Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kilovat/orë energji. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare për 2015 -2016

shkelqim cani okReforma në tarifat e energjisë për familjet është konturuar tashmë. Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kv/orë energji në muaj dhe atij 13.5 lekë për konsumin mbi 300 kv/orë, çka prodhon të njëjtin nivel çmimi për të gjithë, 10.6 lekë për kv/orë energji duke nisur nga 1 janari 2015. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këtë version e ka pranuar edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Propozimi

Kompania CEZ, tani OSHEE, në vitin 2012 kur dhe aplikoi ndryshimin e tarifave në Entin Rregullator të Energjisë, kërkoi heqjen e tarifës për bllokun e parë dhe ulje të lehtë të tarifës së bllokut të dytë. Sipas shpjegimeve të atëhershme të kompanisë CEZ, në këtë mënyrë do të kishte një shpërndarje të thjeshtë të rritjes së të ardhurave të kërkuara në mënyrë të barabartë për çdo grup të konsumatorëve. “Llogaritja është bërë duke synuar rregullime të lehta të tarifave dhe duke shmangur rritjen e lartë në

2013, por që pason edhe në 2014”. Ky parim dhe argumentin i çekëve duket se do të vihet në jetë nga qeveria pa asnjë ndryshim për periudhën 2015-2016. Sipas kompanisë OSHEE, sistemi i tarifave me dy blloqe (e ashtuquajtura tarifë sociale) duhet të hiqet për shkak se nuk përmbush aspak qëllimin e saj të synuar teksa e gjithë popullata është përfituese e një “subvencioni” të tillë, jo vetëm konsumatorët në nevojë.

Mbështetja e konsumatorëve në nevojë është një rol që duhet të kryhet nga institucionet shqiptare nëpërmjet ndihmave të drejtpërdrejta që të kenë lidhje me faturat e energjisë, sepse, nëse ofrohet me çmimet e energjisë, një gjë e tillë deformon tregun e energjisë dhe

një alokim të drejtë të kostove për shpërndarjen dhe shitjet e energjisë. Të njëjtën pikëpamje në fakt për heqjen e fashës mbrojtëse kanë ndarë edhe institucionet ndërkombëtare, të tilla si Banka Botërore, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë – që e rekomandon fuqishëm një reformë të tillë, USAID dhe institucione të tjera të ngjashme.

Si ndryshon fatura e energjisë

Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani teksa komentoi për “Zërin e Amerikës” situatën në sektorin energjetik, pranoi se tarifa e re për konsumin e energjisë elektrike do të vendoset si një çmim mesatar pa dhënë më shumë detaje për metodikën që do përdoret për përllogaritjen e çmimit të ri, por duke konfirmuar se me FMN-në është rënë dakord që të hiqet fasha prej 300 kv/orësh. Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj. Bazuar në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013, rreth 76.3% e të gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300kvh/muaj. Nëse me çmimin aktual këto familje paguajnë 7.7 lekë për kv/orë, me çmimin mesatar prej 10.6 lekësh për kv/orë, fatura mujore do të rritej me të paktën 1 mijë lekë të reja në muaj për çdo familje. Nëse i referohemi këtij çmimi mesatar për familjet që konsumojnë më shumë se 300 kv/orë në muaj, fatura mujore do të ulej me një shumë të pakonsiderueshme. Sipas të njëjtit raport të ERE-s, kjo kategori zë më pak se 25 % të konsumatorëve familjarë.

MAPO
 

Universal

AnonymouS
PD: Heqja e fashës 300 kilovatorë, penalizohen të varfërit

Të gjithë qytetarët do paguajnë më shumë pas vendimit për të hequr fashën 300 kv/orë në muaj për shtresat në nevojë. Deklarata u bë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Ai theksoi se do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta.

“Ministri Financave deklaroi dje nga Uashingtoni se çmimi i energjisë do të rritet. Fasha mbrojtëse deri në 300 kv/orë në muaj për shtresat në nevojë do të hiqet, dhe çmimi i aplikuar më pas do të jetë një çmim i mesatarizuar. Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kv/orë në muaj. Në praktikë, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 kv/orë. Praktikisht këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistët, të papunët, gratë kryefamiljare, studentët dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pra do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta”, – u shpreh Bozdo. Më tej ai theksoi se ministri i Financave nuk pati guximin ta deklaronte këtë gjë në Tiranë. Ai zgjodhi Washingtonin, sepse kryeministri por edhe ministrat i kishin garantuar shqiptarët në Tiranë se çmimi i energjisë nuk do të rritej. “Shqiptarët morën sigurinë e plotë nga Rama se energjia nuk do të preket. Shqiptarët madje morën premtimin nga Rama, para zgjedhjeve, se çmimi i energjisë do të ulej ndjeshëm. Sot, pas një viti qeverisjeje, rilindasit bënë pikërisht të kundërtën, rritën çmimin e energjisë. Opozita e ka paralajmëruar prej kohësh këtë skenar.

MAPO
 

Universal

AnonymouS
Si ndryshon çmimi i energjisë me planin e ri të qeverisë

TIRANE-Qeveria shqiptare ka paralajmëruar heqjen e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Ky njoftim paraprak i ardhur nga ekzekutivi, ka krijuar reagime por dhe një konfuzion shifrash mes debateve pozitë-opozitë.

Për këtë arsye portali Pol.al ofron sot grafikët që tregojnë në mënyrë të detajuar diferencën e çmimit, sipas konsumit të energjisë që bën secila familje dhe njehësimit të çmimit pas heqjes së fashës prej 300kw.
Por më së pari le të shpjegojmë sesi është skema ekzistuese me fashë dhe si është skema e propozuar për heqjen e fashës.

➵ Skema ekzistuese:
-Për të gjithë konsumatorët familjarë, kur harxhojnë deri në 300 kw çmimi i energjisë u llogaritet me 7.7 lekë/kw (shkon realisht 9.24 lekë/kw me gjithë TVSH).
-Në momentin që e kalojnë limitin prej 300 kw, atëherë e gjithë energjia elektrike që shpenzojnë nga 301 kw e sipër u llogaritet me çmimin 13.5 lekë / kw ( shkon realisht 16.2 lekë/kw me gjithë TVSH).

➵ Skema e re:
Skema e re e paralajmëruar për të hyrë në fuqi parashikon që të gjithë konsumatorët familjarë, pavarësisht sasisë së konsumit, energjinë do e blejnë me çmimin 10.6 lekë/ kw (shkon realisht 12.72 lekë/kw me gjithë TVSH)

Në grafikun e gjeneruar të cilin do e paraqesim më poshtë, tregohet diferenca e shtesës në çmim ndërmjet dy skemave. Çmimi dhe vlerat janë të gjitha të llogaritura me gjithë TVSH-në, pasi TVSH-në për energjinë elektrike e paguan drejtpërdrejt qytetari.
attachment.php



Në boshtin horizontal paraqitet sasia e kilovatëve të harxhuar.
Në boshtin vertikal të tabelës paraqitet diferenca ndërmjet dy skemave në lekë.

Nëpërmjet këtij grafiku duke ditur secili sasinë e kilovatëve që harxhon, mund të mësojë nëse do paguajë më tepër apo më pak me skemën e re.

Grafiku paraqet tre momente të rëndësishme referenciale:

Diferenca maksimale në çmim midis skemës së parë dhe skemës së dytë konstatohet për një familje me konsum fiks 300kw. Me skemën e re, shtesa maksimale që do të paguhet në çmim është 1 mijë e 44 lekë (të reja). Pasi kalon konsumi prej 300kw vlera e shtesës bie.
Diferenca në çmim midis dy skemave bëhet zero, pra paguhet i njëjti çmim për të dyja skemat, kur konsumi arrin fiks 600kw.
Pasi kalon shpenzimin e sasisë prej 600kw skema e re kthehet në favor të konsumatorit familjar.

TRE SHEMBUJ KRAHASUES:
↦ Rasti 1, Familja konsumon 260 kw energji në muaj.

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 2 mijë e 402 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
-Me skemën e re, pa fasho, kjo familje do paguajë 3 mijë e 307 lekë të reja (me TVSH përfshirë)

(Diferenca është 904.8 lekë të reja, të paguara shtesë me skemën e re)

↦ Rasti 2, Familja konsumon 440 kw energji në muaj

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 5 mijë e 40 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
-Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 5 mijë e 596 lekë të reja(me TVSH përfshirë)

(Diferenca është 556.8 lekë të reja të paguara shtesë me skemën e re)

↦ Rasti 3, Familja konsumon 680 kw energji në muaj

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 8 mijë e 928 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
-Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 8 mijë e 649 lekë të reja (me TVSH përfshirë)

(Diferenca është 278.4 lekë të reja të kursyera me skemën e re)

Grafiku Nr.2 i paraqitur më poshtë tregon diferencën në përqindje ndërmjet dy skemave dhe tregon se sa më tepër rritet konsumi aq më tepër ulet vlera që paguan:
attachment.php



Grafiku Nr.3 i paraqitur më poshtë tregon sasinë e lekëve që paguhen në skemën e parë dhe në skemën e dytë, të llogaritura me TVSH:


attachment.php

Balkanweb
 

Dreamer

Under the Dome
Me vjen mire per votuesit e Rames
Shpresoj qe tu permbushet deshira e rilindjes si ajo qe kishin kur votuan !!
 

scadarsko

Locus omnem
Tema nuk duhet te jete tendencioze, sepse cmimet rriten kudo. Ja ketu ku jetoj, presim nje masse te forte black out, gjate gjithe dimrit, kufizime enrgjie elektrike me nga 2deri 4ore,per arsye vjetrim central berthamor, reaktoret po fiken. Po n fillim janarit dhe uji do rritet dhe +1eur m3.
E u dashka, te akuzohet qeveria e re?qeveria e Rames, duhet te rrisi rrogat, pensionet, ndihmat sociale te taksoje bizneset e medha, edhe 21%me shume.
 

Universal

AnonymouS
OSHEE: Çmimi i energjisë për familjarët, 12 lekë për kw/h

KESH, OST dhe OSHEE i kërkojnë ERE-s rritjen e çmimit të energjisë

Aplikimi i Operatorit të Shpërndarjes. Si llogaritet tarifa


Zamir Alushi

Energjia_1Zbardhet çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë që do të negociohet dhe vendoset në dhjetor nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 5 lekë ose thënë ndryshe me 70% të çmimit aktual, i cili është 7.7 lekë kw/h, nëse ERE do të miratojë pa ndryshime aplikimet e kryera. Mësohet se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) kërkesën për rritje të çmimit vitin e ardhshëm. Nga 7.7 lekë për Kw/h që është aktualisht tarifa e shpërndarjes për konsumin nën fashën 300kw/muaj, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për Kw/h. Kërkesat kanë shkuar zinxhir nga operatorët e tregut të energjisë. Dy javë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) aplikoi për rritje të çmimit, me të cilin ia shet energjinë OSHEE-së, me 50%. Çmimi mesatar i shitjes së energjisë së prodhuar nga KESH-i aktualisht është 2.2 lekë për kw/h, ndërsa KESH-i aplikon për rritje në 3.34 lekë. Kërkesa e KESH-it është argumentuar me gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet, për shkak të blerjes së energjisë me çmim të lartë nga HEC-et private, por edhe nga importet që ka bërë për të mbuluar humbjet e ish-kompanisë CEZ. Më parë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka kërkuar pranë ERE-s rritjen e tarifës së transmetimit me 10%, pra nga 0.65 lekë për kilovat/orë që është aktualisht në 0.73 lekë.

Si llogaritet çmimi

Struktura e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të aprovuar nga ERE, përbëhet nga: kostoja e humbjeve në shpërndarje, që zë 27.4%, kostoja e blerjes së energjisë, 27.4%, kostoja e shpërndarjes 24.8%, kostoja e borxhit të keq, 9.1%, kostoja e transmetimit 7.4% dhe kostoja e furnizimit me pakicë, 5%. OSHEE-ja ka renditur në aplikimin e saj një faturë financiare që i duhet të përballojë kostot dhe shpenzimet. Kostoja e humbjeve, amortizimi i pajisjeve, shpenzimet kapitale, fondet për përballimin e importit, pagesat e borxheve janë disa pjesë që përbëjnë faturën e paraqitur nga OSHEE-ja tek ERE.

Humbjet në rrjet

Paraprakisht, qeveria ka deklaruar se nuk do ta llogarisë si kosto humbjen e shkaktuar nga vjedhjet dhe abuzimet në rrjet. Aktualisht niveli i humbjeve është 40%, me një tendencë në ulje, pasi muaji shtator shënoi nivelin e humbjeve në 31%. Shpenzimet për nivelin e humbjes bazohen te çmimi mesatar i importit të energjisë elektrike, norma e parashikuar e këmbimit lekë/euro dhe tarifa e transmetimit. Ndërkaq, një vlerë të lartë me kërkesën e bërë nga OSHEE-ja zënë investimet e nisura dhe të planifikuara për ndërtimin e linjave të brendshme 110 kv, dhe nënstacioneve për fuqizimin e rrjetit. Gjithashtu, llogariten të investohen pajisje matëse që do të ndikojnë në uljen e humbjeve. Këto janë financime të siguruara me kredi nga Banka Botërore, BERZH-i dhe KfW. Në bazë të analizës që do t’i bëhet këtij sektori, bordi i entit në dhjetor do të vendosë nëse rritja do të miratohet ose jo secila kërkesë.


Çmimet aktuale për klientë të furnizuar në tensionin e ulët

Çmimi (lekë/kwh); Në pik (lekë/kwh)

Industria 10.5 12.08

Tregti dhe shërbime 12.2 14.03

Furra buke, prodhim mielli 7.6 8.74

Bujqësi 10.5 12.08

Të tjerë 12 13.8

Buxhetorë 14 16.1



Familjarët

Çmimi (lekë/kwh); Në pik (Lekë/kwh)

Blloku i parë deri në 300 kwh 7.7

Blloku i dytë mbi 300 kwh 13.5

Tarifa për konsumin e energjisë elektrike

në ambientet e përbashkëta (shkallë, pompë,

ashensorë etj.) (lekë/kwh) 8.00

Tarifë fikse për leximin “zero” 200



Reagimi

Kërkesat e OSHEE, Braçe: Të pajustifikuara

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, shprehet kundër kërkesave të fryra të operatorëve të energjisë që kanë aplikuar tek ERE për rritje të çmimit. Braçe thekson se kërkesat janë të pajustifikuara. “Kërkesat e KESH-it, OST-së e në fund për të mbyllur ciklin nga OSHEE-ja, në nivelin e ri të kërkuar, janë tërësisht joserioze e të pajustifikuara. Të tria korporatat do të bënin mirë t’i bënin publike për këdo tarifat e reja të kërkuara prej tyre bashkë me argumentet që i shoqërojnë ato. Këtë herë nuk do të bëjnë dot si përherë. Transparencë për çdo qindarkë të kërkuar! Enti Rregullator i Energjisë të marrë përgjegjësinë për të vendosur në mënyrë ligjore e mbështetur tërësisht në argumente teknike e të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja.”

Shqip
 

scadarsko

Locus omnem
Habitem ne forum nuk ka persona familjar qe ju interesojn indekset dhe cmimet apo fakturat,shumica jane celibataire jetojne acoma ne familjen e vjeter ,pse vendosen keto lajme ?
 
Top