qytete shqiptare

tola77

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

POGRADECI
Udhëtim në bregliqenin me moshë disa milionë vjetësh

Gjithçka mund të tradhtohet, lehtësisht ose me dhimbje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë me liqenin e Pogradecit.

Nëse të bie rasti të prekësh qoftë edhe një herë ujërat e kësaj perle, atëherë, si pa dashje, por edhe me një dëshirë të fshehtë, të pashpjegueshme, do të gjendesh sërish aty, për t'u përkëdhelur përsëri nga uji dhe era, por edhe nga oksigjeni që gjendet me shumicë, më shumë se në çdo liqen tjetër të Ballkanit, por edhe më tutje...

Kështu nuk ka ndodhur vetëm me pushuesit e ardhur nga rrethet e tjera të vendit apo nga Maqedonia dhe Kosova, por edhe me turistët e vendeve më të largëta të botës.

Këtë vit pritet që pushuesit të jenë edhe më të shumë.

Liqeni i Pogradecit

Jo vetëm banorët e Pogradecit, dhe jo vetëm shqiptarët, pavarësisht se cilit rreth i përkasin, por edhe të ardhurit nga vende të tjera të planetit, kanë mësuar një të fshehtë të çuditshme të këtij liqeni. Ky liqen ngjan me një vajzë lozonjare, që di të krihet dhe lahet në çdo stinë të vitit, madje e tillë ka qenë që në fillesat e saj, 2 apo 4 milionë vjet më parë, kur ujërat e liqenit të Prespës gjetën rrugën për të dalë në Pogradec, "duke u grindur" me shkëmbinjtë e Malit të Thatë, i cili për shekuj me radhë nuk donte të hapte rrugën që hyjnesha të zbriste në Pogradec (punë xhelozie).

Dhe që atëherë kjo mrekulli hyjnore mbeti e dashura e banorëve të epokës së neolitit (6000 - 2000 vjet p.e.s), të cilët jetonin aty, mbeti dashuri e Enkelejdëve, e Desaretëve dhe e pogradecarëve të sotëm.

Por nuk është kaq e fshehta e kësaj mrekullie joshëse. Kjo zonjë miliona vjeçare vërtet di të krehë flokët e saj të shkumëzuar dhe të lahet me ujë burimesh që vijnë jo vetëm nga Prespa dhe burimet shkëmbore të Malit të Thatë, por edhe nga burimet nëntokësore. Tashmë gjithkush e di, se uji i liqenit të Pogradecit lëviz jo vetëm në sipërfaqe, por edhe në shtresat më të thella të tij, duke nxjerrë përherë në brigjet perëndimore gjithçka që nuk është e tij.

Kjo dukuri është mjaft e veçantë për këtë liqen.

Në gjithë jetën e saj kjo krijesë e magjishme është përpjekur të mos jetë e përfolur, veçanërisht për ndotje, si për të mbrojtur nderin e Enkelejdëve, të cilët e kishin njohur gjithnjë të virgjër.

Tashmë liqeni i Pogradecit do të jetë vërtet i pastër.

Bregliqeni 35 kilometra

Në 35 kilometrat e bregut të liqenit janë bërë investime të tjera.

Nëse do të gjendesh, qoftë dhe rastësisht, në një nga mbrëmjet e këtij qyteti, do të shohësh që parku i gjelbër është i mbushur krejtësisht me njerëz në shëtitjen me sytë nga liqeni, sepse hiret që shpalos kjo bukuri të mbajnë të magjepsur, si në një dashuri që trallisesh me shikimin e parë. Në gjithë parkun tregojnë, banorët e këtij qyteti, gjen lokale luksoze, stola, tavolina, kënde lojërash, ndriçim të plotë, pemë dekorative, lule qetësi, siguri, çlodhje të vërtetë. Vitin e kalua pati të ardhur nga Gjermania, Austria, Holanda dhe vende të tjera nga vise të largëta të botës.

Nuk munguan as kosovarët, maqedonasit, të cilët nuk harrojnë të thonë se Pogradeci është edhe qyteti i luleve.

Në të vërtetë janë të shumtë ata që të flasin për artin kulinar të këtij qyteti.

Korani është peshku që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në atë të Bajkalit, gatimi i shpendëve dhe kafshëve të egra është një mrekulli që i shkon për shtat zonjës magjiplotë, e cila i di të gjitha çudirat që habisin lënien njerëzore.

Bregu më i frekuentuar

Bregu më i frekuentuar i kësaj krijesë ujore, të ëmbël dhe hyjnore shtrihej nga Kalaja e qytetit, "te huçkat" siç e quajnë pogradecarët dhe deri te stacioni hekurudhor. Por këtë vit gjithë bregu do të jetë i pastër dhe i këndshëm për të gjithë mysafirët. Banorët tregojnë se në gjithë shtrirjen gjen investime të shumta të turizmit familjar, madje jo vetëm hotele, vila, por edhe mundësi argëtimi.

Ky liqen është kaq të grishës sa të çon në deri në kufijtë e pa përballimit, të mos rezistencës për të prekur trupin e saj.

Për pogradecarët liqeni është krenaria e tyre.

Jo më kot, shpjegojnë ata, që nga koha romake na vijnë emra të tillë si "Lyhnidas" që do të thotë "Liqeni i Dritës" apo "Paradise" që do të thotë "Liqeni i Parajsës".

Këtu Enkelejdët dhe Desaretët, thonë jo pa krenari banorët e këtij qyteti, themeluan shtetin ilir. Madje ja ku është dhe kalaja, atje në kodër, 870 metra më lart. Këtu ka kaluar edhe rruga Egnatia, shtojnë ata, dëshmi e saj ka mbetur ura e Golikut. Nuk janë të rastësishme as mozaikët e Linit të ndërtuar në shekullin VI-VII e. s., ndërkohë kujtojnë se UNESCO e ka shpallur Pogradecin "Vend me trashëgimi natyrore dhe kulturore me rëndësi botërore".

Vepror Hasani

Pogradeci ofron këtë viti

Ujë 24 orë, rrugë të rregulluara dhe jo më derdhej ujërash të zeza

Uji i pijshëm që i ka munguar këtij qyteti, tashmë do të jetë i pranishëm 24 orë pa ndërprerje, fal një investimi të qeverisë gjermane.

Ndërkohë janë kryer investime në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa janë shtuar katër lulishte të reja.

Burime pranë bashkisë së Pogradecit bëjnë të ditur se shërbimet e hotelerisë kanë rritur ndjeshëm standardet e tyre.

Për herë të parë ujërat e përdorura nuk do të derdhen më në këtë liqen. Duke filluar që nga Enkelana e deri te blloku i vilave qeveritare, në gjithë gjatësinë e bregut liqenor nuk do të ketë prani të ujërave të tilla.

Tashmë pushuesit vendas dhe të huaj kanë më tepër arsye për të qenë në Pogradec.
 
M

Mortal

Guest
Re: qytete shqiptare

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Mbushem me mall kur lexoj kesisoj shkrimesh. Me kenaqin.

Faleminderit qe e solle, kuklla.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

P2040043.jpg
 
M

Mortal

Guest
Re: qytete shqiptare

Aww....pashe vendin ku qendronim kur iknim nga mesimi, se shkollen e kisha para gjolit. Ajo kisha eshte perballe me shkollen time, dhe aty rrinja jashte e prisnja per shoqet kur shkonin e luteshin per notat ne detyra kontrolli. Pashe dhe shtepine time /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif .... dhe vendin nga dilnin njerezit per xhiro. ( une nuk dilja- shume humbje kohe)...pashe dhe ate pemen te ciles i kemi hipur (ne eshte ajo :D) shume here kur shkonim ne Voloreke.

Oh...c'kujtime.

Faleminderit, Altini.
 

tola77

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

BERATI
Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë dhe arkitekturës. Themelet e para të qytetit datojnë rreth shekullit të IV-të para erës sonë. Atëherë pjesë e krahinës së Desaretëve dhe një ndër qendrat më të rëndësishme ilire, qyteti kaloi disa kohë të vështira gjatë luftës Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Në vitin 216 para erës sonë Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndërsa rreth vitit 200 të erës sonë qyteti u morr nga Romakët. Mesjeta ishte e errët për Beratin. Në vitet 860 - 927 shikojmë invazionin e parë bullgarë. Gjatë invazionit të dytë bullgar qytetit i vihet emri Belgrade që do të thotë qytet i bardhë. Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Berati bëhet qendër e rëndësishme e Dioqezës së Epirit. Në 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatë kësaj periudhe krijohet edhe Pashallëku i Beratit.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut. Pas vizitës në Ergiri (Gjirokastër), ai udhëtoi për në Tepelenë ku dy herë brenda një dite ra në pritën e rebelëve nga Progonati. Pas Tepelenës, ai arrin në qytetin e Beratit, të cilën ai e quan me lavdërim krahinën hijerëndë të Xhihadit. Berati i përshkruar nga Evlijai duket një qytet me një zhvillim të lartë dhe me një nivel të mahnitshëm qytetërimi. [1]
 

ALTIN

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

Berati qytet me komunist ne Shqiperi sme pelqen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

ahridas

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

Kuklla te flm per reklamen qe i ke bere pg ketu ne forum. Ne ka nje vend nostalgjik edhe shpirteror per mua, ai eshte, (Ahridas i thoshin pg enkelejte e lashte ndaj skam si mos te rri pa folur)

Ti Altin pse mi ke vjedhur fotot /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/emot-jerkbag.gif prandaj nuk i gjeja une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif
Tashti, une do doja qe njerezit kur lexojne ketu per qytetet shqiptare, sidomos per pg, do me pelente qe te mos dukej si nje histori-gjeografi "publicitare" sepse, te gjthe ata qe kane qene ne pg kohet e fundit nese i pyet, dalin te zhgenjyer nga gjithe keto publicitete. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_wall.gif
Do doja ide, per ti nxjerre nga kurthi i degradimit, dhe humbjes ngadale te vlerave qe ato kane.
Liqeni im dashur, ka vite qe pi ujera te zeza /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif
Aktivitet jane kuturu, ska organizimin ne nivel bashkekohor
Civilizimi...ka rene /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif

Nuk eshte mire te shash vendin tend, por eshte me mire te dalesh pertej nostalgjise e te jesh realist, pse jo kritik...
 

tola77

Primus registratum
Re: qytete shqiptare

Komuna e Terbufit


Komuna Tërbuf është nje nder komunat me te medha ne Shqiperi si për shtrirje gjeografike por gjithashtu edhe për popullate e cila aktualisht numeron plot 14.600 banore. Eshte me e madhe se bashkia Divjak dhe Pogradec me popullate. Historia e terbufit është e re ne fakt reth viteve 50-60 është njohur si Komuna Terbuf. Pikerisht rreth ketyre viteve u bonifikua keneta e terbufit nga cila merre edhe emrin Terbufi. Popullimi i ketyre tokave qe shume i shpejte dhe njohjti shqipatre nga te gjitha krahinat e shqiperise. Me krijimin e fermes 28 Nentori (sot Cerme Sektor, ne emer te çlirimit te shqiperse nga sundimi turko-otoman). Për banoret e pare qe u insediuan ne kete ferme nuk ishte aspak e lehte por me kalimin e viteve pati nje zhvillim te madh dhe u ndërtuan strehime për banoret e saj te pare, shkolla, qendra shendetesore, kopesht për femijet, cerdhe për femijet nen moshen 3 vjec etj. Fushat pjellore arriten te jene te parat ne shqiperi ne prodhimin e dritherave, sojes, fasules, shalqinit etj. Kjo "belle epoque" zgjati deri ne fund te viteve `90-te me renien e regjimit komunist dhe totalitare. Pas viteve `90 për komunen Terbuf, si për te gjithe shqiperine asaj kohe, vazhdoj nje rruge e gjate dhe e veshtire për tu kapercyer e cila pas eksodit e coj ne rrenim pothujase total si te gjitha vendet e shqiperise ne ate kohe. Por me ardhjen e demokracise shume gjera ndryshuan: gjithcka qe ishte pasuri e perbashket u privatizuan dhe kjo krijoi ne shoqerine e soteme dy klasa krejtesisht te ndare, si ne te gjithe shqiperine, nje klase e pasur dhe nje klase e varfer, nuk ekziston nje klase e mesme. Papunesija është shume e lart edhe shtyne shume banore te imigrojne dret shteteve fqinje. Por ne te njejten kohe pati edhe nje emigrim qe coj qendren e komunes Terbuf, Cerme Sektor, te jete sote mbi 8.500 banore. Fshatrat e tjere kane nje popullsi te ulet ne krahasim me qendren. Fshatrat e tjere (Çermë Shkumbin, Çermë Sipërme, Çermë Proshk, Shënepremte, Sulzotaj) ekzistonin edhe me pare dhe janë pothuajse te gjithe ne rrugen nacionale (sot autostrada Rrogozhine-Vlore) - Divjake ndersa Çermë Sektori është pak me "thelle" ne fusha. Me perzierjen e shume shqipatreve nga zona te ndryshëme pati një vantazh të madh për djalektin e zones i cili nuk mund te quhet nja djalekt sepse mund te thuhet qe flitet nje shqipe mjaft letrare.
 
Top