Të gjitha shkollat e sistemit parauniver sitar në vendin tonë duhet që të zhvillojnë një herë në muaj kros masiv. Ky është udhëzimi më i ri që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dërguar në çdo drejtori arsimore. Në këtë udhëzim përcaktohet se ky aktivitet duhet të zhvillohet të premten e dytë të çdo muaji. Vëmendja që MAS ka dhënë për zhvillimin e orës së fizkulturës është maksimale, pasi edhe në një udhëzim të mëparshëm ka përcaktuar hapat që duhet të ndjekë çdo mësues për zhvillimin e orës së edukimit fizik. Shtimi i orëve të fizkulturës në të gjitha klasat e sistemit parauniversitar, duke filluar nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, me nga tri orë në javë ka qenë një propozim i kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili ka theksuar se shtimi i orëve të edukimit fizik në shkolla do të ulë obezitetin e nxënësve, i cili është në shifra alarmante. Ndërkohë që Qendra Kërkimore Shkencore e Sportit në Shqipëri ka konstatuar se popullsia jonë aktivizohet fizikisht -atletikisht, në masën prej 4 %.
Udhëzimi&krosi
Fillimin e javës që shkoi në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, si dhe në Zyrat Arsimore në mbarë vendin ka shkuar udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku përcaktohet se të premten e dytë të çdo muaji, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend duhet të zhvillojnë kros masiv me të gjithë nxënësit e shkollës dhe mësuesit e edukimit fizik. Orari i zhvillimit të krosit përcaktohet nga drejtuesit e shkollës. Rikthimi i krosit, shtimi i orëve të fizkulturës, por edhe mundësia e futjes e fizkulturës së mëngjesit në shkolla duket sikur po na kthen mbrapa në kohë, pasi kanë qenë rregulla që në shkollat tona kanë aplikuar në vitet e komunizmit. Por për drejtuesit e qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit nuk është kështu. Sipas tyre, dhënia prioritet orës së edukimit fizik do të sjellë reduktim të obezitetit të fëmijëve, që aktualisht është në shifra alarmante. Nga të dhënat e qershorit 2014, të Institutit të Shëndetit Publik rezulton se popullsia me moshë mbi 20 vjeç, 54,4 % e saj është me mbipeshë ndërsa 21,3 % është obeze. Në platformën e edukimit fizik të publikuar nga Ministria e Arsimit theksohet se jetesa sedentare nuk ka prekur vetëm të rinjtë dhe moshat e reja, por që fëmijët e kopshtit. Kjo, për arsye sepse sporti nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur, ndërkohë që orët e edukimit fizik me ndryshimin e sistemit arsimor janë eliminuar në vitet XI dhe XII të shkollave të mesme të vendit. Por këtë vit shkollor, MAS ndryshoi programet dhe ka përcaktuar se çdo nxënës, nga klasa e I deri në klasën e XII do të zhvilloi tri orë fizkulture në javë.
Ndërkohë që mësuesit e fizkulturës e kanë të detyruar që për çdo nxënës të bëjnë matjet e cilësive fizike-atletike, siç përcaktohet në kartelën individuale, duke zhvilluar rregullisht tri testime, në fillim të semestrit të parë, në mes dhe në fund të semestrit të dytë. Në bazë të këtyre tri rezultateve, mësuesi duhet që të bëjë një krahasim dhe më pas të nxjerrë konkluzionet vjetore të cilësive fiziko-lëvizore për grupmoshat deri në 10 vjeç, deri në 14 vjeç, deri në 18 vjeç. Drejtoritë e shkollave urdhërohen që çdo ditë të bëjnë kontrollin e mbarëvajtjes së orës së fizkulturës. “Drejtoria e shkollës kontrollon çdo ditë zhvillimin e orës së edukimit fizik në të gjitha klasat, si dhe detyrimisht verifikon dhe merr pjesë gjatë zhvillimit të testeve”, -përcaktohet në udhëzimin e MAS për zhvillimin e orës së edukimit fizik.
Koha Jone

Last edited by a moderator: