Qendro: Policia pengoi forcërisht Inspektoriatin Ndërtimor
Bashkia padit policinë e Tiranës, për pengimin me forcë të ushtrimit të detyrës

Përplasja e të premtes në mbrëmje mes policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në lidhje me vendimin e Ministrisë se Transporteve për një truall toke në qendër të kryeqytetit ka përfunduar në një dosje në Prokurorinë e Tiranës.

Mesditën e djeshme Drejtori i Insprektoriatit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, Afrim Qendro paditi Policinë e Tiranës. Kjo e fundit mbrëmjen e së premtes pas konflikteve me policinë bashkiake ka ndaluar për disa orë inspektorin e Bashkisë, Genti Lala.

Konfliki mes dy policive nisi katër ditë më parë, kur Policia e Bashkisë doli në mbrojte të pronës private në kryeqytet, gjatë kohës kur Inspektoriati i Ndërtimit nisi zbatimin e urdhrit për mbushjen e gropës me synim ndërtimin e një lulishteje.

Pak para dorëzimit të kallëzimit në prokurori Qendro u shpreh se: “Policia e Shtetit ka krijuar një incident të rëndë, duke penguar forcërisht, në kundërshtim me ligjin, Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, në detyrën e tij brenda territorit administrativ.

Në veprimet e tyre, kanë shoqëruar për shkak të cilësive të veçanta, Inspektorin e Lartë Lala, përgjegjës të zonës, për disa orë në komisariatin e Tiranës”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka detyruar Bashkinë e Tiranës, të depozitojë në prokurori kallëzimin penal. Ky veprim i kreut të inspektoratit të ndërtimit është paraprirë nga një dalje në publik e Adminstratorit të Përgjithshëm të Bashkisë, Dritan Agolli.

Ai ka bërë publike një dosje me materialet të cilat vërtetojnë se trualli që gjendet mes “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit”, është pronë e Komunitetit Mysliman dhe familjes Kika.

Dokumentet e paraqitura nga Agolli, përfshijnë certifikatën e pronësisë, skicat e planimetrisë për vendosjen e një hoteli 16 – katësh, të kompanise “Gasing Co”, kartelën e pasurisë së paluajtshme, listën e bashkëpronarëve të regjistruar në zyrën vendore të pasurive të paluajtshme, certifikatën për vërtetimin e pronësisë si dhe vendimin për lejen e ndërtimit për kompleksin hotelier.

Dokumentet e paraqitura nga Agolli nisin në vitin 1995 dhe përfundojnë në vitin 2008 dhe tregojnë se qeveri të ndryshme e kanë miratuar këtë pronë si shesh për ndërtim. Pas daljes në publik të Agollit ka reaguar Ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

Ai u shpreh se nuk është ndërhyrë në një pronë private, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 19.12.2007, e ka kaluar këtë pronë në fondin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke e kthyer në pronë shtetërore. Ministria e Transporteve pretendon se kjo pronë është shtetërore dhe për të Bashkia e Tiranes nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi.

Sokol Olldashi.

Toka në qendër është shtetërore

“Ne bazë të dokumentit të qeverisë, toka është futur në fondin e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e pronave më datë 19 dhjetor 2007. Në bazë të dokumentit të hipotekës, kjo tokë rezulton pronë e regjistruar me pronarë të ligjshëm në datën 15 janar 2008. Nuk kemi ndërhyrë në pronë private, por në shtetërore.

Ne i kemi kthyer qytetareve një hapësirë për lulishte dhe nuk e lame zonën në një gropë plehrash, përsa kohe aty nuk ka një plan zhvillimi. Reagimi i Bashkisë së Tiranës nuk është normal, pasi toka në qendër është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal. Ne kemi vendosur që në qendër të Tiranës të ndërtohet një lulishte”.

Dritan Agolli

“Bashkia gjithmonë në krahë të pronarëve legjitimë”

Të premte në mbrëmje pushteti në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Kartës së Autonomisë Vendore, nisi dhjetëra kamionë të ngarkuar me baltë, të shoqëruara me dhjetëra makina policie, drejt qendrës së Tiranës, për të mbuluar me baltë një pronë private dhe për të përbaltur Bashkinë e Tiranës, për dhënie leje ndërtimi klienteliste.
Bashkia e Tiranës, baltës së politikës që ka kohë që hidhet mbi të, do t’i përgjigjet me prova dhe fakt.

Prona për të cilën bëhet fjalë është në pronësi private të Komunitetit Myslyman dhe bashkëpronarëve të familjes Kika, e vërtetuar me certifikatë pronësie. Kjo pronë ka një histori 14 vjeçare miratimi lejesh, histori ku gjejmë emrat e të gjithë kryetarëve të bashkive dhe kryeministrave të mëparshëm. Arsyet e këtij kalvari ku parakalojnë kryeministrat e këtij vendi, i takojnë t’i zbardhin organet e specializuara dhe jo Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës deklaron publikisht, se do të gjendet gjithmonë në krahë të pronarëve legjitimë dhe biznesit të ligjshëm, do të gjendet gjithmonë përballë dhe nuk do të gjunjëzohet nga cilido që kërkon t’i bëjë presion e t’i hedhë baltë apo që kërkon të cenojë të drejtat e saj, të cilat ia jep Kushtetuta dhe Ligji, qofshin këta policë të urdhëruar apo padronë të veshur me pushtet”.

Tafaj: Maturantët të besojnë në shkolla, mos t’u drejtohen kurseve private

“Maturantët të besojnë në shkolla dhe të mos u drejtohen kurseve private. Ne nuk do të lejojmë që mësuesit të spekulojnë dhe të detyrojnë nxënësin të shkojë në kurse për të plotësuar mangësitë e shkaktuara me ose padashje në shkollë”.

Kjo është deklarata që Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqrem Tafaj, bëri para mësuesve të qarkut të Tiranës, gjatë një takimi për prezantimin e analizës vjetore të DAR. “Nxënësit që kanë vështirësi në nxënien e dijes duhet të gjejnë mbështetjen e shkollës, dhe shkolla duhet ti ketë këta nxënës detyrë primare”, u shpreh ministri i cili propozoi pesë orë shtesë, në javë veç programit mësimor.

Këto orë do të përfshijnë veprimtari të ndryshme si konsultat dhe aktiviteteve kulturore. “Çdo nxënës duhet të përfshihet në një rreth mendor ose shkencor”,- u shpreh Tafaj. Duke renditur si prioritet të punës zhvillimi i veprimtarive në shërbim të nxënësve ai u kërkoi mësuesve të pranishëm të hartojnë një plan ku të përfshihen konsultat, aktivitetet dhe rrethet shkencore.

Një tjetër prioritet që Tafaj renditi në takimin e djeshëm ishte edhe pjesëmarrja në arsimin e mesëm dhe atë profesional, duke rritur numrin e nxënësve që frekuentojnë këto shkolla. Ministri “urdhëroi” mësuesit që të bindin nxënësit që të mos braktisin shkollat.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25249