Qëllimi i Jetës

Qyteti iBukur

Primus registratum
Qëllimi i Jetës

Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit

Eja pak me mua të meditojmë :

Nga do që ti hedhësh sytë do shohësh krijesa të shumë-llojshme në tokë, në det në qiell. Nëse do mendosh rreth çdonjërës prej tyre do vesh re se ajo e ka një qëllim për të cilin ekziston ose më thjesht : ekzistenca e saj e ka një funksion dhe dobi. Madje po të shohësh edhe gjërat që i prodhon vet njeriu me dorën e tij ato e kanë një funksion për të cilin janë sjellë në ekzistenë. E po të mos ishte kështu nuk do lodhej njeri t’i prodhonte. Makina, avioni, treni, shtëpia, karrigia, dera, celësi, lapsi kondicioneri... etj Mendo pak sikur ndonjëra prej këtyre sendeve që përmendëm ta humbë funksionin e vet a do hynte më në punë ?!!

Kjo domethënë që vlera e çdonjërës prej këtyre gjërave që përmendëm edhe çdo gjë tjetër varet nga kryerja e funksionit për të cilin janë sjellë në ekzistencë. Vlera e avionit, makinës dhe trenit është deri në atë moment që na shërbejnë për transport. Vlera e karriges është deri në atë moment që na shërben për tu ulur etj. E nëse këto sende e çdo gjë tjetër e humbin funksionin e tyre ato e humbin vlerën e tyre dhe bëhen të pavlefshme. Atëherë njeriu detyrohet t’i largojë ato nga jeta e tij sepse bëhen pengesë për të.

Përpiqu të bësh lidhjen ndërmjet tyre dhe vetes tënde :

A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes : Kur çdo gjë që ekziston në këtë gjithësi e paska një qëllim dhe funskion për të cilin ekziston, po unë a e kam një qëllimi në këtë jetë dhe nëse po kush duhet të jetë ai ?!

Kjo pyetje mbase duket për disa njerëz disi e vështirë për t’i dhënë përgjigje por e vërteta është se përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Madje ajo është shkruajtur në faqet e horizontit, në të gjitha krijesat që ekzistojnë në univers. Por shumica e njerëzve nuk e shohin atë, jo sepse nuk shikohet por sepse ata nuk përqëndrohen në të.

Hyr në temën e jetës tënde :

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të bëjmë një parathënie që të jetë sa më e thjeshtë dhe e qartë për tu kuptuar përgjigja. Kjo parathënie përbëhet nga disa pika.

Kush të solli në këtë jetë ?! A të pyeti kur të solli apo të mori mendimin ?! Sa do jetosh ?! Si do jetosh ?! E së fundi vdekjen a ti e cakton ?!

Besoj se përgjigjet janë të qarta tek çdokush. Ne nuk kemi ardhur vet në këtë jetë por na kanë sjellë. Nuk jemi pyetur a kemi dëshirë të vijmë apo jo. As nuk jemi pyetur sa kemi dëshirë të jetojmë dhe as se si duam ne të jetojmë dhe as se kur kemi dëshirë të vdesim apo nuk kemi dëshirë fare të vdesim.

Dikush tjetër kujdeset për të gjithë këto gjëra dhe i rradhit ato. Ai është Allahu i Madhëruar. Ai i cili na ka sjellë në këtë jetë dhe ka caktuar për çdonjërin prej njerëzve madje për çdo gjë që ekziston në këtë univers fillimin, fundin e çdo gjë tjetër që u përket atyre.

A të ka qëlluar ndonjëherë të shkosh në ngushëllimin e dikujt që ka humbur të afërmin e tij?! Mua më ka qëlluar dhe kam vënë re se një prej fjalëve që përmendin njerëzit më shumë në të është : “Duhet të bëjmë durim sepse kështu është shkruar”.

Kjo është e vërtetë, vdekja është e caktuar dhe e shkruar madje çdo detaj i jetës tënde është i caktuar dhe i shkruar që përpara se të krijohesh. Këtë gjë e besojnë shumica e njerëzve. Madje është për tu çuditur që këtë gjë e besonin edhe politeistët e vjetër.

Përgjigja e pjesës së parë të pyetjes :

Kur çdo gjë qënka e caktuar prej Allahut që para se të krijohesh. A mendon atëherë se ardhja jote në këtë jetë është pa qëllim dhe se Zoti e paska caktuar çdo gjë pa asnjë arsye ?!! Nëse t’i mendon se ke ardhur pa qëllim në këtë jetë je gabuar rëndë.

Mendo pak çdo gjë që ekziston në këtë jetë e ka një qëllim, dhe një funksion. Po ti o njeri nuk e ke asnjë qëllim dhe funksion në këtë jetë edhe pse je më inteligjent se çdo gjë tjetër që sheh me sytë e tu në këtë gjithësi ?! Edhe sendet që janë pa jetë dhe pa llogjikë e kanë një funksion ndërsa ti që je me jetë dhe me logjikë nuk paske asnjë funksion në këtë jetë?!

Shumë njerëz e besojnë se ka një Zot dhe se Ai i ka krijuar ata. Gjithashtu besojnë se Ai ka caktuar për ta çdo gjë, jetën, vdekjen, rrizkun etj.

A mendon se Allahu që të ka sjellë në këtë jetë dhe ka caktuar për ty çdo gjë që do veprosh, të ka sjellë kot pa asnjë arsye dhe si rezultat ti nuk ke asnjë qëllim në këtë jetë dhe anjë funksion?!!

Ky mendim është mendim shumë i keq dhe një nënvleftësim i rëndë për veten tënde dhe për Zotin.

Është mendim i keq për veten sepse kur njeriu nuk di pse jeton dhe kush është funksioni i tij në këtë jetë e ka ulur veten e tij në gradën e sendeve të cilat janë pa vlerë dhe si të tilla ato hidhen.

Gjithashtu ky është mendim i keq për Zotin sepse nëse ne mendojmë që Zoti na ka sjellë në këtë botë kot pa asnjë arsye ne kemi besuar se Zoti krijon kot. Por Ai është i pastër prej kësaj akuze të cilën ia mveshin shumë njerëz mbase jo me gojën e tyre por me veprat e tyre.

Ai i cili e ka krijuar çdo gjë me fuqinë e Tij, me dijen e Tij, me urtësinë e Tij, ka shkruar për çdo gjë caktimin e vet, fillimin mbarimin dhe çdo veprim, a e ka sjellë njeriun në këtë jetë kot ?!!

Nëse do t’i thuhej ndonjërit prej nesh : Ti je njeri që jeton kot ose vepron kot, ai do ofendohej. E si mundet që atë ofendim që ne nuk e pranojmë për vetet tona ta pranojmë për Zotin tonë ?!! Ndërkohë që dija e gjithë njerëzve dhe xhindëve para dijes së Tij është si një pikë ujë para një oqeani pa fund dhe urtësia e gjithë njerëzve dhe xhindëve para urtësisë së Tij është si një pikë uji para një oqeani pa fund ?!! Ai e ka krijuar çdo gjë me dijen e Tij të plotë dhe e ka vendosur çdo gjë në vendin e vet që i takon me urtësinë e Tij të plotë.

Allahu ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit) : “Ne nuk e kemi krijuar qiellin, tokën e çka brenda tyre kot, por ky është vetëm mendimi i atyre që kanë mohuar. Mjerë për ata që kanë mohuar prej zjarrit (të xhehenemit)” [Surja : Sad 27]. Domethënë mjerë për ata njerëz të cilët mendojë se Zoti e ka krijuar qiellin, tokën, njeriun etj kot sepse ata me këtë mendim e kanë nënvleftësuar Zotin e tyre.

Gjithashtu ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) “A menduat ju se ne ju kemi krijuar kot dhe se ju nuk do ktheheni një ditë tek Ne. I pastër është (prej çdo të mete) Allahu Sunduesi i Vërtetë” [El Mu’minunë 115-116]. Domethënë është i pastër Allahu nga kjo akuzë në të cilën i mvishet kotësia Zotit dhe krijimit të Tij.

Përfundimi i përgjigjes së pjesës së parë :

Atëherë ne duhet të besojmë se nuk kemi ardhur kot në këtë jetë sepse asgjë në këtë univers nuk është kot, as edhe sendet pa jetë e pa logjikë, e jo më njeriu të cilin e ka veçuar Zoti me disa veçori dhe mirësi të cilat nuk i kanë shumica e krijesave. Kështu njeriu e vlerëson veten e tij dhe e vendos atë në vendin që i takon, gjithashtu beson që Zoti është i plotëfuqishëm dhe u urtë dhe çdo gjë që e krijon e krijon me qëllim të lartë dhe të dobishëm.

Përgjigja e pjesës së dytë të pyetjes : Atëherë pse jetojmë :

Pasi arritëm në rezultatin që ne nuk jetojmë kot, por na ka sjellë Zoti në këtë jetë me një qëllim, sikurse na ka caktuar çdo gjë në të, nga fillimi deri në fund, bëjmë pyetjen : kush është ky qëllim?

Normalisht që qëllimin nuk do ta nxjerrim nga vetet tona por e kërkojmë prej Atij që na ka krijuar, të na tregojë pse na ka sjellë në këtë jetë. Thamë që ne nuk kemi ardhur me dëshirën tonë në këtë jetë, as nuk na ka pyetur kush, a kemi dëshirë të vijmë apo jo dhe a kemi dëshirë të ikim apo jo. Kjo tregon se Ai që na ka në dorë ne, ka gjithashtu edhe qëllimin për të cilin na ka sjellë në këtë jetë.

Këtë qëllim na e ka treguar Allahu në Kur’an në Suren Dharijat ku thotë (kuptimi i ajetit) : “Unë i krijova xhindët dhe njerëzit vetëm për të më adhuruar. Nuk dua prej tyre rrizk as nuk dua të më ushqejnë. Unë jam Ai jam Rrizk-dhënësi dhe i Plotëfuqishmi” [Edh-dharijat 56-58].

Përderisa Ai i paska krijuar krijesat për këtë qëllim atëherë ata duhet ta vendosin në jetë këtë qëllim për të cilin janë krijuar dhe kanë ardhur në ekzistencë.

Allahu i cili na ka krijuar, na furnizon dhe ka caktuar për ne çdo gjë, na ka sjellë në këtë jetë për ta adhuruar Atë të vetëm pa i bërë shok. Adhurim domethënë të kryesh ato vepra të cilat i ka urdhëruar Allahu.

Thamë që Allahu nuk e ka sjellë njeriun kot në këtë jetë por e ka sjellë për ta urdhëruar dhe njeriu t’i zbatojë ato urdhëra. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit) : “A mendon njeriu se Ne do ta lemë atë (në këtë jetë) kot” [El Kijameh 36]. Kanë thënë dijetarët : “Dmth pa e urdhëruar”.

Kështu që Allahu na ka sjellë në këtë jetë që të zbatojmë urdhërat e Tij të cilat gjenden në librat qiellorë që u ka zbritur profetëve të Tij. E libri i fundit që ka zbritur Allahu mbi njerëzimin dhe i cili i ka përfshirë dhe shfuqizuar të gjithë librat e mëparshëm është Kur’ani. Në të gjenden urdhërat dhe porositë që ka dhënë Allahu për mbarë njerëzimin që t’i zbatojnë dhe kështu të kryejnë qëllimin për të cilin ata jetojnë në këtë jetë.

Përfundimi final i njeriut

Allahu i Madhëruar është krijuesi i çdo gjëje. Ai mjaft t’i thotë diçkaje bëhu dhe ajo bëhet. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an : “Fjala jonë për diçka që duam (ta krijojmë) është se vetëm i themi bëhu dhe ajo bëhet” [En-nahl 40].

E përderisa Allahu është i plotëfuqishëm atëherë nuk është e vështrirë për të që ta rikrijojë njeriun edhe një herë ose ta asgjesojë të gjithë universin e ta krijojë atë në çfarë forme dhe cilësie të dëshirojë.

Allahu i Madhëruar ka krijuar këtë botë e cila do mbarojë për të gjithë njerëzit një ditë dhe ka treguar në Kur’an se pas saj vjen një jetë tjetër për njerëzit në të cilën ata do llogariten për çdo vepër që kanë vepruar, të mirë apo të keqe. Ajo ditë quhet Dita e Gjykimit, Dita e Llogarisë, Dita e Pendimit, Dita e Të Vërtetës, Dita e Krismës etj. Gjithashtu ka krijuar Xhen-netin (Parajsën) dhe Xhehenemin (Zjarrin) për të shpërblyer çdo kënd me atë që meriton.

Nga ana llogjike nuk është e pamundur që Allahu i Madhëruar ti ringjallë njerëzit sepse Ai i krijoi ata herën e parë nga asgjëja e si mund të jetë e pamundur ti rikrijojë përsëri për të dhënë llogari për çdo gjë që kanë vepruar në këtë jetë.

Ndërsa nga ana fetare kjo është mëse e vërtetë madje kanë rënë dakord të gjithë librat qiellorë dhe të gjithë profetët që ka dërguar Zoti – nga i pari që është Ademi alejhi selam e deri tek i fundit që është Muhamedi alejhi salatu ues-selam – që dita e Gjykimit është e vërtetë dhe do të vijë.

Allahu e ka përmendur këtë ditë në Kur’an shumë herë. Ka përmendur edhe shumë argumente logjike që e mbështesin vërtetësinë e saj. Madje ka treguar edhe shumë fragmente të asaj dite të cilat do të ndodhin dhe do t’i përjetojnë krijesat.

“O ju njerëz premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote e të mos ju mashtrojë (dhe largojë) prej Allahut asgjë” [Fatir 5].

Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun prej trupi dhe shpirti. Vdekja nuk është proces përfundimtar për njeriun, përkundrazi vdekja është vetëm ndarja e shpirtit nga trupi. Atëherë shpirti kalon në botën tjetër ku për të fillon llogaria, shpërblimi ose dënimi që meriton në bazë të veprave që ka kryer në këtë botë.

Kush i është bindur urdhërave të Allahut do shpërblehet dhe kush i ka kundërshtuar ato do dënohet e më pas kur të vijë dita e ringjalljes do rikrijohen trupat e njerëzve siç ishin dhe do bashkohen me shpirtrat e tyre dhe do dalin prej varreve turma-turma, të gjithë për të dhënë llogari para Zotit që i krijoi, i furnizoi dhe u kujdes për ta gjatë gjithë jetës së tyre në dynja. I dëgjoi ata për gjithë atë kohë dhe i pa veprat e tyre. Ndërsa atë ditë është koha që ata të dëgjojnë atë që meritojnë për ato vepra që kryen në dynja.

Ky është përfundimi i sigurt i çdokujt qoftë besimtar apo mosbesimtar. Kjo jetë është vetëm urë kalimi për të gjithë ne. Na ka sjellë Allahu në të për të shikuar veprat tona dhe më pas të na shpërblejë për atë që do veprojmë. Detajet e kësaj teme dhe argumentet që e vërtetojnë atë gjenden në Kur’an.

Është e pamundur që në një broshurë të vogël si kjo të tregohen të gjitha detajet dhe argumentet që e bëjnë të besueshme këtë që po themi. Ato mund ti lexojë çdo kush në Kur’anin e madhërueshëm të cilin Allahu e ka zbritur që ne ta lexojmë, ta besojmë dhe ta zbatojmë. Libër për të cilin na ka premtuar Allahu në të që do ta ruajë nga ndryshimi devijimi dhe çdo e keqe. E realiteti e ka treguar se edhe sot pas 14 shekujsh nuk gjen në të asnjë ndryshim. Tek të gjithë muslimanët e botës ai është i njëjtë pa pasur ndryshim në asnjë presje.

E na ka premtuar që nëse e zbatojmë atë të na fusë në Xhen-net përjetësisht. E në të kundërt ka premtuar për ata që nuk e zbatojnë atë që t’i fusë në zjarr përjetësisht, pa mbarim, pa fund dhe pa kufi kohor, si shpërblim të meritueshëm për mos njohjen e Zotit dhe mos bindjen e urdhërave të Tij, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në dynja.

Mbyllje

Allahu na ka sjellë në këtë botë dhe na ka krijuar që ta adhurojmë Atë. Ky është qëllimi dhe nëse ne e bëjmë këtë do na e shpërblejë në botën tjetër me Xhen-netet e larta, gjerësia e të cilave është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës së bashku. Ndërsa ata që nuk e zbatojnë qëllimin për të cilin kanë ardhur në këtë jetë ata në të vërtetë janë treguar mos mirënjohës ndaj Zotit dhe ndaj mirësive të Tij që u ka dhënë në këtë jetë. Janë treguar mendjemëdhenj ndaj urdhërave të Tij dhe si rezultat ata do futen në zjarr të përjetshëm si shpërblim për mohimin e tyre, për mendjemadhësinë e tyre ndaj Zotit dhe mosmirënjohjen ndaj mirësive dhe begative të Tij. Përveç këtij qëllimi për jetën, çdo qëllim tjetër është në të vërtetë qëllim shtazor dhe e bën njeriun që të mos ketë asnjë dallim nga kafshët të cilat nuk kuptojnë dhe as nuk kanë llogari për atë që veprojnë.

Përgatiti: Abdurrahim Balla

Read more at: Qyteti ISLAM
 

bobo

marksist-enverist
Nuk po ndalem ke i gjith teksti, se ka dhe shum perseritje- si ne perdorim ashtu edhe kuptim- te fjaleve dhe fjalive, por 'mbyllja' mu duk interesante:

(pa e ricituar!) po marr dy fjalite e para- nga pika ne pike- dhe po e shtjelloj sipas menyres botkuptimore time, me te drejte pasiqe Zoti ja la ne dore cdonjerit te mendoje aq sa dhe si te doje, pa te drejten qe te cenoje tjetrin- biles as verbelisht!
-Fjalia e pare te shtyn te mendosh qe:Zoti ishte i vetmuar dhe i mungonte vemendja e 'dikujt tjeter' prandaj nder te tjera krijoj edhe njeriun; dhe duke ju referuar fjalise qe pason: Zoti krijoj edhe 'shperblimet', te cilat do percaktonin shkallen e 'vemendjes' se kushtuar nga seicili.
-Fjalia ne vazhdim, e perforcon kuptimin e te pares dhe se dytes- ne lidhje me vemendjen/ shperblimin- sidomos nga fjalet qe ju perdorni: 'nuk e zbatojne qellimin','ardhur', 'vertete','mirenjohes' dhe 'miresi'.
-ne fjaline pasuese, dmth e 4-ta ne renditje, jane ata qe nuk marrin asnje medalje ne garimin 'kush i ka kushtuar Zotin me shum vemendje', si dhe theksimi i atyre gjerat qe keta te fundit kane humbur.
-Fjalia e fundit, tek 'mbyllja', eshte dhe pika kulminante, qe mua me beri te mendohem gjere e gjate dhe te jem perseri i pasigurte ne mendimet e mia- pasiqe ju merrni ne perdorim edhe fjale te cilat percaktojne objekte frymore te tjera te ndryshme nga njeriu!
Per kete arsye kisha nje pyetje: cte kuptoj me fjalet 'qellim shtazor'?

Ju krijoni nje vetkundershtim si ne permbajtje ashtu dhe qellimin e asaj qe shkruani.-mendimi im!
 

Qyteti iBukur

Primus registratum
Nuk po ndalem ke i gjith teksti, se ka dhe shum perseritje- si ne perdorim ashtu edhe kuptim- te fjaleve dhe fjalive, por 'mbyllja' mu duk interesante:

(pa e ricituar!) po marr dy fjalite e para- nga pika ne pike- dhe po e shtjelloj sipas menyres botkuptimore time, me te drejte pasiqe Zoti ja la ne dore cdonjerit te mendoje aq sa dhe si te doje, pa te drejten qe te cenoje tjetrin- biles as verbelisht!
I nderuar, Ju pershendesë...
Postimi ne fjalë është bërë nga unë por përgaditur nga .. shiko ne postim.
Pata deshirë të ju përgjigjem por se kam te kjart për qfar saktesisht ke marr shembull. Që t'i largohemi keqkuptimeve te mundshme ju lutem futi në {quote] textet që sipas teje kan kundershtime
 

bobo

marksist-enverist
Faleminderit per pershendetjen, po ashtu edhe nga ana ime jeni i pershendetur.

Nuk e kuptoj se cfar lidhje ka keqkuptimi me futjen ne 'quote'?
Kam marre mundim qe ne fillim, qe te bej te kuptohet se: nenkuptoj vetem kuptimin qe permban paragrafi i fundit i shkrimit, te pergatitur nga i nderuari i nenshkruar, me mbishkrimin 'MBYLLJE'.
Me fjale te tjera: jam shum larg asaj qe ju mundohene t'i qendroni larg, si ne kuptim ashtu edhe nenkuptim.
Apo duhet ta nenkuptoj kuptimin e keqkuptimit?
Une u kuptova me veten.
 

joetisti_

Locus omnem
Nuk ka kuptim per t'u thene me fjale. Por ne fund te fundit perse duhet te dihet kuptimi?? A s'eshte me mire te mos e dish edhe nese ka??
 
Top