Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

MLK

Primus registratum
Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

07-10-2007


Pas një kredie të marrë gjatë këtij viti nga 2 banka greke në një shumë prej 230 milionë euro, qeveria pritet të marrë një borxh të ri në tregun ndërkombëtar që shkon në 100 milionë euro shtesë. Borxhi që parashikohet të merret në muajin janar të vitit 2008, do të merret nëpërmjet emetimit të eurobondeve, ndërsa një nga bankat e interesuara për ta blerë këtë borxh është "Deutche Bank". Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka bërë të ditur se ky borxh do të përdoret për realizmin e investimeve publike gjatë vitit të ardhshëm. Pas vlerësimit financiar të realizuar nga "Moody's" qeveria parashikohet të rrisë stokun e saj të borxhit me tregti tregtare. Por megjithëse nga ana e Ministrisë së Financave vlerësimi i bërë nga agjencia "Moody's" u përcoll si mjaft i mirë, në të vërtetë pikët e marra nga ana e vlerësimit ishin në minimalet e mundshme për të paguar këto kredi që vendi mund të marrë. Projekti për të emetuar eurobonde dhe për të ulur koston e borxhit të brendshëm, mbetet i hershëm nga ana e qeverisë. Sipas deklaratave të Ministrisë së Financave eurobondet e para duhet të ishin emetuar në 2007, ndërsa projekti është shtyrë deri në fillimin e vitit që vjen.
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Po mire pyetjen ja bejne vetes keta qe nuk i ka dhene njeri t drejten te hipotekojne te ardhmen e brezit qe vjen duke e lene ne borxhe te cilat as vet se dine se si do paguhen ?

Si mund te kerkosh 100 milion euro borxh kur vetem me rrugen Durres Morine jane kredituar tashme 25% e buxhetit te shtetit!!
I bije sikur psh shteti francez te mari kredi per 250 miliarde euro per nje projekt !! dhe vitin me pas te rimari 100 miliarde euro !!
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Do te thuash qe leket e vjedhura do te mbulohen me borxhe nga jashte? Jo, s'e besoj, se i bie qe qeveria pasi vjedh leket tona, na fut dhe ne borxhe pastaj...Jo! MLK rishikoje dhe njehere postimin, se nuk ma merr mendja qe Qeveria t'ia fusi dy here popullit tone TTL.
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Jo ajo qe dua te them eshte e qarte, qevria aktuale ka marre nje kredi prej 750 milion eurosh per te bere nje rruge, pra ka zhytur shume thelle ne borxhe nje popull te tere, pasi kjo kredi korespondon me 25% te buxhetit te shtetit. Atehere ku e gjen kurajon kjo qeveri qe te rifuse ne borxh edhe me 100 milion euro te tjere ne buxhetin e ardheshem popullin me te varfer ne Evorpe!
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Une e kuptova shume qarte shqetsimin tend dhe jam dakord me problemin e inkompentences neveritese te qeverise (qeverive) shqiptare.

Cfare me shqetson mua me shume eshte indeferentizmi vrases i shqiptareve, injoranca e thelle qe mbizoteron ne popull, gatishmeria per te mbrojtuar nje parti apo tjeter, pavarsisht se duket qarte qe politikanet shqiptare thjesht vjedhin dhe mbushin xhepat e tyre, pa u menduar aspak per ate mandat qe kane, verberia jone politike, qe ne emer te partise (aspak te idealeve - te mos krijojme iluzione qe ne Shqiperi ka ideale), mund te mbyllin syte ndaj cdo shkeljeje, budallalleku dhe trashesia e rraces sone (rrace tutkalli sic e quante Konica) per te pranuar nje vjedhje nisur nga pikepamje "patriotike".

MLK, nuk besoj se kjo teme do te kete mbarevajtje.

Vemi me mire e pijme nje gote tek Blloku?
 

Al-Punk

Still here
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Faktikisht nese perdoret per investime publike, do te thote qe arsyetohet me se miri!
Ne rastin e nje borxhi prej 100 milion qe merret, nese e ndajme per 3 milion banore i bie qe cdo qytetare te paguaje 33 Euro ne vit. nese keto 33 Euro do te shkonin per investime ne Infrastrukturen e Rrugeve, do te thote qe vitin tjeter, makina ime do kushtoje 100 Euro me pak rregullime! Nuk me duket problem per sa kohe qe keto fonde shkojne realisht per Investime.

Problemi eshte sa te sakta jane investimet! Nuk mund te paragjykohet nje Borxh.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Mandi, problemi eshte tek adminsitrimi i lekut, jo tek fakti se merret borxh apo jo. Borxhi ne te gjithe boten eshte i nevojshem dhe eshte nje mjet qe ve ne levizje ekonomite e dobeta. Nuk po diskutohet borxhi, por qeveria...

Problemi eshte se ne nje rruge ne Shqiperi investohet nje pjese e konsiderueshme lekesh pa llogaritur vleren reale te investimit. Pjesa e lekeve qe perfundoi ne xhepat e organizuesve te tenderave (mund te jetee dyfishi i vleres se rruges) mund te perdorej per investime publike dhe duke bere llogarine tende, cdo shqiptari nuk do tí binte te paguante nga 33 euro (ti ke harruar te llogaritesh interesin e ketij borxhi + 250 milione euro te marra borxh tashme), por ndoshta shume me pak, pra qeveria do te ndihmonte ty te kurseje 100 euro dhe fshatarit, pensionistit dhe te papunit do tí kursente nje shpenzim, i cili ne menyre te ndyre perfundon ne xhepat e te zgjedhurve te popullit.

Megjithate, rri, rri e mendoj, cfare jane 33 euro? Hic asgje. Fundja le te na vjedhin, le te na mbysin ne borxhe...33 euro vetem??? Pfff... as e bejme veten per kaq leke!

Edhe nje teke mua /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif MLK?
 

Al-Punk

Still here
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

TheWanderer, pikerisht kete gje kam shprehur me siper. Nuk eshte problemi qe merren Borxhe, problemi eshte qe keto Borxhe realisht te kthehen ne dicka.
Vitin e kaluar kam kryer rreth 3000 Euro investime ne Bateri, Invertera dhe te ngjashme ne Tirane. Kur isha ne Vere pashe qe e gjithe Tirana ishte mbushur me invertera apo gjenerator. Te gjitha keto jane kosto te teperta qe ne nuk duhet ti paguajme. Qeverite Shqiptare po te kishin planifikuar qe Shqiperia nuk duhet jetuar akoma me Burimet Energjitike qe kishim ne kohe te Komunizmit, do na kishin "ndihmuar" te mos ishim kaq te varfer.

Investimi qe kane bere qytetaret shqiptare per te shmangur ditet pa drita, eshte i barabarte me koston e jo 1 apo 2 TECeve, por edhe me shume. Nejse, kalova ne teme tjeter me duket, por ideja eshte qe Borxhi qe merret nuk duhet paragjykuar!
Ama te gjithe duhet te jemi te interesuar per faktin ku shkon ky borxh. "Duart ne fyt" (simbolikisht) deri sa te na arsyetoje Basha qe rruga vleka me verte 750 milion!
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Pikerisht, po flasim per te njeten gje, me te njeten llogjike, po thjesht me terma te ndryshem ndoshta !

Normalisht, nje qeveri duhet te flasi ne terme projektesh, investimesh, te dije te perktheje ne shifra e sherbime investimet qe do te kryeje, e ne fund tu veri vleren e te thote se si do ti financoje.
Te ne behet e kunderta, behet tenderi per te bere nje rruge e cila eshte me e rendesishmja e historise shqiptare, dhe me pas meret vesh qe per kete projekt nuk ka nje studim paraprak jo vetem mbi impaktin ekonomik qe do te kete ne te ardhmen ne ekonomine tone, po as per sa i perket kostos se pergjitheshme te projektit!

Te njetin gomarllik beri dhe Majko ne kohen kur ishte kryeminister e u kerkoi italianeve qe te behej nje tunel nen Adriatik per te lidhur Shqiperine me Italine !!

Pastaj mos harrojme se mbi te gjitha ka nje llogjike kontabel mbi borxhin e mare, pasi vjen nje moment qe Shqiperia jo vetem nuk ka me mundesi te mare kredi te tjera per vite me radhe, po nuk ka me kapacitetin ti shlyeje keto borxhe.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

E kisha harruar kete idene e Majkos...rryp e kaluar rrypit ka qene ky trimi i PS-se /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Pale, e bene dhe kryeminister /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Qeveria, 100 milionë euro kredi në janar

Dhe pse gazeta ku eshte botuar intervista eshte organ i deklaruar i propogandes se PS-se, ato qe thuhen mu duken me sens, keshtu qe po e sjell ketu kete interviste.


"Qeveria nuk merr dot borxh në institucionet që kërkojnë studime të plota dhe do të marrë borxh nga bankat tregtare"
Ne kemi deklaruar se është e papranueshme që ne si deputetë të na bëhet tatimi mbi të ardhurat personale 10%, pra ne të na rritet rroga se paguajmë më pak taksa, ndërsa punonjësve të tjerë të biznesit privat i ulen të ardhurat sepse i rritet barra fiskale nëpërmjet taksës së sheshtë.

Qeveria nuk është në gjendje të bëjë një projekt teknik, nuk di saktë kostot e parasë që do të marrë borxh, nuk merr dot borxh në institucionet që kërkojnë studime të plota dhe do të marrë borxh nga bankat tregtare, ku përgjegjësia për studime të plota, apo për eficiencën si përdoren paratë, nuk është pjesë e këtij biznesi.

Nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Malaj ka sqaruar në një intervistë ndikimet e taksës së sheshtë në ekonomi, projektbuxhetin e vitit 2008, si dhe pasojat e ndryshimeve të shpeshta të ligjeve në administratën tatimore.

Çfarë impaktesh kanë sjellë ndryshimet e shpeshta të ligjeve tatimore dhe a është i justifikuar një pushtet kaq i madh i tatimeve?

Një nga shqetësimet kryesore për menaxhimin e financave të vendit, është ndryshimi i shpeshtë i ligjit dhe ne si opozitë këtu nuk biem dakord dhe shpresojmë që në vitin 2008 mos të kemi më këtë problem, që qeveria në mënyrë sporadike, të sjellë ndryshime të paketës fiskale. Një nga shqetësimet që ngrihet lidhur me ligjin për procedurat tatimore, është pushteti i madh i Inspektoratit Tatimor. Është e vërtetë, që në pagimin e taksave ka një mirëkuptim të ndërsjellë. Qeveria do të grumbullojë sa më tepër në buxhet, ndërsa biznesi do të paguajë sa më pak, dhe mundësisht në një rrugë sa më ligjore. Rivlerësimi tatimor është elementi i fundit. Pra, administrata tatimore do të bëhet më abuzive, impakti i saj mbi biznesin do të jetë më abuziv dhe do të kemi një fenomen negativ. Qëndrimi jonë ka qenë i saktë. Ne do t'i përmbahemi një standardi ndërkombëtar dhe do të modernizojmë më shumë administratën tatimore.

Çfarë ndikimi ka sjellë vendosja e Taksës së Sheshtë në barrën fiskale?

Debati ynë ka qenë i qartë. Ne duhet të bëjmë një harmonizim më të mirë se si qeveria i mbledh të ardhurat. Pra, sa paguhet nga kapitali dhe sa paguhet nga konsumi. Pra, cilat janë burimet nga qeveria i merr taksat. Pikërisht ngritja e akcizave të disa mallrave, aplikimi i taksës së sheshtë, duket që po e çon barrën gjithmonë e më tepër te konsumi. Përballimi i detyrimeve në buxhet më shumë nga konsumi, godet më shumë shtresat e varfra. Debati ynë për Taksën e Sheshtë ka qenë se, është e papranueshme që ne si deputetë të na bëhet tatimi mbi të ardhurat personale 10%, pra ne na rritet rroga se paguajmë më pak taksa, ndërsa punonjësve të tjerë të biznesit privat i ulen të ardhurat sepse përfshihen në tatimin ndërmjet taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë ka filluar të veprojë në disa vende të rajonit. Por edhe studimet e fundit tregojnë që qeveritë, të cilat bazohen në ndryshimin e shpeshtë të taksave apo në uljen drastike të taksave dhe nuk merren me reformat, siç është reforma e pronësisë, reforma e funksionimit të shtetit ligjor, përmirësimi i administrimit, dështojnë që nëpërmjet uljes së taksave të rrisin aktivitetin ekonomik në vendin e tyre. Kështu që, në njëfarë mënyre ne jemi të shqetësuar që ulja kaq e madhe e taksave në kushtet kur ambienti ekonomik nuk përmirësohet, mund ta bëjë edhe më të vështirë edhe deficitin buxhetor. E para, jemi të shqetësuar që pse barra fiskale të kalojë te njerëzit me të ardhura më minimale dhe, e dyta, jemi të shqetësuar që këto reforma që ndryshojnë shpejt taksat, e bëjnë më të vështirë ekonominë dhe pastaj e bëjnë më të prekshëm këtë fenomen edhe për qytetarin.

A mendoni se borxhi i vendit po kthehet në një rrezik për stabilitetin makroekonomik ?

Duhet të jemi korrektë që borxhet e marra qoftë me kredi tregtare, qoftë ato të buta, nuk rrezikojnë situatën ekonomike në vend. Shqetësimi ynë është rritur që kur qeveria, megjithëse ka dy vjet që nuk realizon investimet, thjesht dhe vetëm për efekt demagogjik, do që të rrisë investimet duke marrë borxh te bankat tregtare. Pra qeveria nuk është në gjendje të bëjë një projekt teknik, nuk di saktë kostot e parasë që do të marrë borxh, nuk merr dot borxh në institucionet që kërkojnë studime të plota dhe do të marrë borxh nga bankat tregtare, ku përgjegjësia për studime të plota, apo për eficiencën si përdoren paratë, nuk është pjesë e këtij biznesi. Bankat shesin paratë, qeveria blen para për borxhin e saj. Borxhi total është më pak se 53% e Produktit të Brendshëm Bruto. Borxhi i jashtëm është i vogël, por asnjë qeveri nuk duhet të marrë vetëm situatën afatshkurtër, por duhet të marrë parasysh se nëse ecën në këtë politikë, atëherë shumë shpejt do të arrijë në një pikë, që do ta ketë shumë të vështirë të menaxhojë borxhin e saj. Shifrat mund të gjenden të plota. Sa është borxhi dhe sa do duhet të paguajmë ne, për ta shlyer këtë borxh. Ajo që është më shqetësuese, është fakti që duke menduar se financat janë mbajtur pak me kujdes për të mos ta futur vendin në borxhe të rënda, të mos tejkalohet mundësia për të marrë borxhe me kosto të larta, që shumë shpejt mund ta ndryshojnë situatën dhe kjo eksperiencë ka ndodhur dhe në vende të tjera. Në momentin që qeveria humbet përgjegjësinë për të menaxhuar borxhet e saj, mund të gjendet në një situatë me borxhe të rënda të pamundur për t'i menaxhuar.

Ç'mund të na thoni për energjinë, sa ka ndikuar ajo në ekonomi?

Kriza e energjisë do të jetë kriza që do i qëndrojë ekonomisë shqiptare, duke përbërë një rrezik të madh edhe për vitin 2008. Mungesa e energjisë shkon edhe 10-12 orë dhe e ka bërë edhe më të vështirë jetesën e përditshme. Kriza e energjisë ka ndikuar edhe te konsumatori, të cilët detyrohen ta harxhojnë një pjesë të parave të tyre për transportin, për mjetet që përdorin, apo rasti i fundit edhe për ata që qarkullojnë me abone. Impakti i rritjes së energjisë duket se prek një sërë sektorësh të tjerë dhe nuk mund të thuhet që nuk ka presion inflacionist. Pra të gjithë ekspertët e ekonomisë vendas dhe të huaj, kur flasin për rritjen galoponte të çmimit, të karburanteve, apo rritjen e çmimit të energjisë së importuar, padyshim që kanë parasysh që ajo ka dhe një presion inflacionit. Sa është ky? Unë besoj se nuk jemi si në rastin e ekonomisë amerikane, ku energjia nuk përcakton zhvillimin e ekonomisë dhe duket sikur nuk jemi në vitet '70, ku rritja e energjisë e futi gjithë ekonominë botërore në krizë. Por po të kemi parasysh strukturën e ekonomisë shqiptare, shpenzimet që kryen konsumatori, apo biznesmeni shqiptar, sa e varur është jeta e përditshme nga konsumi i energjisë, patjetër që nuk mund të biem dakord që rritja e çmimeve të karburanteve, e energjisë, nuk ka presione inflacioniste dhe nuk cenon biznesin dhe të ardhurat personale.

A është mosrealizimi i investimeve faktori bazë për inflacionin?

Investimet publike për vitin 2006-2007 kanë një disproporcion të madh. Rreth 10 muajt e parë të vitit, janë përdorur jo më shumë se 30% e investimeve publike dhe 3 muajt e fundit përdoren rreth 70% e tyre. Për të qenë më konkret në vitin 2007, nga shifrat që ne disponojmë, nëse investimet do të ishin 750 milionë dollarë, për 9 muajt e parë të vitit ishin përdorur jo më shumë se 170 milionë dollarë. Kalimi i të gjitha investimeve për tre muajt e fundit të vitit, do të thotë që do të duhen fonde për t'i paguar ato. Në momentin që kërkesa për fonde rritet në muajt e fundit të vitit, atëherë rritja e kërkesës për para është një presion inflacionit dhe ia vështirëson Bankës Qendrore mundësinë për ta kontrolluar inflacionin. Sa janë përmasat e këtij impakti negativ? Ajo do të jetë në proporcion me atë se sa para do të përdorë qeveria në 3 muajt e fundit të vitit, për investime publike. Nëse do t'i përmbahemi kushteve normale mbetet që një shumë e madhe e tyre të mbeten pa realizuar, por qeveria ka presion pozitiv për të treguar suksese dhe do të mundohet t'i përdorë paratë. Në këto kushte, kërkesa e madhe për para dhe fundi i vitit, që ka një kërkesë në rritje për mallra, do të bëjë që inflacioni të rritet edhe më shumë në këtë fundviti.

Ç'mendim keni për rrugën Durrës-Kukës?

Është një nga debatet më publike sot. E para, nuk ka asnjë hezitim për ta mos mbështetur këtë rrugë, e cila jep akses në zonat më të varfra të vendit dhe bën një lidhje të mirë të ekonomisë shqiptare me rajonin, duke filluar me Kosovën. Qeveria shqiptare me investimet e saj, synon ta lidhë sa më shpejt, ta lehtësoje lidhjen ekonomike midis dy vendeve dhe duhet të ketë një prioritet në këtë drejtim. Nuk duhet të kemi frikë nga debati që bëhet nëse është një rrugë patriotike apo nacionaliste, por ka gjithmonë një kufi i cili duhet të mbahet qartë. Hezitimi ynë ka qenë se sa do të jetë kostoja totale e kësaj rruge dhe aq më tepër, shqetësimi ynë që kjo rrugë po ndërtohet me kosto tregtare kur akoma nuk ka projekt teknik dhe nuk dihen kostot. Qeveria duhet të japë një përgjigje, që asnjë qindarkë e kësaj rruge nuk është keqpërdorur. Padurimi për të bërë një projekt kaq të madh brenda 1-2 viteve, nisja pa projekt teknik, financimi pa projekt dhe marrja e një borxhi me kosto tregtare, është një nga debatet që unë mendoj se do të kemi mirëkuptimin e njerëzve të zgjuar dhe ekspertëve.
 
Top