Qeveria e Fasadave: Saliu ndërtonte rrugë, ne do te ndërtojme sheshet e qyteteve

Universal

AnonymouS
attachment.php


Kryeministri në nisjen e punimeve të qendrës së Korçës.

“Qeveria shkërmoqi paratë në segmente rrugore të papërdorshme”

Kryeministri Rama bëri publik projektin e qeverisë që do të transformojë qendrat e 70 qyteteve të të gjithë vendit, për t’i kthyer ato në mundësi turistike zhvillimi.
Nga qyteti i Korçës ku pa nga afër punimet për rregullimin e sheshit kryesor të tij, Rama tha se do të transformojë sheshet e trashëguara nga komunizmi, për t’u dhënë atyre pamjen e shesheve që kanë qytetet europiane. “Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’u sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që u japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane, që u jep qyteteve tona atë dritë të madhe shprese për të cilën kanë nevojë të stimulojnë më shumë punësim, të stimulojnë pjesëmarrje të rinisë në jetën e qytetit, të stimulojnë edhe më shumë qëndrimin e familjeve të reja në këto qytete që po plaken”, tha Kryeministri. Ai nuk ngurroi të denonconte investimet infrastrukturore të qeverisë së kaluar, që sipas tij kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit për rrugë që janë të papërdorshme.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

ARISTIR LUMEZI

Panorama
 

Universal

AnonymouS
Rama: Do të investojmë aq sa nuk është bërë në 20 vite

Programi “Rilindja e qyteteve” do t’i japë një zhvillim të ri Elbasanit. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama , i cili prezantoi investimet që do të bëhen në këtë qytet. Rama akuzoi Qeverinë paraardhëse për mungesë ndër vite të investimeve serioze në qendrat urbane dhe lënien e tyre në harresë.

“Ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat janë lënë në harresë për shumë vite. Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture. Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit. Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit.

“Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin. Përveç rrugëve, stadiumin, ndriçimit, gjelbërimit Elbasani do ketë më shumë zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, njoftoi se më 11 Tetor në stadiumin e Elbasanit do të pritet skuadra e Danimarkës, duke e falenderuar njëherësh kryeministrin për këtë investim.
 

scadarsko

Locus omnem
Propaganda kudo!
Vende te reja pune ka ?kjo siguron jetesen e gjith atyre njerezve te pa shprese atje,cdo dite rinia shqiptare po drejtohet dyerve te azileve ne europe ,keto prockullisin me sheshe dhe rruge te cilat sot i nderton me teknollogji e llogjistike e jo krah pune te lire.....
 
Top