Pujol kundër Robinjos në Barcelonë
Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol ka pohuar se ylli i Mançester Sitit, Robinjo, do të ishte një transferim i panevojshëm për Barcelonën, edhe pse ai e njeh mjaft mirë talentin brazilian.…</p>
“Ai është një lojtar i madh, por ne kemi lojtarë shumë më të mirë në atë pozitë, si Tieri Anri dhe Andres Iniesta, të cilët po ashtu mund të luajnë në krah. Unë besoj se ne jemi të kompletuar dhe nuk kemi nevojë për transferimin e Robinjos”, ka pohuar Pujol për “Radio Marca”. Pujol para pak kohësh ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalanas, derisa nuk kanë munguar spekulimet për një transferim të mundshëm të tij te Siti. Mirëpo, ai insiston se është i lumtur në “Camp Nou’. “Para ripërtëritjes së kontratës, kam pyetur vetën nëse duhet të largohem jashtë vendit. Në fund, vendosa të vazhdoj kontratën deri në vitin 2013 dhe jam shumë i lumtur te Barcelona, pasi ky klub më ka trajtuar gjithmonë mirë”, ka nënvizuar Pujol. Ai ka përjashtuar mundësinë që pas përfundimit të karrierës si futbollist të shkojë gjurmëve të Pep Guardiolës. “Unë nuk dua të jem një trajner ose president klubi. Të jesh trajner i një skuadre është shumë e vështirë, për shkak të presionit që të sjell ky rol”, ka përfunduar Pujol.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23863