Qeveria injoron sërish Financial Times
Gazeta britanike “Financial Times” pritet të publikojë raportin vjetor për Shqipërinë më 7 dhjetor të këtij viti dhe i ka dërguar qeverisë një propozim bashkëpunimi, por duket se propozimi i saj ka rënë në vesh të shurdhët, bëhet e ditur nga burime pranë qeverisë. FT, e cila lexohet nga rreth 1.4 milionë vetë çdo ditë dhe ka mes lexuesve krerë shtetesh dhe udhëheqës të rëndësishëm biznesi, i dërgoi një ftesë për bashkëpunim qeverisë më 19 nëntor, ku u shpjegonte temat e lajmeve që do të përfshihen në raportin special për Shqipërinë, si edhe çmimet për reklamat. Por, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë nuk e ka marrë ende në shqyrtim këtë propozim.

Raportet speciale

“Financial Times” publikon një numër të konsiderueshëm raportesh speciale për vende të ndryshme të botës apo për industri të caktuara. Këto speciale zakonisht kanë gjuhë të butë dhe shërbejnë më së shumti si reklamë, pavarësisht se shkruhen nga gazetarë profesionistë dhe në to zbatohet etika e raportimit të paanshëm. Raporte të tilla shoqërohen me reklama nga institucionet qeveritare. Reklamat kushtojnë deri në 85 mijë paund. Vetë FT thotë se “raportet tona speciale vlerësohen nga lexuesit tanë të rëndësishëm dhe me ndikim si një burim objektiv informacioni dhe ky raport përbën një platformë të shkëlqyer reklamuese për të ndikuar ata që ndikojnë”. Megjithatë, qeveria shqiptare duket se nuk është e bindur.

Sherri i dy viteve më parë

Qeveria dhe “Financial Times” patën një sherr të përmasave historike dy vite më parë, kur qeveria kërcënoi përmes komunikimeve zyrtare se nuk do të jepte reklamat e disa agjencive shtetërore, në rast se nuk i jepej e drejta të lexonte paraprakisht shkrimet që do të publikoheshin në raportin special dhe sanksiononte se këto shkrime duhej të ishin pozitive dhe tu pëlqenin atyre. Stafi redaktues i FT nuk pranoi që ti dorëzonte shkrimet për inspektimin e qeverisë shqiptare para publikimit. Jo vetëm kaq, por letërkëmbimet mes zyrtarëve të FT-së dhe qeverisë përfunduan në shtypin shqiptar.

“Në telefonatën tonë të fundit në datën 26 shkurt, sa i përket dy çerek faqeve reklamë të Autoritetit Portual Durrës dhe Postës Shqiptare, ju kushtëzuat për çështjen e këtyre publiciteteve me garancitë që raporti i Financial Times mbi Shqipërinë do të jetë pozitiv dhe duhet të jetë i favorshëm. Ju lutem verifikoni dhe konfirmoni kushtet e shpallura, së bashku me komentet tuaja të shprehura sa u përket përmbledhjeve editoriale, në mënyrë që të konsiderohen nga ana e departamenteve përkatëse në Financial Times. Po pres që të marr përgjigje të shpejtë nga ju”, thotë në komunikimin e tij të datës 28 shkurt 2007 Zeljko Mandic, zyrtari i departamentit të marketingut në FT.

E meqë nuk kishte një e-mail të shpejtë nga këshilltarja e Kryeministrit për të dhënë përgjigje, Mandic i çon një tjetër e-mail, të premten në datën 29 shkurt. “Zonja Guxholli, ju lutem më ktheni një përgjigje të shpejtë”.

Rreth orës 15.00 të së premtes, këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli, i kthen përgjigje përgjegjësit të marketingut në FT.

“Në emër të Kryeministrit, dua të qartësoj me ju faktin se biseda jonë nuk ishte për të kushtëzuar këtë çështje, pra për reklamat për të financuar artikullin në Financial Times. Ne nuk po kërkojmë garanci që raporti mbi Shqipërinë të jetë pozitiv dhe duhet të jetë i favorshëm për Shqipërinë, por që artikulli duhet të bazohet në informacione dhe të dhëna të sakta e të besueshme. Nënvizimi ishte për të reflektuar realitetin në Shqipëri dhe çfarë ka ndryshuar për më mirë. Nuk kemi për qëllim që të porosisim dhe të paguajmë një artikull për vendin tonë për qëllime imazhi dhe për të rënë dakord për të paraqitur vendin ashtu sikurse nuk është dhe sikurse po zhvillohet. Ajo që ne po kërkojmë është të jemi të sigurt që burimet e informacionit të rishikuara të përdoren dhe që ne të kemi një shans të prezantojmë se çfarë po ndodh realisht në Shqipërinë e ditëve të sotme. Pra, ne jemi akoma në favor të marrëveshjes së bërë dhe jemi të angazhuar të ecim përpara, por jo përpara se ne të kemi dijeni rreth çështjeve të përmendura më sipër. Nëse ju mund të na asistoni në këtë çështje, ju lutem bëjeni”, është mesazhi i këshilltares së Kryeministrit Suzana Guxholli, drejtuar përgjegjësit të marketingut në “Financial Times”.

E pas këtij e-maili, është dashur një përgjigje zyrtare e drejtorit të marketingut të “Financial Times”, i cili po në datën 29 shkurt, rreth orës 17.30, i ka kthyer përgjigje këshilltares së Kryeministrit. “Dëshiroj të theksoj në mënyrë kategorike se integriteti i editorialeve të Financial Times njihet nga qeveritë dhe liderët në botën ndërkombëtare të biznesit”, duke e sqaruar gjithashtu se FT gjithmonë i bazon raportimet e veta në informacionet më të fundit të marra nga agjencitë dhe liderët që i kanë në dorë këto informacione.

Sherri ndoshta i takon së shkuarës, por për vitin e tretë radhazi ka gjasa që raporti special i FT-së për Shqipërinë të publikohet pa bashkëpunimin e qeverisë shqiptare.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25732. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25732