Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

glaukus

Primus registratum
Re: Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

Me duket se je shpejtuar pak per te nxjerre perfundimin e mesiperm.

Po te shohesh njoftimin qe ka vene ne krye te faqes mbi gjuhet e te gjitha shteteve thuhet:

This entry provides a rank ordering of languages starting with the largest and sometimes includes the percent of total population speaking that language
http://www.odci.gov/cia/publications/factbook/fields/2098.html
Pra per cdo vend jane dhene gjuhet qe fliten me shume ne to dhe ne shume raste ka renditur edhe gjuhen zyrtare te shteteve te ndryshme.
Per Shqiperine ka dhene shqipen si gjuhen me te folur dhe ne kllapa thuhet se toskerishtja eshte dialekti zyrtar (Tosk is the official dialect). Ka dhene greqishten si gjuhe te dyte por nuk kane shkruar ne kllapa se eshte gjuhe zyrtare, ashtu sic kane shkruar per vendet e tjera qe kane 2 a 3 gjuhe zyrtare ...
Pra CIA nuk ka bere ndonje mekat ketu, ashtu sic mund te kishin shtuar aty edhe italishten apo serbo-kroatishten ne perqindje shume te vogel...

Ajo qe me terhoqi vemendjen ishte ne fakt perqindja qe jepet per perkatesine fetare te shqiptareve:
Muslim 70%, Albanian Orthodox 20%, Roman Catholic 10%

Pra a jane keto vertet shifrat e sakta apo mos valle shteti shqiptar duhet te beje nje regjistrim, sondazh a kerkim per te na dhene shifrat me te sakta (te peraferta) te perkatesise fetare pasi nuk ka kurre mundesi qe 100% e shqiptareve te jene me keto 3 fe ashtu sic ka edhe jo besimtare qe llogariten te tille ...

olti

Neo
Re: Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

Shikopni pak se cfare thuhet per Greqine. 99% qenkan greke te paster dhe gjuhet e tjera qe fliten qenkan frengjisht dhe anglisht!!!!! Te gjithe e dine se ca flitet ne Greqi pervec greqishtes. Kuptohet qarte qe ajo eshte shume tendencioze. Dihet qarte ndikimi i forte grek ne administraten e USA.
Ndersa ajo cudia qe paske pare ti albanesus mbi fete nuk e di nga ka dale! Ndoshta je ti vete nga ata te protestanteve, por dije se te tille jane aq pak sa nuk mund te futen kurre ne perqindje. Shume pak jane ata renegate qe kane leshuar fete tradicionale shqiptare dhe kurre nuk kane per t'u bere perqindje e perfilshme. Vetem nqs behet ndonje llogaritje akrobatike si per fete e USA me 356 milionn njerez nder te cilet 2% qenkan hebrenj!!!

McByrek

Primus registratum
Re: Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

Amani dhe ju, shkoni shikoni tek faqja e CIA-s dhe skandalizoheni qe te dhenat jane me tendence pro greke. Po ai muhabet dihet qyshkur. Me sa di une George Tenet eshte akoma ne krye te CIA-s. Ka me grek se George Tenet ne USA? Une them se jo. Madje as Nikolas Gage nuk eshte aq filogrek sa Tenet.

glaukus

Primus registratum
Re: Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

Kuptohet qe raporti i CIA-s per Shqiperine ka edhe shifra pro - greke dhe acaruese.
Fakti me i forte per kete eshte raporti i grupeve etnike per Shqiperine ku thuhet:
other estimates of the Greek population ranged from 1% (official Albanian statistics) to 12% (from a Greek organization) = perllogaritje te tjera mbi popullsine greke ne Shqiperi varionin nga 1% (statistika zyrtare te Shqiperise) deri ne 12 % (sipas nje organiztare greke).
Pra nuk thuhet se kush organizate greke e ka dhene kete shifer te fryre, nderkohe qe ky ''fakt'' tregon mungese serioziteti per nje organizate si CIA qe presupozohet qe di gjithcka e cdo gje. Me siguri ka qene ndonje organizate lobiste pan-epirote ne Amerike ( shoket e Nicholas Gage).
Sikur te ishin te balancuar tamam zoterinjte qe bejne keto fakte do jepnin edhe perqindjet e tyre mbi popullsite etnike te Greqise qe presupozon se ka 98% greke, nderkohe qe dihet shume mire mbi turqit, armenet apo arvanitasit shqiptare qe nuk mund te jene kurre greke. Po ashtu nuk permendet as ndonje shifer qe organizata shqiptare te diaspores kane per shqiptaret e Greqise apo Maqedonise ...
Keto shifra jane tregues i forces se lobit grek qe di te gjeje kanalet e duhura per tu dhene edhe CIA-s gjithckaditese shifrat e veta. Kuptohet qe politika e numrave levizet nga forca e lobeve, por edhe e shteteve dhe Shqiperia zyrtare apo diaspora duhet te gjejne rruget per te ndryshuar keto te dhena. Por e verteta eshte se ndryshimi i emrave dhe shtetesise nga shume shqiptare hallexhinj qe jane e shkojne e kane shkuar ne Greqi i japin krahe e mbeshtetje idese se grekomedhenjve se shifrat e tyre nuk jane te gabuara.
Fakti eshte qe shifrat kane ndryshuar me kalimin e viteve pasi ne te dhenat mbi grupet etnike te Shqiperise te para ca viteve, perqindja e grekeve ishte me e larte se sa 3% sa c'eshte vene per 2002-in.
Te pakten CIA ka vendosur edhe shenimin e cuditshem per Greqine:
note: the Greek Government states there are no ethnic divisions in Greece
Gje me e ulet dhe me e poshter nuk behet, sidomos per nje shtet qe pretendon se eshte vendlindja e demokracise. Nacionalizmi i eger dhe mburrja kombetare nuk e lene as Greqine zyrtare te pranoje te vertetat historike ...

Sa per 2% e hebrenjve duhet thene se te dhenat mbi ta bazohen ne numrat qe mblidhen nga sinagogat e organizatat qe regjistrojne hebrenjte. Duhet thene se hebrenjte jane nje popullsi qe e kane treguar veten se bejne per atdheun e tyre, duke votuar si nje bllok i vetem per kandidate qe jane pro izraelite, apo duke dhene miliona $ ne fushata elektorale ...
Per me teper duhet pohuar edhe fakti se zakonisht nje mashkull hebre kur martohet kthen (konverton) edhe bashkeshorten e tij ne fene judaiste ... duke shtuar keshtu numrin e hebrenjve ...

Ne lidhje me cudine qe shpreha ne postin tim te mesiperm per perkatesine fetare ne Shqiperi, duhet te sqaroj se ajo lidhet sidomos me shifren 70% muslimane shqiptare.
Sado gjera te permendesh kjo shifer eshte patjeter me e ulet dhe kjo mund te vertetohet edhe nga ato shifra qe mund te jape komuniteti musliman ne Shqiperi, bazuar sidomos mbi praktikuesit dhe ata qe e pohojn se jane muslimane.
Dihet qe gjate komunizmit nje pjese e popullit u largua nga feja dhe un mendoj se katoliket e ortodokset shqiptare jane me te lidhur me fene dhe me te prirur per te mos e ndryshuar ate.
Pra nuk mund te kete 100 % te shqiptareve te perfshire ne 3 fe, pasi ka edhe ateiste, por edhe plot shqiptare qe nqs do behej nje regjistrim nuk do e pohonin se jane muslimane p.sh.
Po ashtu edhe shifra 20% ortodoks e 10% katolik nuk mund te jete plotesisht e sakte dhe duken me teper shifra qe trasheguam nga koha e regjimit komunist.
Ata qe kane ndryshuar fene nuk mund te quhen renegate pasi asnjera nga 3 fete tradicionale te shqiptareve NUK lindi ne Shqiperi. Sikur te ishim greke apo italiane a sauditas atehere mund te quheshin renegate.
Por me mire te kete shqiptare te besimeve protestane e te cdo lloj besimi tjeter qe ne fund te fundit besojne ne 1 Zot, se sa nje popullsi te pa fe ...

XimiTr

Primus registratum
Re: Qe kur greqishtja eshte nje nder gjuhet zyrtare ne Shqiperi??

kjo eshte nje e vertete e hidhur por une nuk e di e pse asnje nga intelektalet a qeveritaret tane te (nderuar) nuk merr guximin te prononcohet !
Kete fakt ( te gjuhes greke ) une e konstatova ne Web site e qeverise kanadeze ku jepeshin te dhena per Shqiperine thuhej qe gjuhe zyrtare e Shqiperise jane Shqipja dhe greqishja, dhe nuk me beri pershtypje te mire !

Top