Qeveria e Ismail Qemalit

Ajatollah

Primus registratum
Qeveria e Ismail Qemalit

Nese dikush mund te me ndihmoje,me duhet nje liste e antereve te kabinetit te Ismail Qemalit.Per momentin me kujtohet ministri i financave Luigj Gurakuqi dhe I PTT Lef Nosi.
Kush di te shkruaje emra te tjere ministrash.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Qeveria e Ismail Qemalit

Dom Nikolle Kacorri, nenkryetar i Qeverise
Luigj Gurakuqi ishte minister i arsimit.
Myfit Bej Libohova , minister i puneve te brendshme;
Abdi Bej Toptani , minister i financave;
Mithat Frasheri , minister i puneve Botore ;
Mehmet Pashe Deralla, minister i luftes ( Mbrojtjes Kombetare);
Petro Poga, minister i drejtesise ;

Mund te jet qe e kam harruar ndonjerin, por le ta plotesojne tjeret.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Qeveria e Ismail Qemalit

Pervec Mithat Frasherit dhe Luigj Gurakuqit keta te tjeret si te padegjuar me duken... Kur ra kjo qeveri? Ca u be me keta ministra me pas?
 

virginia

Primus registratum
Re: Qeveria e Ismail Qemalit

shihe tek ditari i "Mehdi Frasherit". eshte botuar nga i nipi sipas ditarit te mehdi frasherit, dhe nuk eshte vetem qeveria e Isamil Qemalit por te gjitha qeverite qe viheshin dhe hiqeshin ate periudhe. eshte vertet perle historie.
 

tola77

Primus registratum
Re: Qeveria e Ismail Qemalit

Ne qeverine e Vlores ishte pjesmares dhe Mustafa Kruja (Merlika) i cili fimosi ne ngritjen e flamurit dhe me pas u emerua si nenprefekt i Vlores.
 
Top