Qeveria: Autostradat me pagesë, s'kemi kapacitet ti mirëmbajmë

TIRANE- Së shpejti rrugët nacionale duke filluar nga ajo Durrës-Kukës, Tiranë-Fier etj, do të bëhen me pagesë. Lajmërimi është bërë nga vetë Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme me ministrat e kabinetit qeveritar.

Duke iu drejtuar ministrit të Transporteve Olldashi, Kryeministri tha se “Ky vend nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e tij. Unë e di se ju keni kontaktuar dhe ministria juaj po punon me IFC-në, për ta dhënë për menaxhim sa më shpejt". Ai vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme që ky proces të ecë, ndërsa shtoi se duhen marrë në konsideratë edhe akse të tjera rrugore. Kështu “Sapo të përfundojë segmenti Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, atëherë dhe autostradat Tiranë-Fier, Tiranë-Durrës, të shqyrtohen, të jepen për menaxhim". Këto janë vepra të mëdha. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk disponon kapacitetet njerëzore dhe materiale për mirëmbajtjen e tyre. Mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i ndërlikuar. Vende të tjera të mëdha, ndër më të mëdhatë e Evropës, nuk marrin përsipër mirëmbajtjen, por ua japin kompanive të mëdha për t'i mirëmbajtur". Deklaroi Berisha.

Deri tani, në asnjë rast nuk ishte pranuar zyrtarisht se për mirëmbajtjen e rrugëve duhej të paguhej një tarifë nga automjetet. Madje, kur një gjë të tillë, për herë të parë e përmendi media kosovare lidhur me kalimin në tunelin e Thirrës, duke iu referuar kompanisë menaxhuese, zv/ministri i Transportit e përgënjeshtroi atë menjëherë.
(s.g/BalkanWeb)
 

Al-Punk

Still here
Per mendimin tim eshte paaftesi e cdo shteti mos-administrimi i rrugeve. Nje shofer paguan nje sere taksash tek cdo liter karburant qe blen. Pse i duhet te paguaje dhe taksa te tjera shtese? Pervec kesaj cdo qytetar paguan taksa cdo vit kur ben rinovimin e kontrollit teknik ne qe jane te dedikuara per rruget. Keto taksa kalojne mbi 50€/makine, ku perfundojne?

Shembujt e shteteve qe kane rruget me pagese jane ato te Frances dhe Italise. Mbaj mend qe nje udhetim i shkurter nga Luzana ne Milano te kushton 12€ vetem taksa rruge. Nje udhetim nga Parisi deri diku ne Gjermanine perendimore kushtonte 26€ taksa rrugesh. Keto jane taksa abuzive dhe nuk duhen pare si shembull dhe per Shqiperine.

Kryeministri nuk e kupton qe cdo takse qe i vihet shtetasve, ku nje kompani do nxjerre nje fitim eshte nje tjeter hap ndaj varferimit te shtetasve. Rruget jane sherbime publike dhe duhet te ngelen si te tilla. Nje takse rruge sot do jete nje precedent qe do na ndjeke ne 50 vitet e ardhshme.
 

Al-Punk

Still here
Nga autostrada e kombit, rruga dytesore eshte nje rruge cope cope qe do filloje te amortizohet shume shpejt e qe eshte me kthesa te frikshme.
Ndersa per autostradat Tirane-Fier kam pershtypjen nuk ka rruge dytesore kombetare (aksi Kavaje-Fier)
 

DriniS

Ecejak
Nuk e di se nga kush e degjova, sipas ligjit nuk mund ti vendoset takse kalimit te nje rrugeje autostrade nese nuk ka rruge tjeter publike si alternative. Se sa e vertete eshte kjo, do doja qe dikush me njohje ligjore te na servirte me shume informacion. Qe ne paguajme mbi 50 euro takse ne kontrollin teknik, kjo eshte e vertete. Por kjo takse eshte per mjedisin, jo per rrugen dhe varet nga lloji i karburantit te makines, 7,000 per benzine dhe 10,000 per nafte. Taksa per qarkullimin rrugor eshte tek 2,400 leke ne mos gabohem.
Ne realitetin shqiptar, per individin ky privatizim eshte dicka pozitive sepse shteti ka dhene prova per paaftesine e tij ne menaxhimin e aseteve te veta. (Fajtore jane te dyja partite qe kane qene ne pushtet keto 20 vjet.) Ne rang me te gjere mendoj se privatizimi eshte dicka negative pasi shteti fillimisht do mbushe arken (qe do boshatiset me shlyerjen e borxheve) e do perfundoje vetem me spitalet, shkollat dhe administratat, institucione qe nuk i prodhojne te ardhura per buxhetin e vet. Duke qene se mund t'ia kem futur kot ngaqe nuk jam ekonomist, mirepres opinionin e te tjereve qe jane profesioniste ne kete fushe. :)
 

Holland2010

Forumium maestatis
Na ropen... spo na lene te ngreme koke... avash avash do behet edhe ajri me lek. Do na vene nje sahat sa here te marrim fryme dhe do e paguajme oksigjenin...:)
 
A

angel d

Guest
ky esht hapi i par qe qeverrija shqiptare te vazhdoj te vendos edhe taksa te tjera,kur shtetasit shqiptar skan as nje te ardhur,keshtu esht europa bashkatdhetar te dashur,dhe me vjen shu keq qe shum prej bashkatdhetarve jan ose kan qen ne te gjith europen dhe e din mir se cfar do te thot europ po megjith kete te gjith duan qe shqiperija te futet ne europ,ca dreqin behet keshtu vetem un sarrij te kuptoj dhe aq me keq ti shikoj te mirat e europes....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
E mira e Europës or mik, që s'e paske pa akoma, është shoqëria (jo shokt e miqt) që funksionon, është shteti që vjedh 10 e rregullon 90, është kultura e ndryshme nga Shqipëria, është shfrytëzimi i kohës për të punuar e për të gëzuar, është mirëqenia materiale e deri diku edhe ajo shpirtërore. Cilat nga këto i ke në Shqipëri nëse ke pak mend e pak përgjegjësi?

Përsa i përket taksês mbi rrugët ajo është e nevojshme të aplikohen për një periudhë të caktuar (15-20 vjet) pasi shteti ynë nuk ka takat për të përballuar shpenzimet e infrastrukturave. Taksat e paguara nga shqiptarët janë qesharake ndërkohë që kostot janë njëlloj si gjithandej (e shihni edhe vetë me çmimet e ushqimeve të importit të cilat janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të popullsisë). Nëse kërkojmë investime duhet të presim edhe t'i paguajm. Me se do t'i paguajë shteti ato rrugë të reja që ndërtohen? Ose do ngrejë taksën e regjistrimit ose do taksojë rrugët ose do mbesim pa rrugë. Taksa që paguhet aktualisht është e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve aktuale. Nuk duhen mbajtur sytë vetëm nga shteti se edhe ai i shkretë ka një bilanc e që ta balancojë nga populli do shohë (si shprehje e vullnetit të popullit që është ose duhet të jetë).
 
A

angel d

Guest
E mira e Europës or mik, që s'e paske pa akoma, është shoqëria (jo shokt e miqt) që funksionon, është shteti që vjedh 10 e rregullon 90, është kultura e ndryshme nga Shqipëria, është shfrytëzimi i kohës për të punuar e për të gëzuar, është mirëqenia materiale e deri diku edhe ajo shpirtërore, te vura keto qe the or mik,se jam plotesisht dakort me keto.ok por un te them se kur shteti vjedh 90 edhe rregullon 10 atehere si i vete puna or mik?se po te bente te kunderten do dilnin edhe do teperonin, po mbas (15-20) vitesh ca do behet me ate rrugen kur zdo te ket me t'ardhura ajo rrug per tu mirmbajtur or mik?me te vertet shteti yn spaska takat per te perballuar kete kosto gjigande qe ka nje rrug ose akoma me tej te them un po te ve 25 rrug se me shum kalojn ne territore te tjera kaq esht shqiperija jon e dashur,e kam fjalen per rruget qe kan nje kapacitet kostoje te madhe,po per te patur 120 parti politike ka takat shteti shqiptar e?se besoj! ateher perse te gjitha keto parti? taksat per popullin shqiptar mund te jen qesharake ne qoft se ata kan te gjth nje rrog ashtu si mund ta keni juve zoteri se per pjesen me te madhe te popullit i cili rron me 150 mij lek ose me pak me nje asistenc 40 mij lek se besoj se jan te vogla dhe qesharake, edhe te cilat cmime qe ju permendni zotri jan te njejta si ne te gjith europen per kete te siguroj zotri.sa per kulturen ne shqiperi kush e ka fain e kan shqipetaret?ate kultur ju kan dhen te pakten keto 20 vitet e fundit ska faj populli per kete,po te maresh parasysh mor zotri se kreret e shtetit shqiptar flasin si rrugac ne mes'nat(se diten edhe ata flasin bukur fare) sa per mend edhe pergjegsi se cili ka besoj aq sa mundet dhe e ve ate ne funksion ne kohen e duhur,dhe kur sesht dikush ne gjendje te shikoj se cfar te miara ka me tutje ndoshta ndodhet ne te ashtuquajturat te mira,sa per te qen ne djeni zoteri evropa te vjen te mer me te mir dhe ta fut nga mbrapa,kush pak e kush shum prej nesh jetojn ne'per europ mor zotri. dhe e din mir se kush esht europa tani per tani thjesht zduan ta besoj se eurpoa esht keshtu por me von do ta kuptojn, shpresoj te mos jet teper von.populli duhet ti bindet qeverris po aman edhe qeverrija duhet te bej ate cka thot populli se per ate e ka ven populli ne krye.qe te jet me e thjesht per ta kuptuar dikush le ta bej me permasa me te vogla le te mari pershembull se qeverrija esht kryeplaku i fshatit te cilit i thot cdo mengjes mirmengjes, i thot edhe problemet e tij, dhe ai e degjon(keshtu qe ata jetun mir edhe ne akoma me mir)
 

Al-Punk

Still here
Si do paguhet mirëmbajtja e rrugëve
Shqipëria do të fillojë të zbatojë në vijim dhënin me koncesion të rrugëve kryesore në vend, të cilësuara si rrugë primare, ndërkohë që ato sekondare përjashtohen nga ky projekt.Qytetarët do të duhet që të paguajnë një tarifë fikse, e cila do të shkojë në shërbim të mirëmbajtjes së këtyre rrugëve, por ende Shqipëria është në fazën e studimit se cila mënyrë koncesioni është më e mirë. Ka dy mënyra gjerësisht të njohura dhe të zbatuara në shumicën e vendeve të BE-së, që lidhen me mënyrën se si paguhet taksa e mirëmbajtjes, por në total sistemi i BE-së përmban elemente që ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin. Por si do të zbatohet koncesioni apo pagesa e tarifës për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri? Ekspertët ndajnë mendimin se e para është një tarifë fikse që paguhet në hyrje të çdo rruge dhe tjetra lidhet me pagimin në total të një tarife vjetore së bashku me taksat e tjera që mund të përdoren dhe që janë efikase.
Tarifa në hyrje të rrugës
Mënyra e parë se si mund të zbatohet koncesioni i një rruge për mirëmbajtjen lidhet me procedurën e dhënies së të drejtës së administrimit, një kompanie të vetme, e cila më vonë nënkontrakton kompani të tjera sipas rrugëve. Kompania përkatëse vendos në hyrje të çdo rruge një pengesë kalimi, e cila mund të kalohet automatikisht, vetëm në rast se paguhet një tarifë e përcaktuar për këtë rrugë. Tarifa për çdo rrugë nuk do të jetë e njëjtë dhe kjo do të varet nga trafiku që ka rruga (numri i makinave që qarkullojnë mesatarisht në një ditë), por edhe në bazë të automjetit që qarkullon, duke iu referuar këtu tonazhit. Kështu, për makinat e lehta, taksa do të jetë më e ulët, për ato me tonazh të lartë, taksa progresivisht më e lartë. Kjo taksë do të paguhet vetëm nga zotëruesi i një automjeti dhe vetëm në momentin që ai përshkon këtë rrugë. Të ardhurat që mblidhen nga një rrugë, shkojnë për mirëmbajtjen e saj, por dhe për shpenzimet dhe fitimin e kompanisë që ka marrë me koncesion rrugën. Kompanisë së madhe i paguhet në fund një tarifë në bazë të fitimit.
Taksa vjetore
Mënyra e dytë e pagesës së mirëmbajtjes së një rruge me koncesion lidhet me pagimin e një tarife një herë në vit, së bashku me taksat e tjera të makinës apo në kohën e kolaudimit. Kjo tarifë do të paguhet nga gjithë qytetarët dhe paratë që do të mblidhen nga kjo taksë do të shkojnë në favor të pagimit të kompanive private që do të merren me mirëmbajtjen e segmenteve kryesore rrugorë. Pikëpyetja e kësaj mënyre pagese për mirëmbajtjen qëndron në faktin se qytetarët e gjithë vendit, që kanë në zotërim një automjet, do të paguajnë një taksë për gjithë segmentet rrugore që duhet të mirëmbahen në vend, edhe pse dikush mund të mos kalojë kurrë në disa prej tyre. Pikërisht në këtë pikë qëndron dilema nëse alternativa e parë është më e mira dhe më efikasja apo e dyta ka më tepër efikasitet, kjo në kuadrin e të ardhurave që mund të mblidhen.
191 milione euro
Pritet të shpenzohen si rezultat i nevojave për përforcimin e rrugëve gjatë periudhës 2010-2015. Këtë e bën të ditur raporti i hartuar me financimin e delegacionit të Komisionit Europian nga një konsulent i huaj për llogari të vendit tonë, në kuadër të studimit të mirëmbajtjes që kërkon sistemi rrugor
32 milione euro
llogaritet kostoja e mirëmbajtjes së rrugëve për një vit për rrjetin parësor. Në fakt, kjo shifër varion nga 22 deri në 32 milionë euro. Kjo shihet me shqetësim në raport, pasi shuma që kërkohet është e madhe dhe ende nuk është krijuar një ide se si do ta sigurojë qeveria shumën që nevojitet
(Panorama/Nertila Miho)
 

Holland2010

Forumium maestatis
Kjo menyra e dyte duket kot fare. Pse te paguaj une per rrugen e kombit kur skam shkuar asnjehere ne Kosove??:)
Kur te shkoj do e paguaj po me leverdisi.

Tani paguajme per sigurime shendetesore sepse e dime qe nje here do semuremi dhe mbase na hyn ne pune libreza. Por realisht edhe kur semuremi perseri me lek ne dore paguajme, e jo me per nje rruge qe e dime shume mire qe mbase nuk shkojme asnjehere andej. Ai qe e perdor te paguaj. Por edhe cdo gje me lek sikur nuk ka lezet. Mjere ai qe nuk paguhet mire sepse se shpejti edhe ajer mezi do marri free...
Nje gje me ben pershtypje . Si shtohen OBEZET me tere kete varferi :)
 

gurax

Pan ignoramus
Edhje nje takse tjeter per autostradat? Nese une e paguaj kete autostrade, cfare do te me garantohet, qe mirembahet? Jo per gje, por nje here ne vit paguhet taksa e mirembajtjes se rrugeve, por rruget une nuk para i shoh te mirembahen. Dhe eshte i vertete nje shkrim i meparshem ketu qe duhet te kete nje alternative tjeter, nje rruge te dyte per tu perdorur pervec austostrades (emrin autostrade, pervec aksit te Kuksit, nuk e meriton asnje segment tjeter). Eshte vjedhje nese dikush te detyron patjeter te futesh ne nje rruge me pagese. Do kete dhe nga ata qe do thone "aty e ke rrugen e vjeter te Kuksit" por une kam pritshmeri 99% qe do te shkaterrohet ne kohe rekord nese vihet takse per autostraden. Mireseerdhet ne Shqiperi!
Kjo takse aspirante per autostradat eshte me sa duket menyra e re per te vjedhur nga shtetasit shqiptare. Dikush ketu foli per integrimin ne Europe te Shqiperise (hah!), dhe rolin e rendesishem qe luan taksa e autostrades ne kete mes. Perde tymi! Sepse sic tha Kondrapedali, jane te tjera gjera ato qe identifikojne Europen, ku ne rradhe te pare eshte ndergjegja njerezore, zbatimi i ligjit te vendosur ne dobi te popullit, kultura, edukimi, vleresimi i drejte i njeriut, se ne Shqiperi te kercenojne me pretekse te llojit "se me pa dashnoren", neper autostrada vidhen tabelat qe te shiten per hekur skrap, tunelet inagurohen akoma te paperfunduar qe "shfaqemi faqebardhe", ka me teper vlere fasada sesa thelbi dhe kalbjen e mbulojme me vitrine te bukur qe shkelqen!

Barcaleta "Autostrada me pagese, si ne Europe".
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Autostradat miq jane gje luksi....Makina, jo nuk eshte gje luksi (eshte mjet qe nevoitet)....
Nuk mund te besh autostrada me pages kur nuk ka rruge dytesore (ose rruge nacionale)....Nuk mund te te te mar shteti 100 mije lloj taksa edhe mos te jete i afte te te beje e nje rruge te thjeshte... Ka njerz qe nuk ee kane ate lluks per te paguar taksa dytesore edhe per autostradat...edhe aq me keq ne Shqiperi...
Taksat tek autostradat le te jene, por duhet te jete nje opsion per udhetarin...ose te zgjedhe autostraden qe eshte e pagushme edhe qe i jep kohe me shume, duke bere nje udhetim me te shpejt, ose te zgjedh rruget nacionale qe jane pa pages...

Edhe diçka tjeter, mirmbajtjet e autostradave kane kosto shume te medha....duke nis nje here nga aparaturat qe do vendosen per te vjel taksen edhe personelin....edhe sikur 20 euro te shkoj kjo takse (qe eshte tmeresisht e larte)...sma mer mendja se ne aq popullsi qe jemi te kete mbulim te shpenzimeve edhe fitim per kompanin qe do e mari me konçesion...
 

Al-Punk

Still here
Kam udhetuar ne rrugen e "kombit" ne Shkurt ne kthim nga Prishtina dhe nuk e di a mund te quhet nje autostrade e mirefillte. Me shume se nje autostrade e shpejte, ajo eshte nje rruge kombetare ku nuk ecet me shume se me 80km nga kthesat
 

Sweety el

Locus omnem
Kam udhetuar ne rrugen e "kombit" ne Shkurt ne kthim nga Prishtina dhe nuk e di a mund te quhet nje autostrade e mirefillte. Me shume se nje autostrade e shpejte, ajo eshte nje rruge kombetare ku nuk ecet me shume se me 80km nga kthesat
shume e vertet .por nuk kuptoj pse duhet paguar per te kaluar ne autostrade???
 

Hank

Valoris scriptorum
shume e vertet .por nuk kuptoj pse duhet paguar per te kaluar ne autostrade???
Sepse Shteti shqiptar e pagoi ate rruge disa here me shume. Te njejten gje qe po ben dhe shteti i Kosoves.
Duke qene se u mbi-pagua, shteti thote si te nxjerr leke tani per ta mirembajtur. Nga arka nuk nxjerr dot fonde, atehere i fus dhe nje takse kush kalon aty dhe nxora leket.
Teorikisht nuk do kishte asgje te keqe sikur firma Bechtel-Enka (e njohur ne te gjithe boten per marreveshje te korruptuara me vende ne zhvillim) ta kishte ndertuar rrugen me fondet e veta dhe te merrte nje takse cdo makine qe kalonte per te nxjerr shpenzimet (do ishte rasti i nje koncesioni).

Hera e pare qe u fol per takse te kesaj rruge ishte kur u shemb nja dy here tuneli i famshem qe u perurua dhe u bllokua 100 here. Nuk do habitesha sikur te kishte nevoje akoma per shpenzime ne kete rruge dhe qeveria do ti nxjerr direkt nga shtetasit.
 
Top