''Qemal Stafa'' 70 milione euro per rikonstruksion

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
stadiumi-300x192.png
Edhe tri ndeshje deri në tetor e më pas, lamtumirë, dhe shihemi pas 18 muajsh. Kapaciteti ndryshon pak, do të jetë me 20.000 vende ulur dhe i gjithi i mbuluar

Përcaktohen të gjitha modalitetet për rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa”. 70 milionë euro dhënë nga një kompani zvicerane si kredi për ndërtimin e tij, 20.000 vende asnjë më shumë e njëkohësisht vetëm tri ndeshje të luajtura. E thënë më shkurt ndeshjet ndërkombëtare për skuadrat shqiptare në Evropë (Tirana) si dhe tri për kombëtaren e tetori është afati i fundit, kur stadiumi do nisë punimet për rikonstruksionin e tij.
Më në fund duket se gjithçka është gati dhe pritet vetëm vendosja e firmës mbi letër për të nisur punimet. Pas shumë hamendjeve dhe hezitimeve, pavarësisht se kryeministri Berisha kish deklaruar se stadiumi do jetë gati për 100-vjetorin e Pavarësisë, gjithçka do nisë nga tetori i këtij viti, e mbase ogur i mirë është fakti që ai do nisë punimet në prag të 100-vjetrit të krijimit të shtetit shqiptar I programuar dhe ideuar më parë për një kapacitet prej 25.000 vendesh, palët, pra federata e futbollit, qeveria shqiptare dhe kompania që do bëjë punimet kanë rënë dakord në reduktimin e numrit të tifozëve, nga 25.000 në 20.000, ose afërsisht rreth 4 mijë vende më shumë se sa kapaciteti aktual i “Qemal Stafës”. Arsyeja ka qenë kosto e lartë, pasi stadiumi do rindërtohet plotësisht. Këtu nuk hyn tapeti, pasi është bërë disa herë dhe kosto e tij në krahasim me gjithë punimet e tjera është thuajse e papërfillshme. Fakti qëndron se vetëm një vend i ulur ne bazë të gjithë parametrave të caktuar të stadiumeve në Evrope kushton rreth 1.500, gje e cila do të thotë që një shtim prej 5 mijë vendesh do të thotë një shtim të vlerës prej 7.5 milionë euro, shifër kjo e papërballueshme nga pala shqiptare. Megjithatë me një sy të lehtë, një stadium prej 20.000 vendesh dhe shumë modern është krejtësisht normal për kushtet e Shqipërisë. Natyrisht nuk jetojmë në Londër, kur stadiumi hap portat vetëm kur luan kombëtarja shqiptare. Mbase kur luajnë kuqezinjtë 20.000 vende janë pak, ose edhe shumë pak, por 5-6 ndeshje në vit (edhe ato nuk dihet nëse stadiumi do mbushet e kjo vjen thjesht si pasojë e gjendjes së kombëtares) kapaciteti i tij duket se është krejtësisht normal. Në kushtet ngritjes së parkingut (nuk cenon aspak stadiumin, apo punimet për rikonstruksionin e tij), kalimit të tij në një impiant modern, më në fund duket se edhe Shqipëria do ketë një vend, ku njerëzit të shohin ndeshje futbolli, por edhe të argëtohen. Sipas palëve punimet do nisin në tetor dhe brenda një afati 18 mujor ai do jetë gati
Ja pse kundër ndërtimit të “Qemal Stafës”, atje ku është

Nga Armand Drita

Stadiumi “Qemal Stafa” për mendimin tim duhet të kthehet në park të dytë të kryeqytetit, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Ju ftoj dhe sugjeroj të mendoni për një qytet europian dhe mos të lejoni asnjë të bëjë presion në emër të sportit, apo ngjyrave të Kombëtares. Zgjidhja duhet t’i rezistojë kohës dhe të jetë për 50 vitet e ardhshme, jo sot për nesër.



Po ju dërgoj një letër, të cilën ia kam dërguar edhe autoriteteve më të larta, jo se jam kundër stadiumit të ri, por është ndoshta gabimi më i madh që mund të bëhet për një qytet modern. Nuk e di me kë u konsultua FSHF që do të ndërtojë një stadium të ri te “Qemal Stafa”, pasi nuk ka asnjë kuptim në asnjë lloj plani, as urbanistik, as tifozdashës, pasi dynd një tmerr njerëzish në mes të një qyteti kaq të vogël siç është Tirana. Nuk e kuptoj sesi ju gazetarët sportivë, që keni shëtitur gjithandej, të jeni dakord për një stadium kaq të madh në mes të qytetit? Ka në botë qytete gjigante që nuk e kanë stadiumin në mes të qytetit, ndërkohë që ne si më të zotët do e bëjmë në qendër, madje do të “shembim presidencën” ta bëjmë. Po jap argumentat e mi më poshtë dhe do të kuptoni që është një gabim ngritja e tij në po të njejtin vend.
1. Kam studiuar e jetur për vite me radhë jashtë Shqipërisë, si dhe kam udhëtuar shumë dhe nuk mbaj mend të kem parë në ndonjë vend evropian të ketë stadium në mes të qytetit, pasi ka disavantazhe logjistike dhe problematika pa fund.
2. Nuk mund të konceptohet një stadium kombëtar me 45 000 vende (ose gati 10% e popullsisë së qytetit) në qendër të një kryeqyteti, si Tirana me një rrjet infrastrukturor krejt të papërshtatshëm, mos të them inekzistent për një fluks të tillë njerëzish. Nëse kaq shumë njerez do të vinin në qendër për një ndeshje i bie që në një ndeshje të kombetares
të pezullohet jeta e qytetit.
3. Pastaj probleme shtesë janë siguria e tifozëve, e bizneseve dhe institucioneve, pasi përleshje ose trazira mes tifozëve mund të ndodhin në mes të qytetit, 50 metra nga selia e Presidentit të vendit dhe jo më shumë se 200 metra nga Qeveria. Çdo rrëmujë tifozësh do të shkaktonte alarm shtetëror, ndërkohë që shpenzimet për sigurinë e institucioneve
do të rriteshin pa fund, por dhe dëmet që mund t’i shkaktohen biznesit do të ishin tepër të mëdha, pasi pronat e kësaj zone janë më të shtrenjtat në vend.
4. Ndërkohë që kemi dhe problemin e paneglizhueshëm të parkingut që në Tiranë është një gangrenë që nuk po zgjidhet për fluksin normal e jo më atë të shtuar. Kurse ne duam të sjellim 45 000 vete në mes të qytetit. I bie një super miting, që nuk ka sens në asnjë vend të botës të kalojë nëpërmjet mesit të kryeqytetit.
5. Po ashtu në rrethinat e stadiumit është një zone urbane, që mund të shqetësohet nga ndotja akustike e të bërtiturave, e zhurmave të tifozëve. Kjo ndoshta shumë vetëve u duket problem jo ekzistent, por me aderimin në BE është problem që merr zgjidhje ligjore dhe ju siguroj se pala e dëmtuar, pra banorët do fitojnë duke marrë dëmshpërblime apo dhe vendime gjykatash kundër ndeshjeve në orët e mbrëmjes. Kjo do e bënte stadiumin të pashfrytëzueshëm dhe do të humbiste funksionalitetin.
Prandaj, për mendimin tim stadiumi duhet të jetë në periferi të Tiranës, i aksesueshëm shpejt me unazat e reja që priten të bëhen dhe nga shumica e tifozërisë jashtë kryeqytetit. Do ishte mirë të ndërtohej jashtë qytetit, në pellgun mes aeroportit dhe Kamzës, ku aksesi nga veriu e jugu i Shqipërisë, i tifozëve po ashtu dhe i atyre nga Kosova, është shumë më i thjeshtë dhe për më tepër nuk ngarkon fare trafikun e kryeqytetit, që është i ngarkuar siç është. Për më tepër, një stadium me kompleks shërbimesh e biznesesh do të gjallëronte pjesën e varfër veri-perëndimore të kryeqytetit. Për këtë ju siguroj, por jam i sigurtë që dhe ekspertë të ekonomisë, urbanistikës, trafikut, sigurisë së rendit publik do të jenë mëse dakord me argumentet e shtruara. Pranë aeroportit dhe autostradave ke mundësi me të njëjtën shumë lekësh të bësh një stadium me parametra ndërkombëtarë në të gjitha drejtimet, madje me më pak lekë dhe të çosh atje dhe linja të transportit metro apo dhe urban, që do i shërbenin dhe aeroportit dhe stadiumit, si dhe do të ndërtohej parking i bollshëm, duke evituar të gjitha problematikat.
Stadiumi “Qemal Stafa” për mendimin tim duhet të kthehet në park të dytë të kryeqytetit, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Ju ftoj dhe sugjeroj të mendoni për një qytet europian dhe mos të lejoni asnjë të bëjë presion në emër të sportit, apo ngjyrave të Kombëtares. Zgjidhja duhet t’i rezistojë kohës dhe të jetë për 50 vitet e ardhshme, jo sot për nesër.

 

[GS]

Forumium maestatis
Kismet mandatin tjeter po u bo.... ose nfund te mandatit sic ndodh gjithmon...
 

Al-Punk

Still here
Shume mire eshte dhe me 20 mije vende! Aktualisht thuhej se ishte me 25 mije por kurre nuk mbushej tamam.
 
Top