Universal
AnonymouS
Kryeministri në nisjen e punimeve të qendrës së Korçës.
“Qeveria shkërmoqi paratë në segmente rrugore të papërdorshme”
Kryeministri Rama bëri publik projektin e qeverisë që do të transformojë qendrat e 70 qyteteve të të gjithë vendit, për t’i kthyer ato në mundësi turistike zhvillimi.
Nga qyteti i Korçës ku pa nga afër punimet për rregullimin e sheshit kryesor të tij, Rama tha se do të transformojë sheshet e trashëguara nga komunizmi, për t’u dhënë atyre pamjen e shesheve që kanë qytetet europiane. “Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’u sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që u japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane, që u jep qyteteve tona atë dritë të madhe shprese për të cilën kanë nevojë të stimulojnë më shumë punësim, të stimulojnë pjesëmarrje të rinisë në jetën e qytetit, të stimulojnë edhe më shumë qëndrimin e familjeve të reja në këto qytete që po plaken”, tha Kryeministri. Ai nuk ngurroi të denonconte investimet infrastrukturore të qeverisë së kaluar, që sipas tij kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit për rrugë që janë të papërdorshme.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)
ARISTIR LUMEZI
Panorama