Quajeni si te doni (dy fjalë mbi librin Erase una vez el amor pero tuve que matarlo)

Albforumi

Primus registratum
Quajeni si te doni (dy fjalë mbi librin Erase una vez el amor pero tuve que matarlo)

erase.jpg

nga Eleato

Titulli i librit : Erase una vez el amor pero tuve que matarlo( Na ishte nje here dashuria po mu desh ta vrisja)

Autori: Efraim Medina Reys.

Datelindja: 1967

Shteti i Lindjes : Kolumbi.

Seksi: Mashkull

Ngjyra e syve: Muti.

Nganjëherë të vertetat e vogla të jetës fshihen prej natyres thellë brënda nesh, ndërsa herët e tjera dikush/diçka na ndihmon ti nxjerrim nga mbuloja që i ka ruajtur ne errësire duke i lënë të shpërthejnë me forcën e tyre herë modeste herë të bute e herë shkaterruese. Dhe pse fatkeqsisht asnjëherë nuk do e kuptojmë se si ndodh.

Pra është kjo forca e asaj cfare realiteti dhe natyra prodhojnë vazhdimisht mbi ne qënjet njerëzore: hiçin.

Mund ta quajeni si te doni. Mund të lexoni ditë e natë mbi filozofine por asnjëherë sdo e kuptoni se sa afër është e verteta.Flas për të vertetën e padjallëzuar nga hipokrizia e bashkëjetesës së lumtur mes qenjes dhe objektit, flas për të vertetën e vetë-dijes se asaj që ndodh përreth.

Mes pjeses më të madhe të qënjeve të gjalla gjëndet një lloj i qënjes njerëzore i cili nuk është në dijeni të errësires dhe pavetë-dijes në të cilen ndodhet e për këtë arsye i shpifet shume shpejt cdo melodie që nuk i afrohet sadopak akordeve të muzikes së tij. Më besoni nuk eshte aspak eufemizem.

Ka dhe prej atyre që jetojnë në të njëjten kalbesire të qelbët, si shumë të tjerë, por nuk u intereson shumë çndodh përreth; u mjafton të kënaqen me castet që jeta herë pas here dhuron në shenjë respekti për sakrificen që bëjne duke jetuar një realitet që u shkon shtrembërisht pershtat.

Më pas vijnë ata që përpiqen të heqin ndryshkun nëper dyert e hekurta të matalurgjikëve dhe të kampeve të perqendrimit me furça dhëmbesh. Keto të fundit janë ata qe hane të njetin mut të perditshem si 90 x 100 e njerezimit por jane të vetëdijshem se ajo cfare hane është vertet mut dhe jo kavial. Ja pra që natyra ka ditur ti veshe gjerat me ngjyrat me të pamendushme per ne njerezit. U ka dhene dhe hijeshine e duhur dhe muzika qe shoqeron gjithe kete shfaqje mbarekonceptuale është e shoqeruar prej nje zeri të ngjirur qe here here gerryen cdo kocke të bute e cdo kafke qe pergjate evolimit nuk ka krijuar asnje instikt vetebrojtjeje.

Njeriu qe ka krijuar Reys, pra Rep, vetevetja ne nje dimension tjeter, eshte pikerisht ky i fundit. Jetimi që perbuz nene e babe sepse nuk i kane lene dy lek, me te cilet fatkeqsisht pretendon te haje gjithe jeten. Ai e di se eshte keshtu dhe nuk e refuzon.

Quajeni si te doni gjithe kete por diçka dihet me siguri: të vertetat e jetes kane ngjyre muti.

Ne të vertet kjo nuk është menyra me të cilen nje njeri qe pretendon të bej nje artikull ose dhe letersi apo art u pergjigjet komenteve të atyre që e pelqejne ose jo, nuk është as menyra se si fillohet nje roman, as rregulli i treshit, as faturat e dritave nuk kane kete perberje leksikore.

Kjo është menyra e të shkruajturit e Bukowskit dhe e nje tipi qe quhet E.M Reys.

Kur u perballa per here të pare me titullin e ktij pararomani ishte çdo gje kaq e trishte pasi asgje spo shkonte mire perreth meje. Asnje e vertet sme kishte dale para syve e as ne stomak sndjeja gje.Ne keshtu rastes është bere e modes ti lihet faji botes dhe njerezve qe gramatikisht i quajme ujqer ndersa ti dukesh se je qingji i pambrojtur që të mungon sensi i vetedrejtimit .

Ne të vertet nuk ishte aspak e pa paramendueshme të zgjidhja nje liber që titullohej : Erase una vez el amor pero tuve que matarlo (ky eshtë titulli ne origjinal ) ndersa une u perballa me versionin ne italisht : C‘era una volta l’amore ma ho dovuto ammazzarlo. Raporti im me fjalen dashuri ne atë kohe ishte paksa i zhdrejte, sapo ajo me afrohej une largohesha dhe anasjelltas, pak si shume platonike dhe per vetë Platonin e gjore. Por me i trishte ishte fakti se pergjate leximit nuk kishte asgje që fliste per dashurine pervec ketij fragmenti që ne cast me kujtoj veten ne versionin me te keq te mundshem: Kur Nancy ishte e lumtur per ndonje gje, Sid mundohej ta shkaterronte ate lumturi, te vriste ate NDONJE GJE,. Nancy ishte e lumtur me Sid-in ndersa Sid i bente vazhdimisht keq vetes, nuk donte aspak qe ajo te ishte e lumtur, nuk u besonte njerezve te lumtur e ai donte ti besonte Nancy-it.

I gjithe romani ose me mire nje gatiroman i shqyer copash është i ndertuar me nje qellim te vetem: të shkaterroje keshtjellat e reres pergjate brigjeve të kultures dhe artit e të mos jape asnje shpjegim mbi perse -ne.

Raporti i autorit me të kaluaren e tij eshte thelbi enigmatik i cdo procesi jetesore qe Rep (repttile), personazhi kryesor i librit, perpiqet të ndertoje pergjate rruges se tij. Nuk ka asnje të vertet as minimalisht të dukshme, madje mund ta harroni sherbimit ne nje pjatance të argjendte per sa kohe të mos ketë muzike rock ne spanjisht.

Ana strukturore e ktij libri, per ti bere nje pseudo analize letrare vepres ne fjale, është nje introspeksion i autorit mbi jeten i materializuar ne shkallen me te thjeshte të të shkruajturit ne rreshta: tregimit të shkurter qe pretendon me ze të ulet titullin roman.Dhe pse personalisht mendoj se nuk eshte aspak keshtu. Fakti që ka nje lidhje të lehte mes tregimeve nuk do të thote qe me doemos është roman. Nuk ka nje fillim, as kulm, as mbarim. Ka vetem nje çast që ai nis të shkruaje, ska asnje shpejgim, ska asnje vazhdimesi/nderprerje kohore apo hapsirore. Gjerat ndodhin vetevetiu pa asnje qëllim apo kuptim ne vetëvete. Duket sikur personazhi/autori urren të ketë nje qëllim ne jeten e tij. Nenshtrimi ndaj rregullave perben perjashtimin kryesore të cdo kapaciteti vrojtues të denje per ti dhene titullin pasardhes i menyres Bukowski. I denje per ketë titull nuk mund të jete nje nejri që duke mohuar cdo art e kulture të berit letersi dhe art vazhdon me koekfortesi mushkonjore nen rrjedhen e pseudo postmodernizmit duke e bere jointeresante dhe te bezdishme ate që duhet të jete e thjeshte dhe interesante. Ai duhet te peshtyje me doemos ne pjaten qe ha e kete e ben mesemiri Rep.

Autori/personazhi nuk ka shtepi, arti i tij është ai i që behet mbi nje vend/send ku realisht mund te shkruhet. Ai është ne kerkim të nje strehe, të nje ndjenje pastertisht abstrakte dhe mbi të gjitha e di se duhet pasur nje e tille dhe nese e ka nje të tille.

Rep nuk do t’ia di per filozofine, artin, letersine, fene, dashurine, e per asgje ne bote nuk do dilte nga banjoja e tij. Nese do i donte sadopak keto forma te shprehurit të ndjenjes veteshkaterruese se llojit njerezore do ishte vetem sepse Nancy rrinte me ore të tëra duke djegur neuronet mbi dilemat e Kantit dhe Hegelit. Rap do kishte dashur të binte ne dashuri por vetem nese Kurt apo Sid do kishin ditur të dashuronin. Kam mesuar me teper kur isha ne kopshtin zoologjik sesa gjithe jeten time thote ndersa shikon se sa bukur benin dashuri orangotanget.

Rep nuk do t’ia dij per asgje qe ndodhet perjashte simboleve te tija te rinise dhe te se tashmes: Sex Pistols, Nirvana, Bukowski, Alice in chains. Jeta e tij eshte vazhdmimisht pralelizem mes jeteve te Sid e Kurt dhe te tijen. Rikthimi i perjetshem i se nejtes e mundon ndaj mendon shpesh te nderroje te dashurat. Mbase e vetmaj gje qe e dallon prej idhujve te tij.

Në nje nga tregimet e librit Rap imagjinon veten sikur është nje njeri shume i famshem qe jeton ne New York( shume me trandy se L.A mendon ai) e ndersa e intervistojne dhe e pyesin mbi shume gjera pergjigjet e tij jane skica të padukshme qe ulërijne pëer të vertetat e vogla qe në jetën e tij nuk ka mundur asnjehere ti shprehe me for
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4726

Top