Pushohet gjykimi i Bashes - frytet e prokurorise

komino

Valoris scriptorum
Pushohet gjykimi i Bashes - frytet e prokurorise

Gjykata e Lartë: Hetimet për ministrin Basha, të pavlefshme

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka cilësuar të pavlefshme hetimet ndaj Lulzim Bashës, ish ministër i Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, akuzuar për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Në seancën e sotme, me një vendim të prerë gjykata e ka quajtur kërkesën për gjykim të pavlefshme, duke u shprehur se hetimet e bëra pas datës 6 nëntor janë të pavlefshme.
Për pasojë, edhe akti sipas të cilit ish kreu i Transporteve, Basha është i pandehur nuk është i vlefshëm. "Hetimet për ministrin Lulzim Basha janë jashtë afateve hetimore"- është deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akuzave ndaj Bashës dhe drejtorit të rrugëve Andi Toma është i formës së prerë. Kolegji Penal vendosi që ministri të mos jetë më i pandehur duke hedhur poshtë kështu aktin e Prokurorisë për të.
Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tendera" lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro.


http://www.shekulli.com.al
 

Ergler

Primus registratum
Re: Pushohet gjykimi i Bashes - frytet e prokurorise

Ky lloj gjykimi do te shpetoje nga akuzat plot kriminele ne Shqiperi.Edhe njehere ky gjykim tregoi se sistemi i drejtesise ne vendin tone eshte i koruptuar dhe i varur politikisht.Pika ,duan politkanet tane te behen anetare te EU me nje sistem drejtesie te degjeneruar ku vete populli nuk ka pike besimi.Po te huajt?Ne NATO na futi USA per te na mbrojtur si komb,por Europa nuk na pranon si te till ne gjirin e saj.Nuk e di per vendet e tjera por ketu ku jetoj,besimi tek drejtesia eshte ne masen 100% nga qytetaret.
Sulmet politike te drejtperdrejta nga politikanet ose nepermjet mediave te kontrolluara prej tyre e demton sistemin e drejtesise.Koha Jone Lesit kishte nje kryeartikull dje ku shkruhej:''Ina Rama ne prag te dorheqjes''.Ky eshte nje shantazh i bajraktarit S berisha nepermjet gazetes qe dogji me 1997, te drejtuar po nga qeni Lesi.Prandaj ky hajvan me emrin S Berisha duhet te largohet sa me pare me voten popullore te 28 Qershorit,sepse kerkon te kete nen hyqmin e tij te gjithe organet e pavarura.Ne vend te perkrahen e inkurajohen organet e drejtesise atyre ju behen presione e sulme politike nga kryeministri i vendit.Ai do te mbroje me kete rast korrupsionin qeveritar dhe ate familjar te lidhur me Gerdecin e Mediun,me jalin e J Malltezin dhendrrin e tij me serbin Fazllic e tani ne fund me Fahri Baleshin e gazetes 55.
Dikur e kam perkrahur PD dhe kete lider,por tani jo me.Ai duhet larguar nga politika se felliqi dynjane.
 
Top