Qeveria Berisha 2 betohet përpara Presidentit Topi

Qeveria Berisha 2 betohet përpara Presidentit Topi

Berisha bën mbledhjen e parë me ministrat e rinj

Ministrat e rinj nisin menjëherë detyrën pak minuta pas betimit në Presidencë. Kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar 15 anëtarët e kabinetit të tij të paraqiten në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave dhe më pas të shkojnë në zyrat përkatëse në institucionet që do të drejtojnë. Mbledhja e re ka rezervuar mjaft “surpriza” për anëtarët e rinj të qeverisë. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i rikthyer sërish si ministër i Berishës nuk e ka pasur të lehtë të gjejë karrigen e ministrit të Mjedisit, pasi ajo mungonte dhe është detyruar më pas të kërkojë publikisht një karrige për tu ulur në vendin e dikurshëm të Lufter Xhuvelit. “Surpriza e radhës ishte laptopi me logon e Këshillit të Ministrave që 15 ministrat do të kenë në vend të dosjeve voluminoze gjatë mbledhjes së qeverisë. Kjo nismë është konceptuar nga Kryeministri si pjesë e projektit E-kabinet. Në tryezën ovale, në krahun e djathtë të Kryeministrit është ulur zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ndërsa në krahun e majtë, ministri i Shtetit, Genc Pollo.

Kryeministri Berisha dhe 15 anëtarët e qeverisë së tij janë betuar paraditen e djeshme përpara Presidentit Bamir Topi.

Presidenti Topi u dorëzoi dje dekretet e emërimit anëtarëve të Këshillit të ri të Ministrave, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me 74 vota. Në ceremoninë zyrtare të betimit të zhvilluar në Presidencë ishin të pranishëm, kryetarët e institucioneve më të rëndësishme të vendit. Premtimi i parë i Kryeministrit Berisha në mbledhjen e tij të parë në mandatin e dytë qeverisës është mbledhja e Këshillit të Ministrave me dyer të hapura. Por për këtë duhet një ndryshim Kushtetute dhe votat e domosdoshme të opozitës, për të cilën Kryeministri u shpreh i gatshëm për ta ftuar dhe për ti ofruar bashkëpunim. “Gradualisht, duke gjetur një interpretim të Kushtetutës, do të doja që mbledhjet e këtij kabineti të jenë transparente për publikun, i cili të adresojë, gjatë mbledhjes, pyetje dhe çështje për ato që diskutohen këtu. Ky është një nga qëllimet e E-kabinetit. Për momentin kemi një pengesë kushtetuese, e cila thotë se mbledhjet janë të mbyllura, por, nëse do të isha unë në opozitë, votën e parë që do ti jepja qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën do të ishte për të imponuar zhvillimin e mbledhjes hapur”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë vazhdon të ripërsërisë ftesën për Partinë Socialiste ti bashkohet Parlamentit. Kryeministri Berisha i kërkon kryesocialistit Rama të lexojë vlerësimet për zgjedhjet e 28 qershorit. Ai u shpreh se nuk do të pranojë kërkesat që janë antiligjore. “Në kuadër të ligjeve të vendit jemi të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës për çdo problem që ajo të gjykojë se është në interesin e saj apo të vendit. Për kërkesat që bien ndesh me ligjin, me parimin themelor të ndarjes së pushtetit ato nuk duhet të mendohen as nga pozita e as nga opozita”, tha Berisha.(shqip)

wbBausFPImw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22500. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22500

Top