Procesi i parashikuar të niste më 1 prill është shtyrë pa vendosur një tjetër datë se kur do të kryhet
Qeveria shqiptare ka shtyrë projektin e saj për të regjistruar popullsinë në vend mbi baza etnike dhe fetare. Burime zyrtare brenda kabinetit qeveritar bëjnë të ditur se procesi i shumëpërfolur i regjistrimit të popullsisë, i cili pritej të fillonte në 1 prill të këtij viti është shtyrë, pa përcaktuar një tjetër datë se kur ai do të nisë. Në lidhje me këtë shtyrje, burimet japin një sërë arsyesh, por tri mësohet se janë më kryesoret.
Arsyeja e parë lidhet me faktin se procesi i regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ngjalli menjëherë reagimin e ashpër të shumë intelektualeve dhe grupeve të interesit në vendin tonë. Frika se me këtë proces do të abuzohej, duke rritur në mënyrë fiktive numrin e minoriteteve, u shpreh menjëherë nga intelektualët shqiptarë dhe po kështu nga grupe të caktuara interesi, siç është komuniteti çam në Shqipëri. Shqetësimi u fokusua kryesisht tek një pjesë e shqiptarëve të cilët për interesa të ditës mund të deklaronin se i përkisnin etnisë greke, nisur edhe nga eksperienca e hidhur që vendi ynë ka pasur me këtë çështje me një pjesë të popullsinë që jeton në Jug.
Nga ana tjetër, regjistrimi i popullsisë, proces ky që zakonisht kryhet njëherë në 10 vjet, përkon me fushatën elektorale të partive shqiptare për zgjedhjet lokale të 8 majit. Një proces i zhurmshëm regjistrimi, i përzier me një fushatë zgjedhore intensive, e cila nisur nga gjendja aktuale politike pritet të marrë ngjyrime të forta, nuk do t’i shërbente klimës së përgjithshme në vendin tonë.
Burimet përmendin si arsye të tretë, por jo më pak të rëndësishme në marrjen e këtij vendimi, edhe kërkesën që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka bërë qeverisë shqiptare, për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. PDIU, e cila është një parti e formuar nga shkrirja e dy partive që përfaqësonin komunitetin çam në vend, konsiderohet sot si një aleate kyçe për qeverinë ‘Berisha’, nisur edhe nga fakti se kjo parti përfaqësohet me dy deputet në Parlamentin shqiptar. Në këtë kuadër, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi përgjatë ceremonisë së krijimit së partisë së re, i kërkoi në mënyrë të qartë qeverisë që ta shtynte procesin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare dhe të kërkonte më shumë konsulta në lidhje me këtë proces.
Procesi i ri i regjistrimit të popullsisë shqiptare është njoftuar nga përfaqësues të qeverisë në fund të vitit të shkuar, dhe Kryeministri Berisha mandatoi ministrin e Informacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo për ta drejtuar dhe mbikëqyrur atë. Regjistrimi i popullsisë mbi këtë formë u konsiderua si normal dhe si një praktikë që zhvillohej në shumë vende europiane. Por, problemet që mund të hapë ky proces duket se e kanë shtyrë qeverinë që ta rikonsiderojë edhe njëherë këtë çështje dhe të gjejë një mënyrë të re për kryerjen e këtij procesi të rëndësishëm.
-Gazeta Shqip