Pushohet gjykimi i Bashes - frytet e prokurorise
Gjykata e Lartë: Hetimet për ministrin Basha, të pavlefshme
TIRANË- Gjykata e Lartë i ka cilësuar të pavlefshme hetimet ndaj Lulzim Bashës, ish ministër i Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, akuzuar për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Në seancën e sotme, me një vendim të prerë gjykata e ka quajtur kërkesën për gjykim të pavlefshme, duke u shprehur se hetimet e bëra pas datës 6 nëntor janë të pavlefshme.
Për pasojë, edhe akti sipas të cilit ish kreu i Transporteve, Basha është i pandehur nuk është i vlefshëm. "Hetimet për ministrin Lulzim Basha janë jashtë afateve hetimore"- është deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akuzave ndaj Bashës dhe drejtorit të rrugëve Andi Toma është i formës së prerë. Kolegji Penal vendosi që ministri të mos jetë më i pandehur duke hedhur poshtë kështu aktin e Prokurorisë për të.
Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tendera" lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro.
http://www.shekulli.com.al