Qeveria, 1 milion USD për blerje automjetesh
Tenderi, pas vendimit për makinat e zyrtarëve
Plani ishte për të shpenzuar rreth 5.3 milionë dollarë, por në tender pati anulim procedurash dhe në fund u lidh kontrata për fituesit me vlerë rreh 1 milion dollarë. Shumat janë paraqitur pa i futur TVSH-në, në të kundërt vlera e tyre rritet me 20 për qind. E gjithë operacioni për blerjen e automjeteve nisi në fund të muajit korrik dhe u mbyll këto ditë, me shpalljen e firmave fituese. Por, në një kohë që institucionet e shtetit kishin nisur supertenderin me vlerë 5.3 milionë dollarë, Kryeministri Sali Berisha fliste publikisht se do tu hiqte automjetet zyrtarëve, për shkak të kostos së lartë. Rastësia arriti deri në atë pikë që tenderi u mbyll në kohën kur Kuvendi miratoi projektligjin e heqjes së mjeteve të transportit për deputetët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Gazeta mëson faktin se në garë për të blerë automjete, kryesisht fuoristrada, kishin hyrë të paktën 14 institucione, si tatimet, doganat, Drejtoria e Burgjeve, Policia e Shtetit, prefekturat etj. Vlera e tenderit nuk ka vlerë të madhe në raport me shpenzimet totale që Kryeministri kërkon ti reduktojë, por makinat që pritet të dalin nga përdorimi për tu ruajtur në rezervën e shtetit mund të viheshin në dispozicion të atyre institucioneve që kishin nevojë për mjete.

Procedura e zhvilluar

I zhvilluar më datë 29 korrik 2009, tenderi planifikohej për të blerë mjete transporti për 16 institucione, me vlerë rreth 5.3 milionë dollarë, më i larti i realizuar ndonjëherë. Kjo, edhe për shkak të përqendrimit të zhvillimit të prokurimit publik në një institucion të vetëm, Ministrinë e Brendshme, e cila ka të drejtën për të blerë pajisjet dhe mallra për institucionet e tjera. Duke qenë se zhvillimi i tenderëve kërkon kohë, në respekt të ligjit,dhe për ta mbyllur brenda vitit, institucionet e interesuara mblodhën të gjitha kërkesat e tyre për mjete transporti dhe i përqendruan në një tender të vetëm. Për fat, vetëm 20 për qind e fondit limit u shpenzua, pasi procedura e tenderit u anulua për katër institucione, kurse ofertat e kompanive koncesionare ishin konkurruese. Kontrata nuk është lidhur ende, pasi pritet procedimi me ankesat (nëse ka), por shpallja e fituesve u bë këto ditë, kur jo më larg se javën e shkuar Parlamenti miratoi projektligjin për heqjen e mjeteve të transportit për drejtuesit e administratës shtetërore. Pra, paralelisht me deklaratat e Kryeministrit për të shkurtuar shpenzimet e automjeteve, duke reduktuar numrin e automjeteve, zhvillohej një tender për blerjen e tyre. Në tender nuk thuhet konkretisht sesa mund të jetë numri i automjeteve që do të blihen, por vetëm shuma.

Makinat në qarkullim

Nga Ministria e Financave vlerësohet se në rang vendi janë rreth 3500 automjete në shërbim të administratës shtetërore, por numri mund të jetë akoma më i madh, për shkak se ka mangësi informacioni. Duke parë koston e lartë të mirëmbajtjes së automjetit, nga servisi, karburanti dhe shoferët, qeveria vendosi të shkurtonte numrin e makinave në përdorim, duke ulur edhe shpenzimet. Megjithatë, Ministria e Financave (e cila ka përgatitur projektvendimin), ka vendosur një nen në ligj, ku u jepet e drejta e parablerjes së automjetit atyre zyrtarëve që do tu hiqet nga përdorimi. Plani është që automjetet e hequra nga përdorimi me paratë e shtetit do të mblidhen në magazinat e Rezervës Shtetërore, e më pas do të shiten me ankand, ku e drejta e parablerjes u takon funksionarëve. Në këtë pikë, qeveria del tërësisht e humbur, pasi makinat që zyrtarët kanë aktualisht në përdorim mund ti blejnë në ankand shumë më lirë sa i ka marrë shteti dhe, nga ana tjetër, rrit sërish shpenzimet, duke blerë të tjera./GazetaShqip/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24409. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24409