Pushtimi i panjohur i Britanisë

Pushtimi i panjohur i Britanisë

Sulmi dhe pushtimi i Britanisë ka qenë një temë që e kanë “përgojuar” komandantë, gjeneralë dhe liderë të ndryshëm përgjatë shekujsh, duke filluar nga Jul Cesari e duke përfunduar te vetë Adolf Hitleri. Të paktën deri më tani, disfatat kanë qenë më të shumta se sukseset në një ndërmarrje të tillë, përgjatë shekujve. Por deri së fundi, një plan i tillë kishte mbetur i panjohur. Bëhet fjalë për një komplot të shekullit të 18 të pushtimit të Britanisë së Madhe nëpërmjet një ushtrie amerikane dhe kjo gjatë Luftës së Pavarësisë. Skema u konceptua nga një gjeneral francez dhe, sipas saj, parashikohej që një forcë prej 10 mijë ushtarësh amerikanë do të sulmonin pikërisht në një moment kur Britania do të ishte e lodhur dhe e shpërqendruar nga lufta amerikane. Një sulm në rrethana të tilla do të ishte i sigurt. Për ta bërë më të sigurt fitoren, gjenerali francez sugjeroi që në forcat sulmuese të përfshiheshin edhe trupa nga amerikanët indigjenë, ose “të egrit” siç i quanin në atë kohë, që do tu kallnin datën britanikëve dhe si pasojë çdo rezistencë do të binte menjëherë. Plani në letër, që sapo është shitur në një ankand në Londër, u konceptua nga gjenerali francez, Charles-François Dumouriez, kur ishte komandant në Cherbourg. Dokumenti thotë ndër të tjera në një shënim në fund të tij se për të bërë bashkë amerikanët që do të kryenin sulmin në Britani ishte shumë e lehtë dhe se sulmi ishte 100% i sigurt nëse trupat do të hidheshin në Britani nga Irlanda. Për sa i përket amerikanëve vendas, ose “nanivëve”, në plan thuhej se ata ishin aq të tmerrshëm në pamje e të fuqishëm e të shkathët në sulm, sa do të trembin dhe do të shpartallonin çdo lloj britaniku që do tu dilte përpara. Skema që është e konceptuar deri në detaje bën fjalë edhe për hollësira në lidhje me logjistikën dhe me vendosjen e trupave amerikane në terrenin armik, si dhe për furnizimet në armatime, ushqime, anije, kuaj dhe aleatët e mundshëm që ishin pro një lëvizjeje të tillë dhe që do ta mbështesnin atë. Një nga taktikat që parashikonte plani në marrjen e ishullit britanik ishte ajo e maskimit të luftëtarëve indigjenë si fantazma. Pamja e tyre do tu shkaktonte tmerr ishullorëve që do të zmbrapseshin dhe do të rrëzonin çdo lloj rezistence. Edhe pse ky plan është shumë interesant, i detajuar dhe madje deri në atë shkallë sa të përmenden edhe pasojat dhe përfitimeve nga një sulm i tillë, nuk dihet reagimi që patën amerikanët ndaj tij, gjithmonë nëse ata patën mundësi që ta kishin përpara syve. Megjithatë ajo që tashmë dihet është se ishulli britanik është synuar nga shumë pushtues që në më të shumtën e rasteve kanë dështuar në përpjekjet e tyre. Shumë sulme janë materializuar, por ka pasur edhe nga ata, që si në rastin e planit të zbuluar rishtazi, kanë mbetur thjesht tentativa, edhe pse logjikisht e ushtarakisht gjeniale.</p>


Disa nga sulmet ndaj Britanisë</p>


- Operacioni “Sealion” ishte operacioni i Gjermanisë për të sulmuar Berlinin në fillim të vitit 1940. Hitleri e kishte të qartë që me flotën e tij të vogël, për të pasur sukses, duhet që të kishte një flotë ajrore të fuqishme.
- Beteja e “Fishguard” shpesh konsiderohet edhe si “sulmi i fundit kundër Britanisë”. Më 22 shkurt të vitit 1797, 1400 trupa revolucionare franceze zbarkuan në Uells. Por kjo ishte tentativë e pasuksesshme, sepse nga ana franceze pati shumë dezertime dhe ushtria e tërë u dorëzua dy ditë pas zbarkimit.
- Në vitin 1066, Uilliam Pushtuesi udhëhoqi normandët përgjatë kanalit anglez, për të luftuar me Mbretin Harold në Betejën e Hastingsit. Më 14 gusht, Harold u vra dhe anglo-saksonët ikën.
- Në vitin 865, vikingët sulmuan Anglinë e Lindjes dhe marshuan drejt veriut, duke e shndërruar Jorkun në kryeqendrën e vendit. Më pas vijnë shekujt e dominuar nga betejat dhe luftërat e vazhdueshme për fitimin e verilindjes mes danezëve, norvegjezëve, britanikëve dhe skocezëve.
- Romakët kanë provuar disa herë që të sulmojnë Britaninë së pari nën Jul Qesarin rreth viteve 55 para Krishtit, që në fakt ishte një dështim, por suksesin ata e arritën në vitin 43 para Krishtit, duke qëndruar në Britani deri në shekullin e pestë.(Shqip)</p>
xmjSHue21g8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23581. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23581
 
Top