Qeveria merr në kontroll Dhomat e Tregtisë
Vetë ministria do të përcaktojë mënyrën dhe firmat që do të marrin pjesë në panaire
Florian Papadhimitri
TIRANË- Bizneset e grupuara në dhomat e tregtisë do të kontrollohen dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e qeverisë. Ndryshe nga sa kanë vepruar deri më tani, dhomat e tregtisë nuk do të jenë më të lira në vendimmarrje dhe veprimtarinë e tyre. Projektligji i ri i miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, synon vënien nën kontroll të të gjitha dhomave të tregtisë në mbarë vendin. Ndryshe nga ligji i parë, miratuar në vitin 1994 dhe i dekretuar nga vetë ish- presidenti Berisha, ligji i ri i jep kompetencë ministrit të Ekonomisë dhe Tregtisë për të miratuar statutin e dhomave dhe ndryshimeve që mund t’i bëhet atij. Kështu, në ndryshim nga ligji i vjetër, ku organ mbikëqyrës ishte ministria si dikaster, e cila kontrollonte vetëm ligjshmërinë e statusit, ligji i ri i jep kompetenca ministrit për miratimin e statutit të dhomave. “Asambleja, me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të vet, miraton statutin e Dhomës dhe ia paraqet ministrit për miratim, brenda 30 ditëve. Statuti hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga ministri, i cili, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për miratimin e statutit, duhet ta miratojë atë ose t’i kërkojë Dhomës ndryshimin e dispozitave, që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në nenin 9 të ligjit të miratuar dje nga qeveria. Kësisoj, Asambleja e Dhomës së Tregtisë duket se nuk do të ketë ndonjë rol në hartimin e statusit që rregullon veprimtarinë dhe të drejtat e saj, pasi këtë do ta ketë në dorë tërësisht ministri i Ekonomisë.
Sekretari
Instrument tjetër i kontrollit të dhomave të tregtisë nga qeveria, është edhe posti i sekretarit. Sekretari i dhomave dhe bashkimit të dhomave të tregtisë tani do të emërohet dhe shkarkohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, megjithëse pagën do ta marrë nga kuatizacionet e bizneseve anëtare të dhomës. Në ligjin e vjetër, sekretari zgjidhej nga kryesia e dhomës ose e bashkimit të dhomave. Ndërkohë, sekretarit i janë atribuar një sërë kompetencash në projektligj. Ai ka për detyrë të ndjekë një sërë veprimtarish dhe funksionimin e dhomës dhe mund të njoftojë direkt mbikëqyrësin, në këtë rast ministrin, për shkelje apo parregullsi. Në projektligj, parashikohet që kompetencat e tij mund të zgjerohen edhe nëpërmjet akteve nënligjore që mund të nxjerrë në të ardhmen qeveria.
Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, Ministria e Tregtisë do të nxjerrë urdhrat dhe udhëzimet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për organet e dhomave të tregtisë dhe zbatimi i tyre do të bëhet nëpërmjet sekretarëve të emëruar nga vetë ajo.
Auditimi
Shtesë tjetër në strukturat e Dhomave të Tregtisë është Komisioni i Auditimit. Kjo strukturë, sipas ligjit të ri, përbëhet nga tre veta, prej të cilëve njëri miratohet nga ministri. “Komisioni i auditimit zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare dhe përbëhet nga 3 anëtarë, nga të cilët njëri është ekspert kontabël i autorizuar dhe emërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, ndërsa dy të tjerët zgjidhen nga Asambleja e Dhomës; njëri me profesion jurist dhe tjetri me profesion ekonomist”, thuhet në nenin 20. Projektligji “për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, ka 42 nene dhe shfuqizon ligjin e vjetër nr. 7 804, datë 10.03.1994, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.
Bizneset në panaire, me firmën e ministrisë
Pjesëmarrja në panaire të ndryshme ndërkombëtare e kompanive shqiptare tashmë do të jetë në dorë të qeverisë. Ministri i Tregtisë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, do të ketë një kompetencë të re mbi bizneset që janë anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë. Është neni 35 i cili përcakton disa nga kompetencat e organit mbikëqyrës, që është ministri i Tregtisë. Së pari, aty shprehet qartë që ministri i Tregtisë do të jetë mbikëqyrës i dhomave të tregtisë. Më pas janë edhe disa kompetenca të tjera, ku e fundit përcakton se do të jetë ministri ai që vendos për pjesëmarrjen e biznesit në panaire ndërkombëtare. “Organi mbikëqyrës përcakton, me udhëzim të veçantë, rregullat për pjesëmarrjen e subjekteve tregtare, që përfaqësojnë vendin tonë në panaire ndërkombëtare, jashtë vendit”, thuhet në nenin 35.
Ndryshimet në ligjin e ri
Neni 9
Miratimi i statutit
Asambleja, me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të vet, miraton statutin e Dhomës dhe ia paraqet ministrit për miratim, brenda 30 ditëve.
Statuti hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga ministri, i cili, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për miratimin e statutit, duhet ta miratojë atë ose t’i kërkojë Dhomës ndryshimin e dispozitave, që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dispozitat e këtij neni vlejnë dhe për ndryshimet në statut.
Neni 35
Organi mbikëqyrës
Organi mbikëqyrës përcakton, me udhëzim të veçantë, rregullat për pjesëmarrjen e subjekteve tregtare, që përfaqësojnë vendin tonë në panaire ndërkombëtare, jashtë vendit.
Neni 18
Sekretari i Dhomës emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit.
Neni 19
Kompetencat e sekretarit të Dhomës
Sekretari i Dhomës ka këto kompetenca:
1. Njofton periodikisht organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Dhomës.
2. Ndjek respektimin nga Dhoma të dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera në fuqi.
3. Ndjek zbatimin e vendimeve të kryesisë dhe të asamblesë së Dhomës.
4. Ndjek procedurat e regjistrimit të anëtarësisë, sipas nenit 7, të këtij ligji.
5. Ushtron çdo kompetencë tjetër, të parashikuar me ligj.
Neni 40
Aktet nënligjore
Ministri përgjegjës për tregtinë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme, për krijimin dhe zgjedhjen e organeve të Dhomës dhe të Bashkimit të Dhomave, sipas këtij ligji, dhe ngarkon sekretarët e Dhomave dhe sekretarin e përgjithshëm, për zbatimin e tyre.
Ligji i vjetër
Neni 19
Veprimtaria e bashkimit të dhomave rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, të statutit të bashkimit të dhomave dhe vendimeve të asamblesë së përgjithshme të bashkimit të dhomave.
Është në kompetencë të asamblesë së përgjithshme të bashkimit të dhomave:
1. Përcaktimi dhe miratimi i veprimtarisë së bashkimit të dhomave.
2. Miratimi i statutit.
3. Miratimi i akteve normative për organizimin dhe funksionimin e bashkimit të dhomave.
4. Miratimi i buxhetit vjetor dhe raporti për llogaritë vjetore.
Neni 22
Sekretari i përgjithshëm i bashkimit të dhomave zgjidhet nga kryesia e këtij bashkimi.