Qeveria e Rilindjes: "Të gjithë mësuesit e vendit duhet të kalojnë provimin tonë!"

Universal

AnonymouS
Nikolla: 1984 mësues pa shkollë edukojnë fëmijët, Rama: Do bëjmë revolucion
attachment.php


Tiranë – Qeveria shqiptare do të nisë që nga dita e nesërme, programin e ti “Mësues për Shqipërinë”, i cili synon të reformojë sistemin arsimor publik në kushtet kur 1984 mësues rezultojnë fare pa arsim dhe mijëra të tjerë, jashtë profilit.
Kryeministri Rama në një konferencë të posaçme më mësues nga gjithë vendi, e konsideroi një krim të rëndë që duhet ta ndajë nga arsimi parauniversitar, dhe për këtë duhet të bëhet nje revolucion. Ndërkohë tha kryeministri se janë 177 mijë fëmijë që janë lënë në dorë të mësuesve pa arsim.
“Është cënur e ardhmje e fëmijëvë të pafajshëm në Shqipëri për dy arsye, nga njera anë klientelzimi dhe nga ana tjetër korrupsioni. Është goditur në kokë një numër i atillë fëmijësh i barabartë me 26% të fëmijëve që frekuentojnë arsimin publik, duke ua lënë 177 mijë fëmijë në dorë mësuesve jashtë profilit, pa arsimin përkatës apo mësues që nuk i realizonin kurrë orët e tyre.
Ky është një krim me të cilin ne kemi përgjegjësinë ta ndajmë një orë e më parë sistemin arsimor. Gjithçka që ne bëjmë ka një vlerë, por gjitha të tjerat pa reformuar dhe pa operuar deri në metastazën e fundit, kancerin në sistemin arsimor nuk kanë asnjë vlerë.
Prej vitresh organizmi i arsimit është prekur nga një kancer që është ngrënë i gjallë.
Problemi është në rrënjë dhe kemi qenë të vetëdidjshmë që prerja e degëve të kalbura në arsimin e lartë ka qenë fillimi i një procesi që duhet të shkojë deri në rrënjë.
Investimi në arsim nuk është i mjaftueshëm kur përqëndrohet në tulla dhe llaci për të bërë godina dhe për të shtuar numrin e klasave nëse nuk zhvillohet tek mësuesit. Këtu pamë situatën skandaloze , të papranueshme dhe të pangjashme me asnjë vend të rajonit lidhur me mësuesit pa arsim përkatës, jashtë profilit apo mësues që janë paguar sikur janë, por që në fakt nuk janw, dhe nuk kemi parë cilësine e burimeve njerëzore që nga kjo anë konsiderohen në rregull, këtë nuk e kemi parë dhe nuk do presim një analizë, por do veprojmë me shpëjtësi.
Në arsimin parauniversitar ne duhet të bëjmë revolucion. Nuk mund të ecim duke i besuar një rritmi haptazi, duhet të vrapojmë. Këtu nuk luhet fat ii një qeveria, por fat ii një gjenerate dhe e ardhmja e shqipërisë në 20-30 vjet.”
Ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se situata është tronditëse, pasi kë mësues edukojnë mbi 26% të nxënësve, ç’ka asnjë fëmijë nuk e meriton.
Nda, Nikolla paralajmëroi se “do të fillojmë si një trup i vetëm, që të mos lejojmë që këta mësues, që janë jashtë profilit apo ca më keq, pa arsimin përkatës, sot të japin mësim mesatarisht 26% të nxënësve që janë në bankat e shkollave publike. Është një shifër tronditëse, por na mobizilon fort për të filluar një orë e më parë një program të riqë quhet “Mësues për Shqipërinë”.
Ne do të vijojmë për ndryshimin e situatës që nesër, me provimin kombëtar për aplikantët për mësues, duke krijuar një portal kombëtar për të pritur të gjithë aplikantët, edhe pë rata që nuk e kanë dorëzuar dosjen pranë DAR-it sot deri në 30 nëntor.
Do të realizojmë një provim kombëtar për të gjithë aplikantët sipas profilit të tyre dhe qarkut të përzgjedhur në çdo rajon të vendit, një provim që do të monitohet nga Ministria. Pajtimi i mësuesve apo punësimi i mësuesve do të behet pikërisht nga lista e rankuar që do të bëhet pas këtij testimi.
Brenda muajit dhjetor do t’i japin fund historisë së mësuesve pa arsimin përkatës, pot ë vijojmë edhe me realizimin e Vendimit 44, për të mundësuar që ato mësues që ato mësues që janë në profil, që kanë diplomën dhe çerfitifikimin e duhur, të mund të japin mësim në profiling e tyre. Brenda muajit dhjetor do të publikojmë kalendarin për të gjithë mësuesit, sepse do të lcensohen të gjithë ata mëues që janë konfom ligjit për të qënë mësues. Ne nuk do të vijojmë me metodën e vjetër të trainimeve të mësuesve, por sa kohë që do të mbështesim mësuesit në rritjen e tyre profesionale, po aq dhe në mënyrë periodike do të vlerësojmë edhe njohuritë e tyre.
Në muajin maj të vitit të ardhshëm ne do të përmbyllim të gjithë procesin e licensimit të mësuesve që janë në sistem duke krijuar kështu edhe databse të qëndrueshëm, që do të mundësojë të gjithë transparencën dhe politikëat tonë të asrimit.

Oranews.tv
 
Top