Qeveria e Rilindjes e pushon nga puna, vajza ngushëllon nënën e papunë

Universal

AnonymouS
E shkarkuan nga puna te Tatimet, vajza e vogël i shkruan të ëmës: Mami veç mos u mërzit, mua më ke pranë

Një punonjëse e zyrës së Tatimeve në Gjirokastër, Lorena Selfo është larguar pak ditë më parë nga puna.


Letra e vajzes per te emen
attachment.php


Ajo ka postuar një status në Facebook, të cilin ia drejton kryeministrit. “I nderuar Kryeministër, ”Rilindja”, për mua ishte “Rrënim”! Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian ,një Femër, një Grua, por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah, mbeti e papunë, arsyeja, ngriti zërin e saj për liri, demokraci, atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë, si një himn, edhe JU vetë Zoti Kryeministër”, shkruan ndër të tjera Selfo.

Por më shumë sesa mesazhi për Ramën, prekëse është letra që vajza e vogël i ka shkruar mamasë së saposhkarkuar nga puna.

“Ma te dua shume vec mos u merzit se mua me ke pran me vete kudo ku je ti. Je mami shume e mire”, shkruan vajza.
attachment.php


Lorena Selfo


Statusi për Ramën në facebook

I Nderuar Z.Kryeministër,

Unë që po Ju shkruaj quhem Lorena (Selfo) Muka ish-punonjëse në Drejtorin Rajonale Tatimore Gjirokaster, ish,sepse mbi tryezën time në vend të shkresave të zakonshme gjeta vendimin e largimit nga puna .Arsyet janë shumë të thjeshta,bindjet e mia politike,të cilat sigurisht,do të vazhdojnë të jenë të palëkundura,pavarësisht gjithckaje.

I nderuar Kryeministër, ”Rilindja”,për mua ishte “Rrënim”! Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një Femër, një Grua, por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah, mbeti e papunë, arsyeja, ngriti zërin e saj për liri, demokraci, atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë, si një himn,edhe JU vetë Zoti Kryeministër!

Nuk mund të hesht derisa të kërkoj atë që me të drejtë më takon: Drejtësi!

Një vend pune nuk shitet, nuk blihet, ai fitohet e unë e kam fituar me punë, me mund, me dinjitet!

Në emër të një Nëne, të një Gruaje, por mbi të gjitha në emër të dinjitetit të një Femre, mos i shtoni listës suaj të të papunave femra edhe një emër më tepër!

Me konsideratë :

Lorena Muka


Panorama
 

SNAP

Papirus rex
Po njejta gje ka ndoth ne shkalle Republike, kjo nuk eshte as e para as e fundit. Kjo eshte qeveria qe votuan Shqiptaret
duke i premtuar 300 mi vende pune, po si realizohet kjo....! Duke heq nga puna njeres me bindje te djathta, menyre tjeter nuk ka
llogjike:p Vetem ne komunizim realizohet 300 mi vende pune do te thote punoshin te kooperativa bujqesore nje genjeshter e qeverise.
 
Top