Qfarë është Teknologjia informative

Albforumi

Primus registratum
Qfarë është Teknologjia informative

Është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.</p>


Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.</p>


Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhena në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softverik dhe hartverik.Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose sic quhet ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologjia.blog.al/?p=174. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologjia.blog.al/?p=174
 
Top