Pushimi i drekës
Janë gjithmonë e më të shumtë njerëzit që për shkak të punës u duhet të hanë ushqime të shpejta jashtë shtëpisë. Ja çfarë mund të zgjedhim për një dietë të shëndetshme.</p>
Si të ushqehemi si duhet?</p>
Nuk është koha e revolucioneve, ashtu siç donin marksistët. Sot problemi i njerëzve që punojnë është një tjetër: çfarë duhet të hamë në pushimet e drekës për të shmangur dëmin që mund ti bëjmë shëndetit. Sipas të dhënëve të marra nga studimet e ndryshme, 34 për qind e qytetarëve në vendet e Bashkimit Europian drekojnë në bare dhe restorante, kundrejt 25 për qind që ishte kjo shifër në vitet 90. Për më tepër, parashikohet që në 2014 gjysma e shpenzimeve ushqimore do të bëhet jashtë shtëpisë. Ndërkaq, ajo që bie në sy është se njerëzit harxhojnë gjithmonë e më pak kohë për këtë vakt. Sipas burimeve nga OBSH dhe Bashkimit Europian, rastet e obezëve janë trefishuar në krahasim me 20 vjet më parë në të gjitha vendet europiane. Atëherë si të zgjedhim në mënyrën e duhur ushqimin që duhet të hamë gjatë pushimit në ditët e punës? Sugjerime të mira vijnë nga projekti “Food”, programi europian i sensibilizimit për një ushqyerje korrekte. Falë këshillimit dhe me institutet europiane për ushqyerjen dhe ushqimin, ai ofron një sërë këshillash të domosdoshme për të përballuar një drekë të shpejtë jashtë shtëpisë para se të rinisim punën. “Ideja jonë ka lindur nga dy konsiderata. Sepse, së pari, konsumatorët janë bombarduar nga mesazhe që kanë qëllime komerciale dhe që nuk i edukojnë për një ushqyerje korrekte dhe e dyta, sepse jemi përballë epidemisë së obezitetit. Kështu që, është e nevojshme një ndërhyrje edukative mbi ushqyerjen”, tregon njëri prej ekspertëve të këtij programi. Kur mendohet se çfarë duhet zgjedhur në pushimin e drekës, duhet pasur parasysh një rregull i përgjithshëm: aq energji sa absorbohet falë ushqimit nga organizmi, aq duhet të konsumohet gjatë ditës. Përndryshe energjia e tepërt do të depozitohet në formën e yndyrave në trup. “Në përgjithësi, në pushimin e drekës duhet të merren rreth një e treta e nevojave kalorike”, thonë mjekët. Nëse është mundësia do të ishte mirë që të konsumoheshin pjata me bazë mishi dhe peshku shoqëruar me perime. Në veçanti, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, për vajin: “Nuk duhet konsumuar kurrë më shumë se tri lugë në ditë, nga të cilat dy gjatë drekës, të ndara mes gjellës dhe perimeve. Një total prej katër lugësh është e pranueshme vetëm në rastet e një nevoje më të madhe për kalori, si për shembull në rastin e një muratori”, shpjegojnë ata. Është krejtësisht i gabuar zakoni që dreka mund të kalohet me një gotë kos apo një frutë, sepse nuk do të ketë asnjë mënyrë tjetër për të rikuperuar deficitin e kalorive, përveçse kur mund të konsumohet një vakt shumë i pasur në darkë. Kur bëhen punë intelektuale me një harxhim të madh energjish cerebrale, si studentë dhe kërkues shkencorë, pas një mëngjesi të detyrueshëm dreka duhet të mbulojë 6-7 për qind të nevojës së tyre të përditshme në mënyrë që të evitohet përgjumja që mund të shkaktojë një drekë shumë e pasur dhe e rëndë. Në çdo rast, cilado qoftë nevoja kalorike, frutat dhe perimet duhet të jenë boshti i pushimit të drekës. Motivet janë dy: luftojnë radikalet e lira që formohen në qelizat tona, përgjegjëse për arterosklerozën, sëmundjet degjenerative dhe plakjen, ndërsa veprimi mekanik i përtypjes së frutave mbron mukozën e gojës, dhëmbët dhe parandalon karien. Ndërkaq, një studim i bërë kohët e fundit mbi revistën “Appetite” ka treguar se konsumi i frutave në pushimin drekës favorizon ndjenjën e ngopjes çka bën që të merren më pak kalori në vaktin e mbrëmjes. Kush kryen punë sedentare, si shofer apo ata që qëndrojnë ulur në zyrë për një kohë të gjatë, ka një nevojë për rreth 2 mijë kalori dhe nuk mund ti lejojnë vetes shumë produkte brumi apo bukë në pushimin e drekës. Gjithçka duhet të jetë e shoqëruar me perime jeshile, ndërkohë që ndonjëherë lejohet ndonjë panine me ton, mocarela apo perime. Vetëm ata që kryejnë punë të lodhshme krahu dhe që kanë nevojë për më shumë kalori (rreth 2500) mund të hanë për shembull 2 pjata makarona në ditë, gjithmonë shoqëruar me fruta dhe perime. Të kesh një dietë të larmishme, d.m.th të mos shkosh përditë te i njëjti bar apo restorant, është një këshillë shumë e rëndësishme që vjen nga dietologët. “Në këtë mënyrë, mund të përfitosh nga të gjitha parimet ushqyese të organizmit. Ndërkaq, të ndryshosh ushqimin është e rëndësishme për të shmangur edhe efektin toksik që mund të kenë disa lloj substancash që gjenden tek ushqimet”, thonë ata. Gama e fast-food-ve të pranishme në pushimet e drekës, nga pica te qebapi është shumë e gjerë. “Asnjë prej këtyre është më i mirë apo më i keq se tjetri, por dikush mund të kërkojë më shumë kohë për tu tretur, duke shkaktuar këputje dhe përgjumje në kohën e rikthimit në punë”. Për shembull le të marrim shembullin e picës. Mes të tjerave, është llogaritur se 100 gramë i ofrojnë organizmit nga 270-290 kalori dhe nga momenti që hahen tri feta në një pushim dreke mund të thuash që ky lloj fast-food-i është i rëndë. Gabimi më i madh është mosngrënia e drekës për arsye të ndryshme dhe ushqyerja e rëndë në darkë, atëherë kur mjekët dhe dietologët thonë se duhet ngrënë lehtë. Por, gjithmonë e më shpesh, ata që duhet të drekojnë jashtë shtëpisë nuk mund tia lejojnë vetes, sigurisht edhe për arsye ekonomike, që të ulen nëpër restorante. Paninet janë sot lajtmotivi i ngrënies së përditshme të miliona europianëve. Mendohet se në një vend të kontinentit të vjetër konsumohen në ditë rreth 17 milionë të tilla, ndërsa në javë kjo shifër shkon në 31 milionë, ku të parat e listës janë Italia dhe Franca. Sepse, nëse për shumë njerëz paninia është akoma sinonim i drekës së marrë me vete, piknikut, ekskursionit, shëtitjes në mal apo në ditët në plazh, për gjashtë europianë në dhjetë është një vakt që konsumohet të paktën një herë në javë gjatë gjithë vitit, ndërsa për një në tre është një vakt i përditshëm. Por, nëse disa e shohin si një zgjidhje të menjëhershme të problemit në ditët e ngarkuara plot punë, janë të shumtë ata që e konsiderojnë si një ushqim të shëndetshëm, sidomos nëse përgatitet në shtëpi, gjithmonë me produkte të freskëta dhe e shoqëruar nga sallata dhe frutat. Atëherë, zgjedhja më e mirë është një mëngjes që përbëhet nga kalciumi, fibra dhe karbohidrate, dreka që mbulon rreth 30 për qind të nevojave të ditës, pasditja me bazë drithërash apo frutash, dhe një darkë e lehtë fare. Gjithmonë, natyrisht shumë perime dhe aktivitet fizik.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24249