S
Scorpion
Guest
Pushimet kete vit.... Ne Shqiperi apo...?
Vera po vjen dhe pothuaj secili nga ne ka filluar te mendoj se do ku te shkoj me pushime verore. Me te shpejtet i kane bere prenotimet tashme. Disa kane zgjedhur Shqiperine, te tjere Turqine, meqe ofron kushte shume te mira dhe cmime shume te mira gjithashtu. Me pak kane zgjedhur vende te tjera si Malin e Zi, Greqine, Italine, Kroacine , Spanjen e shume pak njerez kane shijet dhe mundesite per destinacione me te rralla.
Shpesh ndodhemi ne diskutime te njerezve, qe kane bere pushime ne vende te ndryshme te bregdetit shqiptar dhe ne vende te tjera. Ajo qe i bashkon te gjitha eshte se, ne Shqiperi kemi plazhe shume te bukura, por cmime shume te larta dhe mungese te kushteve te mira dhe te dedikuara per turistet. Nuk ke drita e uje gjithe kohes, nuk e ke te mundur te hash jashte, sepse cmimet jane shume ta larta. Cfare eshte shume e rendesishme eshte, qe vec diell-det-rere-kafene nuk ke se cte besh tjeter.
Nuk ka mundesi per te bere guida turistike ne zonat e pelqyera ne menyre te organizuar, sepse nuk ka te tilla. Mund te shetisesh nese merr te gjitha masat vete qe nga udhetimi, ushqimi, qendrimet, etj. Ne fund te pushimeve ben nje”bilanc” se ku shkove, sa u shplodhe, sa u argetove, cfare pe dhe sa pagove. Mendimi i shumices eshte, qe ne Shqiperi eshte shume shtrenjte te pushosh dhe shpenzimet, qe bejne nuk e justifikon pritshmerine e turistit shqiptar. Nuk e kuptojme, se si ata qe kane investuar ne turizem nuk e kuptojne, qe konkurojne me njeri tjetrin, plazhet e vendit me njeri tjetrin, me plazhet e vendeve fqinje dhe me Turqine, “qe mori me qafe” investoritore te turizmit ne shume vende. Turisti eshte shume i zgjuar, mund “tja hedhesh” vetem nje here, por nuk ke per ta pare me, e humbe dhe me s’te kthehet. Pra tek e fundit kemi nje pyetje te madhe per te gjithe ata, qe kane ndertuar hotele, restorante, bare etj ne Shqiperi: A e dini se ka shume zgjedhje? A e dini se keni konkurence shume te madhe? A e dini se ofroni me pak se te gjithe te tjeret jashte vendit? A e dini se duhet te sherbeni shume me shume e me mire dhe te kerkoni me pak para?
Cfare ekperiencash keni nga pushimet ne Shqiperi? Po ne vende te tjera?
Marre nga Gazeta Shekulli