Publikohet të premten raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet
Nota përfundimtare e zgjedhjeve të qershorit, e vendosur nga vëzhguesit ndërkombëtaë të OSBE/ODIHR do të bëhet publike këtë fundjavë. Sipas burimeve nga kjo organizatë, e premtja është data më e mundshme që misioni i kryesuar nga Odri Glover, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të OSBE, të nxjerrë raportin e fundit me konkluzionet për 28 qershorin.

Ndonëse ishte deklaruar fillimisht se raporti përfundimtar do të dilte 28 ditë pas shpalljes së rezultatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pra në datë 29 gusht, aryeja e vonesës kanë qenë pushimet verore në adminitratën e selisë qëndrore të ODIHR në Varshave, ndonëse zyra e Glover mësohet të ketë dorëzuar raportin që prej disa kohësh.

Pas aprovimit nga drejtuesit në Poloni, vlerësimi për zgjedhjet e 2009, në Shqipëri do të zbardhet këtë fundjavë nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk.
Vëzhguesit afatgjatë dhe afatshkurtër të ODIHR monitoruan gjithë sagën zgjedhore, që nga hapja e fushatës deri në shpalljen e mandateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të apelimeve në Kolegjin Zgjedhor.

Pas bërjes publike të notës për 28 qershorin tri organizata ndërkombëtare ku aderon Shqipëria do të vlerësojnë standardet e procesit si dhe fatin e integrimit të vendit. OSBE, Këshilli i Europës dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s. Një Raporti i dytë po përgatitet gjithashtu nga Këshilli i Europës dhe do të bëhet publik më 28 shtator.
Ndërsa në muajin nëntor del rapori i 3, në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21944. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21944