Foto Pyes femrat Sa ndikim mund te kete nje qepje ne gjoks lidhur me kenaqesite seksuale ne cift?

sermion_al

Forumium praecox
Po themi nje qepje afro 15 cm e formes v e kthyer mbrapsht mu ne midis cicave te mashkullit?




Sent from my iPhone using Tapatalk
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Hey Sermion,

Njatjeta perseri! Te jam ngjitur nga pas sepse jam kureshtare te njoh burimin e «your sense of wonderment» si dhe deshiren e madhe qe po tregon te njohesh dhe te kenaqesh nje perfaqesuese te denje te gjinise se bute.
Ne mund te pranosh nje keshille prej meje, ne menyre te tille qe te jesh ne gjendje te terheqesh nje femer, se pari e mbi te gjitha mos permend emrin «cica» kur flet per gjoksin e nje mashkulli.

Eshte merite e trurit tim qe nje fjale e vetme provokon nje kujtim i cili ne te gjitha rastet eshte i shoqeruar me te gjitha ndjesite duke perfshire edhe aromat e ndjera ne momentin e perjetimit.

Xhaxhai plak i njeres prej shoqeve te mia u afrua ne tavolinen ku ishim ulur. Me nje pale syze si bythe kavanozi, kurrizdale, me nje bastun ne dore si edhe nje tip burie te varur ne kraharor, ndersa ecte gati duke u zvarritur, me beri te ngrihesha t'a kapja prej krahu dhe t'a ulja ne nje karrige qe nje shoqe e shoqes time afroi kastile per te. «Na thuaj ndonje gje te re Xha Joseph» i them une. «Eh c'te them moj bije. Ju e dini fare mire qe kam kancer ne prostat, ja edhe sikur t'ja hedh kancerit, cfare tu bej syve qe po me lene. (Degjenerimi i shikimit te tij ishte i pakthyeshem). Edhe me buri ne vesh mezi degjoj, reumatizmi po me bluan kockat dhe me e bukura eshte se plaka me thote se me kane vajtur koqet deri ne gjunje, sikur ajo per vete eshte ndonje yll i rene prej qielli. Ju qe keni qene si drita e syve te mi (i benim vizita shpesh ne spital) do me mungoni. Pa sy e vesh si do te mund te dalloje kush eshte njera e kush eshte tjetra» Ca pika loti me rane, nga trishtimi dhe ndersa njera po i afrohej mjekres xhaja vazhdoi «Une them t'ju prek te gjitha nga cicat dhe sa here te vini te me takoni, nga madhesia e tyre do te kuptoj me ke kam te bej!» Lotet ia lane vendin qeshjes. Qe atehere jam e bindur se pleqte jane qejfllinjte si dhe perverset me te medhenj. Dallohen qeshjet djaloshare dhe sensi i bukur i humorit tek ata qe kane ngrire ne kohe dhe kane arritur perjetesine dhe dallohen edhe ata qe une i quaj «u dogj dhe nuk u poq».

Se dyti, per sa i perket shenjes ne mes te gjoksit, ne mendje me vjen Iron Man, a mos i jeni nenshtruar ndonje operacioni kardiak!? A jeni me bateri ne zemer? Nese PO a eshte e keshillueshme per ju lidhja me nje femer, lidhje prej se ciles mund te linde nje ngarkese emocionale e cila e kombinuar me aktivitetin fizik te konsumimit te mardhenies eshte e kontraindikuar nga mjeku?

Ne rast se eshte thjeshte nje cikatrice joproblematike, personalisht nuk shoh ndonje problem. Ajo qe me cudit, megjithate eshte deshira jote per te vene vetveten mbi tavoline (ta zbulosh komplet ate) pa lejuar prospektin e nje lidhjeje qe ka fillim, lulezim dhe zhvillim. Ketu nuk behet fjale per dashuri me shikim te pare. Apo Jo!?

Fakti qe ju deshironi te dini sa ndikon nje e ashtuquajtur deficence (e mete???) tek pelqyeshmeria ndaj personit tuaj me le te mendoj se ju do te ndermerrnit nje rruge per te pare objektin tuaj te afeksionit dhe nese obligimet financiare per te bere nje gje te tille do te ishin te medha atehere vetem nje ABSOLUTE PO nga ana e personit ne fjale do te justifikonin kete sakrifice. Une per vete do te kisha thene nje ABSOLUTE JO por ka lloje lloje femrash.

Edhe nje keshille te fundit. Kam vene re disa fenomene jo normale te cilat ndodhin atehere kur aderimi i nje anetari te ri sjell nje te ashtuquajtur gjak te ri. Me deshiren e mire te ruaj ato pak kokrra te mira qe kane mbetur, ju keshilloj te rrini larg energji-thithesve te cilet si meshkuj te maskuar ne femra terheqin burra te vertete dhe cdo lidhje emocionale ose energjie qe ndodh midis ketyre ciftimeve eshte abominacion. Nuk ka martese ne distance. Ate qe ju merrni eshte thjeshte nje hije qe do ju shkaterroje.

Largohu prej pleqve!

Éléonore
 
Last edited:
Top