Qeveria miraton 6 mijë kuota për sistemin part-time
Çelen programet e doktoraturës për shkenca ekonomike dhe arkitekturë-urbanistikë

Në mbledhjen që Këshilli i Ministrave zhvilloi dje u miratuan kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë si dhe tarifat e shkollimit për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme të edukimit në distancë për vitin akademik 2009-2010. Për këtë vit akademik u miratuan 6145 kuota, prej të cilave 5905 i përkasin programit të studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, 40 kuota për ciklin e parë të edukimit në distancë; 100 janë kuota për transferim studimesh dhe 100 kuota për shqiptarë nga trojet jashtë Shqipërisë dhe shtetas të tjerë të huaj.

Prej këtyre kuotave përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe zotërojnë një dëftesë pjekurie apo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, ekuivalente me të.
Ndërsa kandidatët, që dëshirojnë të ndjekin studimet, me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, e fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë e të bëra publike paraprakisht do të paguajnë një tarifë e shkollimit (për 180 kredite) e cila nuk bëhet publike. Po kështu nuk bëhen publike as tarifat e shkollimit që duhet të paguajnë studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme.

Po dje Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë 42 bursa studimi, për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër nga të cilat 16 bursa studimi për janë për nxënësit e viteve të para, 12 për nxënësit e viteve të dyta dhe 14 për nxënësit e viteve të treta. Vlera e bursës është 680 euro për nxënës, në vit. Gjatë mbledhjes së djeshme u vendos edhe çelja e programit të studimeve të doktoraturës në fakultetin e ekonomisë dhe administrimin në Universitetin “Aleksandër Moisiu’ në Durrës. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në shkencat ekonomike”.

Ndërsa tarifa e shkollimit është 200 mijë lek. Një tjetër vendim i qeverisë është edhe çelja e programit të studimeve, të ciklit të tretë, të Doktoratës në “Arkitekturë-Urbanistikë”në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimi, në UT. Kuota e përcaktuar për vitin 2009, është 14, nga e cila dy kuota caktohen për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Tarifa e shkollimit do të jetë 200 mijë lek.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26635. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26635