Qeveri-opozitë përplasen në Bruksel
Meta dhe Dade, qëndrime të ndryshme në takimin e organizuar për Ballkanin

Ylli Pata

Qeveria dhe opozita përplasen në Bruksel, duke “eksportuar” në kryeqendrën e Europës konfliktin dhe tensionin politik që është me shumicë në Tiranë. Gjatë një takimi ndërkombëtar të zhvilluar për të testuar gatishmërinë e Ballkanit për tu integruar në BE, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, dhe sekretarja ndërkombëtare e Partisë Socialiste, Arta Dade, kanë paraqitur qëndrime të ndryshme mbi nivelin e demokracisë dhe ngërçin e krijuar në Parlamentin shqiptar.

Meta

Numri dy i qeverisë shqiptare dhe njëkohësisht shefi i diplomacisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur diplomatik dje në Bruksel, ku është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e Aleancës së Atlantikut të Shqipërisë me vendin tonë që është tashmë anëtar i saj. Meta, rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë si vend anëtar i NATO-s dhe nënvizoi rolin konstruktiv të politikës së saj në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. Zv/kryeministri shqiptar u takua dje edhe me reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputetin, Nikolaos Chountis. Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE, si dhe u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Meta mori pjesë edhe në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, në Bruksel. Në fjalën e tij, Meta nënvizoi gjithashtu se për vendet e Ballkanit Perëndimor, dy dekadat e fundit dëshmojnë fuqinë transformuese që ka pasur perspektiva e anëtarësimit në BE për vendet e këtij rajoni. “Integrimi në BE është një proces reciprokisht sfidues. Sfida jonë është të tejkalojmë vetveten në të gjitha kuptimet, si me reformat e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet rajonale”, u shpreh Meta.

Dade

Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare vuri në dukje rolin e Partisë Socialiste si një faktor vendimtar në përgatitjen dhe konsolidimin e terrenit për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Sipas Dades, “integrimi i vendit në NATO, në prill 2008, është shembulli konkret i këtij vullneti të palëvizshëm të opozitës së majtë. Por integrimi në NATO nuk duhet keqpërdorur politikisht. Me të nuk duhet abuzuar, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit, ku një vend anëtar i Aleancës Atlantike rrëshqiti tërësisht nga standardet e organizatës në lidhje me zgjedhjet”. Dade deklaroi në fjalën e saj se “ne kemi marrë vendimin për ta kushtëzuar hyrjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë, me hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në të gjitha ato pjesë të vendit ku ka kontestime dhe prova për dhunë, parregullsi dhe manipulime. Më 28 qershor PD dhe Kryeministri Berisha abuzuan me votat e shqiptarëve dhe me besimin e bashkësisë ndërkombëtare”. Siç e ka nënvizuar raporti final i OSBE/ODIHR, tha Dade, votat e shqiptareve u numëruan në një të tretën e tyre keq ose shumë keq. “Nuk ka ligj që e ndalon investigimin e zgjedhjeve”, insistoi ajo. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga rajoni dhe Komisioni Europian si ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, zv.kryeministri i Serbisë, zv.kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, drejtori për Ballkanin pranë Komisionit Europian, etj. (shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26310. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26310