Qeveria e Rilindjes: "Burgjet në Tiranë janë mbushur plot"

Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe Krujës

Mbushen burgjet, të arrestuarit në Tiranë dërgohen në qelitë e Durrësit dhe KrujësTIRANE – Paraburgimet “Jordan Misja” dhe “Mine Peza” në Tiranë, të njohura përkatësisht si paraburgimet 313 dhe 302, nuk kanë më vend. Që prej ditës së premte, të gjithë personat që lihen në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës nuk mund të “bujtin” në këto paraburgime për shkak të mbipopullimit tej çdo mundësie.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhet e ditur se që prej fundjavës të paraburgosurit janë dërguar në burgjet e Fushë- Krujës, Lezhës dhe Durrësit.

“Aktualisht në ambientet e Burgut 313 janë akomoduar rreth 525 persona në total, ndërsa në Burgun 302 janë akomoduar rreth 230 të tillë”, tha një zyrtar i Burgjeve. Në ambientet e këtyre paraburgimeve mësohet se ka raste ku 10 persona ndajnë të njëjtën qeli. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, kapaciteti i të parit është 320 persona dhe i të dyti 170. Nga ana tjetër, mbipopullimi ka prekur gjithë sistemin e burgjeve. Sipas të dhënave, numri i personave të izoluar që vuajnë dënime penale apo qëndrojnë si të paraburgosur është mbi një mijë persona.

Bëhet e ditur se mbipopullimi pritet të zgjidhet në pak ditë. Kjo për shkak se brenda kësaj jave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet të marrë në dorëzim dy godinat e përfunduara të burgjeve të Fierit dhe të Beratit. Sipas burimeve, kapaciteti i dy godinave të reja shkon në gati një mijë veta. Mbipopullimi i sistemit lidhet edhe me shtimin e numrit të arrestimeve të policisë gjatë aksioneve policore të ndërmarra gjatë muajve të fundit për ndërtimet e paligjshme, për drejtuesit e automjeteve, si dhe për vjedhësit e energjisë elektrike.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
 

scadarsko

Locus omnem
ti dergojn me qera ne burgjet e vendeve fqinje,ashtu sic bejn vendet europiane kur ka mbipopullim.
 
Top