Qëllohet me vezë Edi Rama, policia shoqëron 8 studentë...

Universal

AnonymouS
Eshte qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama, teksa po dilte nga Universiteti i Shkencave Sociale në Tiranë, pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vezët kanë rënë mbi makinën e Kryeministrit.

Tetë studentë janë shoqëruar në Komisariatin Nr.2 lidhur me këtë incident, ndërsa zona është rrethuar me shirita nga policia. Pesë prej studentëve të shoqëruar i përkasin grupimit “Lëvizja për Universitetin”, ndërsa tre të tjerë janë nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.

Mësohet se studentët e shoqëruar janë: Anita Lushi Bora Mema ,Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

“Lëvizja për Universitetin” bën të ditur se sulmi ndaj kryeministrit u krye në shenjë revolte për ligjin e arsimit të lartë. Studentët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, e cila i ka shoqëruar me forcë në komisariat.

“Lëvizja Për Universitetin” denoncon dhunën që është ushtruar mbi aktivistët nga policia e qeverisë së privatëve. Qeveria përdori policinë e shtetit për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron privatët. Tashmë qeveria po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve. Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, pedagogeve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ta dënojnë këtë arrogance qeveritare dhe t’i bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve: Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.”- thuhet në reagimin e “Lëvizjes për Universitetin”.

(er.nu/BalkanWeb)
 

Almaa'95

Papirus rex
Histeri ne mase, u viktimizuan te gjithe nga ata me syze si e pasme kavanozi der tek ata/o llumrat qe ngriten gishtin e mesit perpara kryeministrise e pastaj nxorren Iphone6 nga xhepi dhe shperthyen ne selfie.

Nuk jam kurrsesi dakort me shume reforma e aq me pak me kete sepse jam studente vete. Po nuk iu duket pak paradoksale dhe juve fakti qe rinia sotme pin nga 2-3 kafe ne dite, kane mjetet mjete dhe telefonat nga me te fundit?

Do thoni ju, po mir po ai qe nuk i ben keto, thjesht ska mundesi ekonomike cte beje? Te punoje do thoja une!!! Call centerat kerkojne perdite fuqi punetore, lokalet,butiket, dyqanet po ashtu. Por jo, ne si rrace Shqipetare-Krenare nga Lushnja deri ne Bllok kemi POR*he!!! Me shume sesa te benim nje pune te ndershme dhe me dinjitet ne do pranonim te uleshim mbi njeri tjetrin ne karriget e ndonje administrate, ose te lepinim ndonje nga ato kepucet e llustruara bukur.

Ne ankohemi dite per dite per pedagoget, po ama u ikim e u qaravitemi tek zyra dersa na japin noten. Kur ja arrijme qellimit me nje buzeqeshje maniake skizofrenike kthehemi e themi : Rob zoti Tefta. Ne te kundert, Tefta nuk shpjegon, nuk ben leksion, obuura te ankohemi. Nuk shohim kurre nga vetja, nuk pranojme kurre qe ndoshta nuk mesuam/nuk dham sa duhet per ate provim.

C'provim zeza them un.. Si do marrim provime ne kur leksionet sot i frekuenton vetem 20% e klases, ose dhe kur shkojne te tjetret, DETYROHEN te shkojne per te perfunduar llogjet e lena pergjysem sepse lokali perball u ka mbyllur deren. Pse ndodh kjo?? Ja e them une. Se ne jemi te tere ekonomista dhe jurista, dhe nderkoh nuk dim akoma tabelen e shumzimit. Sepse si un qe shtrydh trut dhe ai qe ka mikun marrim te njejten note e vihemi ne te njejtin nivel.


Nje populli te tille qe nuk u ngriten per korrupsionet qe iu bene PERPARA syve, nje populli te tille qe gelon ne cdo ane per vite me rradhe nga padrejtesite, bejne mire tia cojne faturat me 10 zero mbrapa. Sepse akoma ne vitin 2015 nuk dime fuqine qe kemi, por merremi me parti politike e akoma me keq me individ te caktuar.

Ishin te njejtet ata qe kaluan ne orgazem nga kenaqesia kur fitoj Rilindja qe gjuajten vullnetin e tyre me veze. Ne pamje te pare te bardha te pastra, nga brenda qelben ere. Krahasimi u shkon pershtat te dyja paleve.
 

Almaa'95

Papirus rex
Ahh dhe dicka, ne Shqipetaret jemi popull qe kemi pare neper protesta te vriten njerez te pafajshem ne driten e diellit. Kapja dhe futja neper makina pas gjithe asaj histerie nuk perben ndonje lajm..

Gjithsesi mendoj se ka te beje burimi nga vjen/si na paraqitet lajmi, & cfare do gjithsecili te besoje :)
 

Dreamer

Under the Dome
E paskan goditur me veze??
Booo sa keq i shkreti... ate kostumin Armani qe kishte veshur do ta hedhe ne mbeturina dhe jam kurioz kush do ja bleje nje te ri.. jam shume kurioz.
 

Universal

AnonymouS
Rama flet për sulmin me vezë: S’mund të jenë studentë, më fyen

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për incidentin me studentët dy ditë më parë, kur ai u qëllua me vezë teksa merrte pjesë në një event në Fakultetin e Shkencave Sociale.
attachment.php

Duke folur në “Top Story” për Sokol Ballën, Rama tha se nuk pati dhunë ndaj studentëve dhe se pretendimet e tij janë të kota.

Ai gjithashtu shtoi se studentët e kishin fyer me fjalë vulgare dhe se ai nuk mund t’i konsideronte studentë të mirë. Kryeministri mbrojti fort Reformën në Arsim.

“Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama.

“Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare.

Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”, vijoi ai më tej.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përplaset me studentët e “Levizjes për Universitetin”.

Kujtojmë se kur u miratua Ligji për Arsimin e Lartë në Parlament, Rama mbajti një fjalë të gjatë kundër studentëve që protestuan, duke i ironizuar si pjesëtarë të “Organizatës Politike të ’89-ës”.

Panorama
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Nese do te njohesh nje njeri jepi pushtet. Ky njeri padyshim eshte transformuar me ardhjen ne pushtet. Nuk i harroj premtimet gjate fushate. Ka bere shume premtime dhe ta pakten disa duhet ti mbante. Me vjen akoma dhe me shume keq se Shqipetaret jane sot pa shprese per te ardhmen e tyre ne kete vend. E kam votuar dhe ndjej neveri per kete njeri sharlatan dhe egoist ne maksimum kur del neper media dhe mburret me genjeshtrat e tij. Kur do vije dita qe keto tradhetare te ketij vendi te zhduken nje here e pergjithmone? Sa mllef e urrejtje qe kam per to sa vetem fjale te ndyra meritojne nga une.
 
Top