Pushtimi i Shqipërisë dhe roli i Anglisë 1939-1942

GJENERALI

Primus registratum
Pushtimi i Shqipërisë dhe roli i Anglisë 1939-1942

Të Premten e Shenjtë (7 Prill) 1939, Italia pushtoi Shqipërinë dhe ankesoi atë. Hoxha ngarkon rëndë me faj Anglinë pse lejoi të ndodhte kjo gjë dhe thotë se Anglisë i interesonte që Italila të pushtonte Shqipërinë.

Shkëputur nga Enver Hoxha:
"Këtë plan e vërtetoi qëndrimi indiferent i Çembërlenit kur Musolini sulmoi vendin tonë më 7 prill të vitit 1939. Çembërlini, i cili e dinte që më parë se çdo të ngjiste, atë ditë shkoi për gjueti. Ishte pikërisht ai që kishte miratuar "Anschluss"-in, që kishte nënshkruar marrëveshjen e Mynihut, që shitit Çekosllovakinë...

Deklarata e kryeministrit anglez më 6 prill në Dhomën e Komunave se Britania e Madhe nuk kishte "asnjë interes të drejtpërdrejtë" në Shqipëri i linte dorë të lirë Musolinit për të realizuar planet e tij ndaj vendit tonë. Ky qëndrim i Anglisë i interesonte shumë Italisë, sepse ligjesonte interesat e veçanta në Shqipëri (1).

AAT, f.14-15. Hoxha nuk e ekzagjeron indiferencën e madhe të anglezëve. Në korrik 1941, zyrtari me influencë Pierson Dikson shkruante: "Ne nuk e kemi mbështetur kurrë kauzën e pavarësisë së Shqipërisë e aq më pak nuk duam të bëjmë këtë tani që prespektiva për të stimuluar luftën para rënies së Ballkanit" (FO 371/29715). Përveq mospërfilljes së të drejtës se Shqipërisë për të ekzistuar, vërejtjen e Diksonit dëshmojnë paaftësinë për ta kuptuar situatën. Lufta sapo kishte filluar të merrte përpejstime të gjera- por jo sepse ajo "stimulohej" nga jashtë.

Hoxha ka plotësisht të drejtë, kur thotë se Anglia e njohu de facto pushtimin e Shqipërisë nga Musolini; po kështu, ai ka të drejtë kur thotë se reagimet e demokracive kryesore Perëndimore ndaj pushtimit të Shqipërisë ishin shumë më të pakta nga ç'kishin qenë ndaj avancimit të mëtejshëm të Hitlerit në Veri. Veç kësaj, Anglia ishte në atë kohë fuqia e parë detare në Mesdhe. Mbi të gjitha, Anglia kishte hyrë gjërësisht në Shqipëri përpara se të pushtohej nga Italia. Një shoqëri angleze, ajo anglo-persiane e naftës (më vonë anglo-iraniane), kishte shtënë në dorë monopolin mbi zonat naftëmbajtëse të Shqipërisë, të cilat përbënin pasurinë më të madhe të vendit. Në xhandarmarinë shqiptare të Mbretit Zog ishin marrë e drejtonin oficerë anglezë nga fundi i viteve '20 e deri me 1938 kur Zogu, i shtrënguar nga italianët, i pushoi nga puna. Anglia pra lidhej drejtpërdrejt me veglën kryesore shtypëse në Shqipëri.

Gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore, Anglia nuk mundi të bënte ndonjë gjë të madhe në Shqipëri, por punët rrodhën në mënyrë të tillë që dy faktorë të luanin rolin e tyre për një kohë të gjatë. Së pari, ndodhi që Mbreti Zog, i cili ishte larguar me 1939 gjeti strehë në Angli. Ai jetonte në mes të luksit në hotelin "Ric" ku kishte zënë një kat të tërë, për të cilin paguante me shufra floriri të vjedhura nga thesari i shtetit. Së dyti, Zbulimi anglez, paraardhësi i Drejtorisë së Veprimeve të Posaçme (SOE), nëpërmjet qendrës së tij në Beograd drejtoi një operacion për Shqipërinë nga viti 1940 e deri nga fillimi i vitit 1941 (kur Beogradi u pushtua nga gjermanët). Dy kuadrot kryesore që u angazhuan në këtë operacion ishin Kapiteni (më vonë Koloneli) Deirell Oklei Hill (Dayrell Oakley Hill), i cili kishte qenë nënkomandant i xhandarmarisë së Zogut për 10 vjet dhe Xhulian Emeri (Julian Amery). Të dy këta morën pjesë në përpjekjet e mëvonshme për të përmbysur regjimin e Hoxhës.


Aty nga fillimi i vitit 1941, Oklei Hill shoqëroi një grup të armatosur prej rreth 200-300 shqiptarësh në një sulm në Shqipërinë e Veriut. Grupi përmblidhte njerëz me bindje shumë të ndryshme politike: bënte pjesë një ndër komunistët e parë, Mustafa Gjinishi, përkrahësi kryesor i Zogut, ish-ushtaraku Abaz Kupi (piketuar më vonë nga anglezët si kandidat për të udhëhequr Vendin), si dhe tre anëtarë të familjes bajraktare myslimane e me influencë e Kryezinjëve (të cilët, gjithashtu, më vonë Anglia u përpoq t'i sillte në pushtet). Sulmi dështoi. Çdonjëri që kishte marrë pjesë në të u bë i dyshimtë për Hoxhën (1).

1 Informacioni rreth këtij episodi të rëndësishëm është i pakët. Elisabeth Barker, në librin "British Policy in South-East Europe in the second World War (1976), kap.5, jep një sfond njohurish me vlerë (por edhe me disa gabime). Xhulian Emeri, "Sons of the Eagle: A Study in Guerrilla War" (1948), kap.3. Ky libër interesant që mbase ka dhe unë të tepërt, mbetet për fat të keq një burim mjaft i shfrytëzuar nga shumë autorë të mëvonshëm, megjithëse ai është i një niveli shumë të dobët, për sa i përket çështjeve kyçe. Xh. Emeri nuk qëndroi asnjëherë tok me partizanët shqiptarë. Për pikëpamjet e Tiranës, shih E. Hoxha, AAT F.20 dhe A. Puto "From the Annals of British Diplomacy: The Anti-Albanian Plans of Great Britain During World War II according to Foreighn Office Documents of 1939-1944" (1981), pjesa e parë. Mbi implikimin e zbuluesve anglezë mbas luftës, shih Nicholas Bethell. "The Great Betrayeal: The Untold Story oj Kim Philby's Biggest Coup" (1984).
 
Top