje ka nje peme gjigande ne Place Kleber (sheshi Kleber) i qendres, ku pregatitet dhe nje skene per naten e vitit te ri. Aty kendojne grupe dhe kengetare te njohur te zones dhe terbojme ne rinia duke kercyer e duke shperthyer fishekzjarre.
Nje te fundit, se s'mbaron Strasbourg, mos harroni karuselin tek La Gare Centrale, dmth tek stacioni i trenit (qe eshte vendi i pare qe kam shkelur kur kam arritur aty /pf/images/graemlins/wub.gif).
Gjithmone per vit te ri e instalojne aty Karuselin dhe shikon tere qytetin kur gjendesh ne maje. Shume romantike /pf/images/graemlins/smile.gif
Oh, me falni, edhe dy te fundit, harrova mrekulline...Katedralen e mrekullueshme ngjyre bakri, qe sa here shkon aty, dimer apo vere qofte, te than era. Thone qe jane ererat e djallit qe sillen verdalle /pf/images/graemlins/smile.gif
Gjithashtu, La foire St Jean, jane lodrat, qe vijne ne kohe vere dhe vendosen ne Wacken. Atje eshte shume qejf te shkosh e te provosh gjithcka te rrezikshme /pf/images/graemlins/laugh.gif
Une heren e fundit qe mbaj mend, hipa ne 4 vende shume te rrezikshme njeri pas tjetrit dhe kur arrita ne shtepi, u semura, u bera pete /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ok, kaq per sot dhe per Strasbourg.
E dua shume dhe me mungon...por e vizitoj shpesh...
Ju a keshilloj, nese mundeni, mos e lini pa pare.
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

renata

Forumium praecox
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Gjeja me bezdisshme e qytetit ku jetoj,eshte kaosi i metrove dhe autobuzave,vonesat,qe te acarojne nervat...
Doni te flisni per gjerat acaruese?!
Distancat nga nje vend ne nje tjeter,sa shume kohe harxhohet ne banke apo ne poste,rradha ne restorant,ne mense,per te marre nje informacion ne universitet...Ne pjesen me te madhe kaos,rremuje,zhurme...
Por ka dhe gjera shume te bukura ama,dhe une mbijetoj ne te...duke u merzitur nganjehere prej gjerave te siperpermendura,por gjithmone duke buzeqeshur...
Rome 2005.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Vjeshta ne Toronto eshte stina ime e preferuar, ngjyrat e pasura, e kuqe, portokalli, e verdhe, kombinimet e tyre dhe kercitjen e gjetheve te rena nen kembe. Ata qe jetojne ne Toronto smund te kalojne pa e vene re kete experience. Sidomos nese ske qene ne park kohet e fundit sepse pishinat jane te mbyllura mbetet perseri kenaqesi te besh nje shetitje ose vraposh duke shijuar kombinimet e ngjyrave .
Eshte vertet e magjishme dhe disi romantike, madje ske nevoje fare te shkosh ne park , sepse ne cdo rruge mund te marresh pak nga magjia e gjelberimit qe shnderon ngjyre.
Sot eshte nje dite me shi, jo shume e pershtatshme per te folur rreth bukurive te stines, gjithsesi e dua vjeshten ne Toronto dhe njekohesisht urrej gjithcka qe vjen pas saj, dimrin qe kushedi sa mund te zgjas...
 

Iron Maiden

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

is pissing down in Glasgow (Scotland), is fucking miserable !!! /pf/images/graemlins/frown.gif(
 

Mirsa

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Ne piken me jugore te Canadase, ne kufi me Detroit-in, ndodhet edhe “The City of Roses”- Windsor, Ontario. Nuk e di pse e therrasin “Qyteti i Trendafilave”, sepse ketu asgje nuk eshte e bukur, madje as trendafilat jo. Asnjiher nuk me kan pelqyer qytetet e vegjel, dhe Windsori me vetem 400,000 banore eshte teper boring. Jeta eshte shume monotone, njerzit punojne dhe vetem punojne ne fabrikat e medhaja te Ford, Chrysler & GM.

Ne dimer Windsori eshte nje qytet I vdekur. Klubet ne downtown apo kafenet dhe bistros e Via Italias, pothuajse boshatisen te tera. As vjeshta nuk ishte e bukur kesaj rradhe. Nuk I pashe ato ngjyrat e ndezura portokalli apo te kuqerremta…mbase nuk I kam vene re…mbase me ka marr malli per vjeshten e Tiranes..
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Jeni gati per nje aventure ne BORDEAUX ?
Ok atehere, po ju marr per dore per nje guide te shkurter. Per me shume, klikoni mbi emrin e qytetit me lart, dhe guida turistike do u jape me shume informacion se une /pf/images/graemlins/smile.gif ne disa gjuhe te ndryshme.
Bordoja, qyteti i borgjezise dhe vererave me te mira ne France /pf/images/graemlins/laugh.gif
Eshte kryeqyteti i Akitenes (Aquitaine) zones jug-perendimore te Frances.
Kufizohet me oqeanin Atlantic dhe Spanjen.
Qytet shume i madh ne shtrirje dhe popullsi (me i madhi deri para pak vitesh). Nuk ka nje sistem transporti komun, pervec autobuzeve. Me ne fund tani, po ndertohen metrote, dmth trenat nentokesore. Motorrat jane shume praktik per te levizur.
Bordoja eshte e mrekullueshme ne arkitekture dhe ne pozicionin e saj gjeografik. Ne Bordo je afer oqeanit dhe afer malit. Mund te besh plazh ne vere dhe ski ne dimer. Ka pyje te pafund, nder te cilet me te madhin e Europes "Les Landes", Duna rere qe mund ti krahasosh me te Saharase (nder te cilat Dunen Pila, me te madhen e Europes), male shkembore qe bien thepisur mbi oqean...qe me kujtojne Saranden ne dite me dallge, liqene e lumenj shume te gjere, e shume bukuri natyrore te patregueshme me pak fjale...
Po flas shume zbehte e jo specifikisht per Bordone, meqe kohen e kam te limituar, por do ju keshilloja te vizitonit sa me shume Chateau vererash, qe nga Sauterne (qe eshte vere e bardhe dhe e embel, per te shoqeruar Fois Gras-ne e famshme ose embelsirat), deri tek Chateau Rothchild dhe Margeaux, qe jane vererat me me emer ne bote.
Ka dhe shume te tjera, por keto i kam vizituar vete dhe me kane lene mbresa...
Specialitet i Bordose jane dhe "Les Caneles", disa embelsira te vogla qe ne kafenete me emer jepen per te shoqeruar kafene. Shijen e tyre nuk di t'a shpjegoj tamam. Jane si kafe ne pamje, sepse qellimisht piqen nga jashte me shume se nga brenda. Jane te buta brenda si pak lluqe. mmmm me ka marre malli /pf/images/graemlins/smile.gif
Nje gje tjeter qe te ben pershtypje ne Bordo, jane ndertesat e mrekullueshme, por te nxira nga trafiku i rende. Nese nuk e dini, Bordoja eshte e vetmja rruge per transportin e rende rrugor ne Europe, qe te con drejt Spanjes dhe porteve te saj per eksportim ne Afrike ose gjetke.
Katedralja e Bordose eshte ngjyre gri e hapur, por ne te shumten e kohes duket e zeze, nga smogu i trafikut. Eshte e mrekullueshme dhe ka nja dy bar/kafe mu afer, ku mund te ulesh duke adhuruar pamjen e mrekullueshme.
Rruga e famshme Shen Katerine, eshte rruga me e gjate kembesore ne Europe (s'lejohen makinat dmth). Eshte e shtruar me kalldrem dhe ka dyqane e restorante ne te dy anet. Eshte e ngushte sa dy kalime makinash. Ndertesat anash jane shume te vjetra dhe karakteristike. Shumica jane te verdha.
Bordoja njihet gjithashtu per periudhen e soldeve (uljes se cmimeve)ne dimer e vere. Soldet ne France jane data te caktuara nga shteti. Ne te dy stinet, Bordoja vlon nga njerez qe vijne nga e gjithe Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia.
Trekendeshi i arte, eshte zona me e pasur e Bordose. Eshte dhe afer sheshit Shen Michel, ku eshte dhe shatervani i mrekullueshem me kuaj.
Ka shume porta guri ne France, si Harku i Triumfit ne Paris. E preferuara ime ne Bordo, quhej Porte te Dijon, ku mu ngjitur ishte dhe kafja e Dijon. Shkonim gjithmone pasi kishim ecur neper tere Shen Katrinen /pf/images/graemlins/wub.gif e shijonim ekspresin e shoqeruar me caneles dhe muhabet.
Po iki une tani, se u zgjata me shume nga c'duhet. Disa gjera duhen lene ti zbuloni dhe vete gjate vizitave tuaja, apo jo?
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Aslloni

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

SHIRAZ, të lumtë e faleminderit per pëshkrimet .
Do vi ene i her ma von, t'shof mos ke shkrujt noi gjo t're. M'ke knoq për zotin. S'kom qen noiher m'Franc , por çdo gjë që shkruhet e flitet për të me ngjall kureshtje.
Mos vdeksha pa shku i her atje, ene ti, pa ardh i her knej ka ne.
 

mostro

Putraku
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Por ka dhe gjera shume te bukura ama,dhe une mbijetoj ne te...duke u merzitur nganjehere prej gjerave te siperpermendura,por gjithmone duke buzeqeshur...
Rome 2005.

[/ QUOTE ]
shkrimi me i bukur i temes..bravo
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Viena eshte qyteti i fundit ku une kam qene.Nje vend i mrekullueshem.Nje qytet i gdhendur,stili gotik duket ne cdo rruge,ne cdo ndertese,ne cdo katedrale madje dhe ne cdo pallat te ri.Qyteti ka nje organizim administrativ te persosur dhe pastertia mbizoteron kudo.
Gjerat qe per mendimin tim nuk duhen humbur absolutisht ne kete qytet jane:
Kopshti zoologjik Shonbrun.Nje mrekulli e vertete.Eshte kopshti me iu vjeter dhe ndoshta me i madhi ne bote.Kafshet qe pashe atje varionin nga pitoni te krokodili,nga pinguini te kafshet polare etj.
Vendi tjeter qe nuk duhet te humbni eshte pallati mbreteror.Nje kopsht i madherishem dhe statuja pafund.
Vendi i trete eshte madheshtori Danub.Nje lume i gjere i kalter i mrekullueshem.Kur e sheh te duket se nuk ke nevoje te ikesh ne asnje vend tjeter te botes.
Mos harroni te provoni dhe Hot-doget megjithese jane specialitet i Frankfurtit.
 

Odea

Primus registratum
Re: Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Hmm...une nuk di per ke qytet te shkruaj dhe kjo ndodh ngaqe jetoj ne njerin e studioj ne tjetrin. Ok, po vazhdoj me ate qe studioj pasi aty kam kalu kohen me te madhe keto dy vitet e fundit.

So...studioj ne Hamilton, Ontario in Canada.
Hamilton eshte qytet me nje nam te keq per varferine e njerezve si dhe per papastertine e tij. Mund te them qe nga eksperienca ime eshte ndoshta dhe qyteti me numrin me te madh te njerezve me te shpifur dhe invalide qe kam pare. Ngaqe jam studente dhe jetoj ne kampus, nuk shoh shume nga qyteti por di vetem pjesen qe eshte afer meje.

Pjesa ime me e preferuar eshte nje lagje e vogel mu afer shtepijave te kampusit ku dyqanet duken si ato te shek. 19 ku dhe mund te gjesh gjerat me te vecanta artistike.
Per me teper, lagjia permban The Snooty Fox, bar qe smund ta humbisni pasi jo vetem qe eshte cheap, po gjithmone ke mundesi te shofesh studentat qe lene nam...:)

Nje dyqan ku mund te gjesh kartolinat me te bukura qe kam pare ndonjehere eshte Write Impressions...absolutely beautiful

Also, ndoshta gjeja qe jo shume veta e dine per Hamiltonin eshte qe ne downtown, ka nje farmers market ku mund te gjesh ushqimet me te fresketa e teper te lira (keto gjona i dime mire ne se kursimet jane my life right now)...
Tjeter nuk di ca te them...kemi supposedly nje mal i cili eshte vetem 150 feet, lol. Mgjth, si natyre Hamiltoni ka sa te dush, thjesht duhet me u humb nja 2000 here neper rruget nje-aneshe te qytetit per me gjet ate qe do...:)

Per Toronton...po ua le eksperteve te merren me te se o teper i madh per mu me fillu me te.


Odea
 

gangsterja

Primus registratum
BURRELI.
Ky qytet ndodhet ne krahun e djathte te lumit Mat ne nje tarrace lumore te rrafshet dhe me nje siperfaqe te konsiderueshme qe shkon deri ne zgjerimin e Komsise ku ndodhet edhe Uzina e Ferrokromit.Eshte formuar midis dy luftrave botrore.Pas Luftes se Dyte Boterore ai zgjerohet dhe zhvillohet duke marre pamjen qe ka sot.Jane rreth 18 000banore.
Ka 4 lagje;Lgj.E re(ndodhet ne periferi te qytetit),Lgj.Partizani(ku ndodhet edhe qendra e qytetit)Lgj.Pjeter Budi(ne te majte te qendres)Lgj.Drita(ne te djathte te qendres).
Ne qender te qytetit ndodhet permendorja e mbretit te Shqiptareve(AHMET ZOGU)" sebashku me flamurin Shqiptar.Eshte i mbushur me lokale,me dyqane,ndodhen pallate 5-6kateshe.
E mira e saj eshte se ka nje lulishte ku vizitohet si nga njerezit vendas,vizitoret shqiptar/huaj.Nuk ka nje teater/kinema per te kaluar kohen ose per te pare filmat e fundit.Eshte nje qytet i bukur,i mbushur me ajer te paster,veres gumezhin nga zerat e femijeve,te rinjve njerezve qe jetojne apo qe vijne,ndersa dimrit qyteti eshte shume i qete mbasi mbyllen brenda nga i ftohti.Ka 3 shkolla te mesme,4 shkolla fillore dhe nja 5kopshte.Te vecante ka edhe lumin qe lahen te rinjte.HNje qytet shume i bukur.
 

scadarsko

Locus omnem
[quotemidis: 694269, member: 3"]Qyteti im, si te mos merzitemi ne te

Na tregoni per cepat e qyteteve ku jetoni, per qoshkat e preferuara qe s'ndodhen ne asnje liber udhezimesh per turiste. Na beni lokale e vendali ne shtepine tuaj... /pf/images/graemlins/smile.gif[/quote]
Jetoj midis Maastricht e liège Nederland -belgium zone tri kufiare Holland-belgjik-Germany eshte nje vend magjik jetoj que nga viti 1998 ndihem sikur te jem lindur ketu. Luik-Liege eshte nje qytet me rreth 900 000 banore dhe si qender ka 200 000 banore, une jetoj jo larg stacionit e trenit icili eshte nje mrekulli rendit et i 5 n bote per nga rendesia arkitekturale,ka stil modern .E gjithe java ketu festohet, brenda qendres ndodhen lagje me rrugica t ngushta plot discoteka te cilat nuk mbyllen kurre..... Cathédrales ndollen kudo cdo rruge ka nje te tille. Ne kete qytet banojne rreth 100kombesi te ndryeshme, multikultura mbizotron me harmonine, nuk ka racizem. Eshte kryeqendra ekonomike e Wallonie ,ndodhet nje nga Operat me te njohura n Europe nje teater gjigand, konservatori identik si ai n Paris, ka nje qender komanduese satellite université d liège ka hedhur n hapesire d'y satellite, studio faune e mesdheut me laborator moderne ne ishullin e sardenjes. Te ardhurat minimale per indivit ne nje vit variojne nga 21000eur deri 26 000 eur. Nje ore Pune paguhet zyrtarisht 12eur ora.
Eshte vend social, ndihmon dhe pranon njerez qe kane internes per tu integruar ne jeten e perditshme midis shoqerise civile. Shqiptaret ne kete qytet nuk u prezantuan me dinjitet ne fillim vitet 2000,ato u terhoqen ne tregun e drogues,prostitucinit dhe krimit. Drejtesia vendase reagoi shpejt dhe vuri n pranga me qindra shqipetar/e.ne keto moments qetesia ka rimarre vendin. Por ka filluar fenomeni i vizave 90ditore ku shqiptare te rinj jane duke ndjekur rrugen ehershme te trafikut te droges, i gjen kudo nrruge duke shitur pluhrin ebardhe....eshte tragjik fati i tyre !
 
Top